Tre të penduarit

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Tre të penduarit

 

Transmetohet nga Abdullah bin Keabi bin Malik, e Keabi ka qenë udhëheqës kur është verbëruar, të ketë thënë: “Kam dëgjuar Keab bin Malikun për ngjarjen e atyre, të cilët nuk  kanë marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. në luftën e Tebekut.” Keabi r.a. ka thënë: “Në çdo luftë të cilën ka marrë pjesë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk e ka qortuar asnjërin, i cili nuk ka marrë pjesë në atë betejë, sepse i Dërguari i Allahut

s.a.v.s. dhe muslimanët kanë dalë për ta ndalur karvanin e kurejshëve, deri sa Allahu i takoi ata dhe kurejshët në kohë të paplanifikuar dhe të pa përcaktuar të konfrontimit të tyre. Kam qenë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. natën e Akabes kur e bëmë besëlidhjen për islam. Kam marrë pjesë në luftën e Bedrit dhe i mbaj mend të gjithë pjesëmarrësit .Unë nuk kam pasur arsye,    kur  nuk  kam  marrë  pjesë  me  të  Dërguarin  e Allahut

s.a.v.s. në luftën e Tebekut. Asnjëherë nuk kam qenë më i përgatitur dhe më i fuqishëm se atëherë, kur nuk kam marr pjesë në atë luftë. Për Zotin, asnjëherë nuk i kam pasur në të njëjtën kohë dy kafshë lufte.”

Deri sa në atë luftë, në të cilën i Dërguari i Allahut ka luftuar në nxehtësi të madhe, ka udhëtuar shumë, ka fituar shumë, por edhe numri i pjesëmarrësve në luftë ka qenë i madh. Muslimanët filluan të marrin me dyshim dhe frikë atë luftë, mirëpo i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u tregoi qëllimin e tyre dhe atë çka dëshirojnë muslimanët, që numri i tyre ishte shumë i madh.

Tregon Keabi: “Ishte një numër i vogël, të cilët nuk dëshironin  të merrnin pjesë dhe që mendonin se nuk do të merrej vesh mosprezenca e tyre, përderisa nuk zbret shpallja prej Allahut. I dërguari i Allahut e ka zhvilluar atë betejë kur kanë lulëzuar dhe kanë filluar frutat. Unë isha prej atyre të cilëve nuk dëshironin të merrnin pjesë. I dërguari i Allahut u përgatit për ekspeditë, e me të u përgatitën edhe muslimanët e tjerë. Më lajmëruan që të përgatitesha, por unë nuk u përgatita, e thosha me vetvete: “Unë, nëse dëshiroja, mund të shkoja sa isha në hamendje, andaj nuk u përgatita, ndërsa me të shkuan edhe muslimanët. Pasi që unë isha përgatitur, nuk shkova me ta, mirëpo derisa unë isha në mëdyshje, ata me të shpejt shkuan në front. Unë mësyva pas tyre që t’i arrij, por nuk munda t’i arrija dot. Ah, i mjeri unë, po t’i kisha arritur. Ç’ndodhi pastaj? Pasi që nuk i kisha arritur, pasi që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte shkuar në luftë, unë mbeta prapa tyre. E tani, e shihja veten në mesin e hipokritëve, ose në mesin e atyre që kanë arsyetim për mos shkuarje në luftë, pse janë të paaftë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk më ka përmendur në asnjërin prej atyre dy grupeve, por kur ka arritur në Tebuk, deri sa ka qenë në mesin e luftëtarëve të ekspeditës së Tebukut dhe ka pyetur: “Çka është puna me Keab bin Malikun?” Njeri prej beni Selmetes i thotë: “O i Dërguari i Allahut është ndalur për ta gjetur sendin e humbur. Muadh bin Xhebeli ndërhyn e thotë: “Nuk është e vërtet, mjerë për ty, çka po thua. O i Dërguar i Allahut, ne për te dimë vetëm çka është mirë për të. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. heshti. Në atë moment e sheh i Dërguari i Allahut s.a.v.s. një njeri duke lëvizur andej-këndej e thotë: “Ky duhet të jetë Ebu Hajthemi.” Kur pamë se me të vërtetë ishte Ebu Hajthem El-Ensariju, i cili ishte duke dhënë sadaka një Saa me hurma, për atë se e kishin akuzuar munafikët, duke i thënë se Zoti s’ka nevojë për këtë saa me hurma. Tregon Keabi se kur i erdhi lajmi se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte kthyer nga beteja e Tebukut, u pikëllova për së tepërmi, mendova në vete të përgatiti ndonjë rrenë dhe thashë: “Si të shpëtoj nga hidhërimi i tij në të ardhmen dhe unë e familja ime  të mbështetemi tek ai për çështjet tona. Kur u tha se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. veç ka ardhur, nuk munda të mendoja ashtu  sepse e dija se të Dërguarit e Allahut s.a.v.s. nuk mund t’i shpëtojë kurrë me rrenë dhe vendosa të tregoj të vërtetën.

