Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Të dish domethënien e fjalës “LA ILAHE IL-LALLAH”
(sharti i parë)
Ai që e thotë dëshminë LA ILAHE IL-LALLAH duhet ta dijë domethënien e saj, e domethënia e saj është se çdo adhurim (ibadet) të bëhet vetëm për Allahun i Cili nuk ka shok as rival. p.sh.:
– Kur të falemi, me u falur vetëm për Allah.
– Kur të agjërojmë, me agjërua vetëm për Allah.
– Kur të japim zekat, me dhënë zekat vetëm për Allah.
– Kur të kërkojmë mbështetje, mbështetje me pas vetëm në Allahun, e në askënd tjetër.
– Kur të kërkojmë ndihmë dhe mbrojtje me kërkua vetëm prej Allahut dhe me ju frikësua vetëm Allahut dhe askujt tjetër.