Besimi në Allahun xh.sh.

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."

Besimi në Allahun xh.sh.

 

Besimi në Allahun xh.sh. nënkupton të bindurit e plotë se vetëm Allahu është Zot, Krijues i çdo gjëje, Sundues i pakufishëm, se vetëm Ai meriton me u adhurua, se Ai posedon të gjitha cilësitë e përsosmërisë dhe nuk ka asnjë të metë.

 

Besimi në Allahun xh.sh. përfshinë tri çështje themelore:

  1. TEVHIDË ULUHIJE.
  2. TEVHIDË RUBUBIJE.
  3. TEVHIDË ESMAI VE SIFAT.

 

  1. TEVHIDË ULUHIJE d.m.th. se çdo nënshtrim, çdo adhurim dhe çdo ibadet i bëhet vetëm Allahut Një.
  2. TEVHIDË RUBUBIJE d.m.th. se Allahu është Krijues i  të gjitha botëve, njëherit Sundues, Planifikues, Udhëheqës dhe Dirigjues i të gjitha botëve dhe çdo çështjeje që është në  ta.
  3. TEVHIDI ESMAI VE SIFAT d.m.th. se vetëm Allahut i takojnë emrat dhe cilësitë e përsosurisë.

Lini një koment