Muhamedi s.a.v.s. kur kthehej nga udhëtimi, shkonte në xhami i falte dy rekate dhe ulej para njerëzve. Kur veproi ashtu, siç vepronte zakonisht, shkuan pas tij mospjesëmarrësit e betejës së Tebukut, arsyetoheshin  para tij dhe përbetoheshin. Numri i  tyre ishte tetëdhjetë. Ua pranoi arsyetimin haptazi, i pranoi faljet e tyre dhe kërkoi falje te Allahu për ta, ua shpalosi të fshehtat e tyre të dyfytyrësisë te Allahu, deri sa më erdhi radha mua. Kur e përshëndeta me selam, buzëqeshi me një buzëqeshje hidhërimi dhe tha: “Eja pranë meje.” Shkova dhe u ula pranë tij dhe më pyeti: “Pse je zmbrapsur? A nuk ta kam blerë devenë ty për luftë?” Pastaj vazhdon të tregojë Keabi: “I thashë: “O i Dërguari i Allahut. Po të kisha qenë në këtë moment para ndokujt tjetër,  do të kisha shpëtuar nga hidhërimi i tij, duke gjetur ndonjë arsye të fortë dhe të qartë, mirëpo e di se nëse sot të gënjej ty, vetëm  që ti të jesh i kënaqur me mua, frikohem se Allahu do të më kaplojë me hidhërimin e Tij. Nëse të tregoj të vërtetën, ti do të hidhërohesh në mua, por kam shpresë se Allahu i Lartmadhëruar do të gjykojë për këtë çështje. Andaj: Për Zotin nuk kam pasur fare arsye, dhe asnjëherë nuk kam qenë më i përgatitur dhe më i fuqishëm se sa atë ditë, kur nuk erdha me ju në front.” (Tregon Keabi) I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Ky e ka thënë të vërtetën. Shko e prit deri sa Allahu ta thotë fjalën e Tij për ty.” Anëtarët e fisit Selmete më përcollën dhe më thane: “Për Zotin, nuk dimë se ndonjëherë ke bërë ndonjë mëkat, a nuk pate mundësi që të arsyetoheshe me ndonjë arsyetim  para  të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ashtu siç janë arsyetuar “me arsyetime” mospjesëmarrësit e luftës. Të ka mjaftuar që nga Allahu do të kishte kërkuar falje për ty. (Tregon Keabi) Për  zotin, deri sa ata më qortonin, erdhe në një moment sa që mendova prapë të kthehesha te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe  të arsyetohesha, por më në fund u thashë atyre: “Po a ka vepruar si unë ndokush tjetër?” Ata thanë: “Po, dy të tjerë kanë vepruar ashtu siç ke vepruar ti, dhe iu është thënë atyre, ajo çka të është thënë ty.” Pastaj i kam pyetur: “Kush janë ata?” Ata më thanë: “Merar bin Rebije El-Umerij dhe Hilal bin Umejti El-Vakifij.” Vazhdon të tregojë Keabi: “Që të dy personat për të cilët më treguan ishin njerëz të mirë dhe ishin pjesëmarrës të luftës se Bedrit dhe kanë qenë shëmbëlltyrë në betejë. Pasi m’i treguan emrat  e  tyre,  vazhdova  rrugën.  