Si shpëtohet nga shejtani?

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Si shpëtohet nga shejtani?

 

Tregohet se një beni Israil ka agjëruar 70 vjet dhe prej çdo viti nuk ka agjëruar vetëm nga 7 ditë, dhe e ka lutur Allahun që t’i tregojë se si i mashtron shejtani njerëzit. Kur kalon një kohë të gjatë dhe këtë nuk e sheh, atëherë thotë: “Më mirë të kisha bërë një mëkat ndaj Allahut, se sa të kisha kërkuar atë që kam kërkuar”. Atëherë Allahu ia dërgon një melek dhe i thotë: “Allahu më ka dërguar te ti për të të thënë: “Fjalën, të cilën e ke thënë është më e dashur tek unë se agjërimi yt 70 vjet. Për këtë arsye Allahu do të ta forcojë shikimin me dritën e Tij, andaj shiko”. Kur sheh se si ushtria e Iblisit e kishte përfshirë tokën rreth tij, nuk kishte asnjë njeri, pos që shejtanët silleshin rreth e rrotull tij, të tërbuar si ujq. Ai thotë: “O Zoti im, po si mund të shpëtohet prej të gjithë këtyre: “Zoti i thotë: “Modestia dhe butësia”.

Lini një koment