Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Ta duash fjalën “LA ILAHE IL-LALLAH”
(sharti i gjashtë)
Muslimani i vërtetë e do fjalën LA ILAHE IL-LALLAH, ai këtë fjalë e thotë vazhdimisht dhe pandërprerë. Ai vazhdimisht thërret në këtë fjalë, i përmbahet kësaj fjale dhe gjithmonë angazhohet që kjo fjalë të triumfojë dhe të jetë më e larta dhe më superiorja.
Muslimani e do atë i cili e thotë këtë fjalë.
Çdo fjalë të cilën e themi prej gjuhës të jetë për Allahun, çdo rrahje e zemrës të jetë për Allahun dhe çdo vepër të cilën e bëjmë me trup të jetë vetëm për Allahun e Lartmadhëruar.