Ndërsa  i  Dërguari  i   Allahut s.a.v.s. ka ndaluar që të bisedohej me ne të tre, ashtu siç ka ndaluar të bisedohej me  mospjesëmarrësit tjerë në luftë.” Tregon Keabi: “Njerëzit u distancuan nga ne dhe u larguan në tërësi sa që toka vendi u bë sikur të ishte vend tjetër i huaj, e jo ashtu siç  e shihja më parë. Kështu kemi qëndruar pesëdhjetë ditë. Sa i përket dy shokëve të mi, ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, duke qajtur ditë e natë. Ndërsa unë, pasi që isha më i riu, shkoja në xhami dhe falesha me muslimanët, shkoja në treg, shëtitsha nëpër rrugë dhe askush nuk fliste me mua. Shkoja te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e përshëndetsha me selam, pasi që ai falej, apo kur ishte në ndonjë vend, dhe thosha në vetvete: “A thua i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i lëvizi buzët për ta kthyer selamin  apo jo?” Pastaj falesha afër tij dhe e përvjedhshja me shikim,  pasi që pas namazit kthehej në drejtim të xhematit, se a  po shikon në drejtim timin, apo jo. Kur unë shikoja në drejtimin e tij, ai e lakonte shikimin nga unë. Kështu, u distancuan nga unë të gjithë muslimanët. Atëherë shkova te muri i Ebi Katades, i cili ishte djali i axhës tim të cilin e doja më së shumti dhe e përshëndeta me selam. Për Zotin edhe ai nuk ma ktheu përshëndetjen e selamit. Atëherë i thash atij: “O Eba Katade, për Zotin, a më mëson ta dua Allahun dhe të Dërguarin e tij?” Mirëpo ai nuk më dha përgjigje. Heshti. E përsërita edhe njëherë kërkesën, e ai prapë heshti. E përsërita edhe njëherë kërkesën, e ai më tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Sytë mu mbushën me lot dhe u ktheva. Duke u kthyer në shtëpi, gjatë rrugës së Medinës, një bujk i Sirisë, i cili kishte sjell ushqim për të shitur në Medinë pyeste: “Kush na tregon se ku gjendet Keab bin Maliku?” Njerëzit sinjalizuan në drejtim timin. Ai erdhi tek unë dhe më dha një letër nga mbreti Gasanit. E lexova, ku në  mes  tjerash  shkruante:  “Ne  kemi  dëgjuar  se  shoku  yt   është distancuar nga ti dhe Allahu nuk të ka lënë vend që të qëndrosh më aty, e ne e kemi për detyrë të të thërrasim që të vish e të qëndrosh tek ne. Pasi e lexova letrën thashë: “Kjo është sprovë edhe më e keqe.” Vendosa ta djeg, por në fund e shkyejta të tërën. Kaluan dyzet ditë që nuk kishte zbritur (nga Kurani) asgjë për rastin tim. Kur u bënë pesëdhjetë ditë, një i deleguar i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. erdhi dhe më tha: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. të urdhëron të largohesh nga bashkëshortja jote.” I thashë: “Ta lëshoj apo si të veproj?” Më tha: “Jo, por largohu nga ajo dhe mos iu afro fare.” Njësoj kishte shkuar dhe i kishte urdhëruar edhe dy shokët e mi. Bashkëshortes sime i thash: “Shko te familja jote dhe qëndro te ta, deri sa Allahu të sjell ndonjë vendim.”

Bashkëshortja e Hilal bin Umejes shkoi te i Dërguari i Allahut

s.a.v.s. dhe i thotë: “O i Dërguari Allahut, Hilali është tepër i moshuar, nuk ka kush t’i shërbejë. A mundem që së paku t’i shërbej atij?” I Dërguari i Allahut i thotë: “Shërbeji, por mos kontakto me të.” Ajo i thotë të Dërguarit të Allahut: “Për Zotin, ai as që mund të lëviz nga vendi. Dhe, për Zotin, prej asaj dite që i ka ndodhur (rasti), qan pandërprerë.” Njëri i familjes sime më tha: “Kërko leje prej të Dërguarit të Allahut që së paku të të shërbejë (bashkëshortja), pasi që ia ka lejuar gruas së Hilal bin Umejes t’i shërbejë atij.” Thashë: “As nuk kërkoj leje prej të Dërguarit të Allahut dhe as nuk di se çfarë pergjigjie do të më japë i Dërguari i Allahut, pasi që unë jam i ri.” Vazhdova ashtu edhe dhjetë ditë. Kështu, kaluan pesëdhjetë ditë nga dita kur i Dërguari i Allahut ka urdhëruar distancimin ndaj nesh. Pasi që e fala namazin e sabahut të ditës së pesëdhjetë në shtëpi dhe deri  sa isha ulur, dhe e kujtoja Allahun, toka me tërë gjerësinë që kishte u ngushtua për së tepërmi. Dëgjova një zë të lartë nga një largësi të një vendi të lartë: “O Keab bin Malik, urime!” Menjëherë rashë në sexhde dhe e kuptova se ishte hapur rruga dhe se kishte ndodhur zgjidhja për mua. I Dërguari i Allahut kishte lejuar që të pendohen mospjesëmarrësit e luftës. Njerëzit filluan të vinin dhe të na përgëzonin. Kur shkuan në drejtim të  dy shokëve të mi për ti përgëzuar dhe erdh ai, zërin e të cilit e kisha dëgjuar, duke më përgëzuar, e unë hoqa rrobën time dhe ia vesha atij, për shkak se më kishte përgëzuar. Për Zotin nuk kisha rrobë tjetër, pos saj. Kështu që huazova dy rroba, i vesha dhe ia mësyva të shkoj te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Dhe duke shkuar, njerëzit vinin tek unë grupe-grupe dhe më përgëzonin me  pendim dhe më thoshin: “Allahu të ka përgëzuar kur ta ka lejuar pendimin.” Hyra në xhami dhe aty ishte i ulur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe rreth tij ishin tubuar njerëzit. Prej mesit të tyre u ngrit Talhata bin Adidullah r.a. dhe u nis me të shpejtë në drejtim timin dhe më rroki për dore e më uroi. Për Zotin, asnjë tjetër, pos tij, prej muhaxhirëve nuk u ngrit. Keabi nuk e ka harruar asnjëherë Talhan. Tregon Keabi: “Kur e përshëndeta me selam të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. me fytyrë të ndritur, e cila shkëlqente, ai i gëzuar më tha: “Urime për ditën më të mirë të jetës tënde, prej se të ka lindur nëna!” I thashë: “O i Dërguar i Allahut, a është ky përgëzim prej teje apo prej Allahut?” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Po, kjo është prej Allahut të Lartmadhëruar.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur ishte i gëzuar i shkëlqente fytyra e tij, si të ishte shkëlqimi i hënës, dhe në bazë të shkëlqimit në fytyrë e kuptonim. Pasi që u ula pranë tij, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, tevbeja ime është dhënia e tërë pasurinë time sadaka për Allahun dhe të Dërguarin e tij.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Një pjesë të pasurisë mbaje për vete se ke nevojë për të.” I thash: “Do ta mbaj vetëm pjesën, të cilën e kam fituar në Hajber”, dhe vazhdova: “O i Dërguari i Allahut, vërtetë Allahu i Lartmadhëruar ka vendosur drejtësi dhe më ka shpëtuar me sinqeritet, dhe pendimi im duhet të jetë me sinqeritet dhe të mos flasë asgjë tjetër, pos të vërtetën. Për Zotin nuk di se ka qenë i sprovuar ndonjëri prej muslimanëve, e që  në fund Allahu e ka begatuar vetëm për shkak të së vërtetës.” Prej  se ia kam kujtuar këtë të Dërguarit të Allahut dhe për Zotin asnjëherë as që kam tentuar të gënjej prej se ia kam thënë të vërtetën të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. e deri më sot. E prej sot e në të ardhmen, e lus Allahun që të më mbrojë nga gënjeshtra.

Tregon Keabi: Pastaj zbriti ajeti kur’anor:

“All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre”.

“(Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit), saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre, saqë u bindën se nuk ka strehim prej All-llahut (tjetërku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. All- llahu pranon pendimin se është mëshirues”.

“O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit”.

(ET TEVBE, 117-119)

Tregon Keabi. Për Zotin, përpos begatisë së madhe të pranimit të islamit, për mua nuk ka pasur begati më të madhe se sa me atë që Allahu vërtetoi se unë nuk e kam gënjyer të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. Ndërsa gënjeshtarët u shkatërruan për shkak të gënjeshtrave të tyre. Allahu për gënjeshtarët e zbriti ajetin:

“Ata do t’ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan”.

(ET-TEVBE, 95)

Tregon Keabi: Ne të tre, nuk kemi qenë prej atyre (nuk kemi  marrë  pjesë),  të  cilët  janë  përbetuar  (rrejshëm)  para  të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., e i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ua pranoi, u lut për ta, ndërsa për ne të tre tha se do të presë deri sa Allahu të sjellë ndonjë vendim për çështjen tonë. Pastaj, Zoti i Lartmadhëruar tha: “Dhe ata të tre, të cilët nuk morën pjesë”, kjo pjesë e ajetit nuk ka të bëjë për mospjesëmarrjen tonë në luftë, por për mospjesëmarrjen tonë në përbetim, dhe pritja e vendimit për çështjen tonë, e jo për ata të cilët janë përbetuar, janë arsyetuar, e i Dërguari i Allahut ua ka pranuar.

 

BUHARIU DHE MUSLIMI

 

Nga ky tregim përfitohet se:

Mbajtja sekrete e sulmit konsiderohet sekret i kërkuar në luftë.

Ai i cili dëgjon se një musliman përgojohet, duhet ta mbrojë, sepse kur njeriu e ka përgojuar Keab bin Malikun, menjëherë ka reaguar Muadh bin Xhebeli r.a. duke thënë:  “Mjerë për ty, po çka po thua! Për Zotin o i Dërguari i Allahut, gjithçka që dimë për të e dimë se është i mirë.” Ndërsa  në hadithë tjetër Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e gjuan nderin  e vëllait të tij, Allahu do ta gjuajë me zjarr në fytyrën e tij në Ditën e Kijametit.”

Muslimani kur të kthehet nga udhëtimi, është mustehab që në rend të parë të shkojë në xhami dhe t’i falë dy rekate, falënderim ndaj Allahut, për atë se është kthyer në vendin dhe familjen e tij, shëndosh e mirë.

Për të edukuar mëkatarin lejohet distancimi prej tij, sepse Muhamedi s.a.v.s. i ka ndaluar muslimanët që t’i flasin Keabit dhe dy shokëve të tij. Hetabiu tregon thënien e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. se e ka ndaluar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. të flitet me ata të tre. Ndërsa, ajo çka i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ua ka ndaluar muslimanëve që të hidhërohen dhe të mos flasin mes vete më shumë se tri ditë, kjo është për shkak të hidhërimit mes vete për çështje personale e të ngjashme. Ndërsa, sa i përket çështjes     së     fesë,     distancimi nga mëkatarët është  i përgjithmonshëm ose përderisa nuk pendohen apo nuk kthehen në rrugë të drejtë.

Imami i muslimanëve duhet t’i ndëshkojë mëkatarët e mëdhenj, duke i distancuar të tjerët nga ata, ndërsa Kadiu, gjykatësi, apo imami për ta ndarë gruan prej burrit për një kohë të caktuar nuk lejohet, sepse kjo ka qenë specifike prej specifikave të Pejgamberit s.a.v.s.

Nëse burri i thotë gruas: “Shko në familje”, nuk konsiderohet shkurorëzim nëse nuk ka shenja apo argumente tjera, të cilat e tregojnë atë.

Sexhdeja e falënderimit është mustehab nëse përjetojmë mirësi, sepse Keabi ka thënë: Nga gëzimi bëra sexhde, po ashtu është vërtetuar sexhdeja e falënderimit në bazë të veprimit të Pejgamberit s.a.v.s. kur Xhibrili e ka përgëzuar se nëse dikush të dërgon salavate një herë, Allahu i dërgon atij dhjetë herë.

Lejohet sexhdeja e falënderimit edhe në kohërat kur është mekruh falja, sepse Keabi ka bërë sexhde pas namazit të sabahut dhe para lindjes së diellit, e kjo është koha kur mekruh është të falurit.

Mustehab është të uruarit kur vjen ndonjë e mirë e fesë. Pejgamberi s.a.v.s. e ka përgëzuar Keabin, se Zoti ia ka pranuar tevben, e po ashtu i ka përgëzuar sahabët.

Mustehab është t’i jepet dhuratë përgëzuesit, si shpërblim për shkak të lajmit të mirë, sepse Keabi ia ka dhënë dhuratë Hamzetu bin Amr el Evstit dy rrobat për shkak se ia ka sjellë lajmin se Zoti ia ka pranuar pendimin.

Kur një njeri i cili hynë brenda, lejohet që ai i cili është brenda t’i ngritet në këmbë dhe ai ta përgëzojë. Ndërsa, sa i përket hadithit: “Kush dëshiron që kur të hyjë në një vend, e ata që janë brenda t’i ngriten në këmbë ai le ta përgatis vendin e tij në  zjarr.”  Ky  hadith  nuk  e  ndalon  të  ngriturin,  por  e ndalon kryelartësinë e personit, i cili dëshiron që kur të hyjë brenda, njerëzit t’i ngriten në këmbë.

Kur muslimani e tejkalon një vështirësi apo një fatkeqësi, ose pas një sëmundje shërohet, mustehab është dhënia  e  një pjese të pasurisë sadaka.

Nuk është e mirë që e tërë pasuria të jepet sadaka. Keabi kur ka thënë: O i Dërguari i Allahut, pasi që Allahu ma ka pranuar pendimin, dëshiroj që tërë pasurin time ta jap sadaka për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij, ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një pjesë të pasurisë mbaje, se ajo është më mirë për ty”.

Lini një koment