Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shafiiju r.a. dhe Iblisi
Tregohet se përderisa Shafiju r.a. ishte i ulur në një kuvend të diturisë me njerëzit, kur i vjen Iblisi i mallkuar në mesin e nxënësve të tij në formë të njeriut dhe ia parashtron një pyetje: “Çka mendon për atë, i cili më ka krijuar ashtu siç e ka zgjedhur vetë, më vë në shërbim ashtu siç e ka zgjedhur vetë, e pas kësaj nëse dëshiron më shpie në xhenet, e nëse dëshiron më shpie në xhehenem. A është e drejtë kjo apo jo?”
Shafi’iju me dritën e Allahut e kuptoi se ai është shejtani dhe ia ktheu përgjigjen: “O ti, nëse të ka krijuar ashtu siç dëshiron ti, atëherë Ai të ka bërë padrejtësi, e nëse të ka krijuar ashtu siç ka dëshiruar Ai, atëherë Ai nuk pyetet se çka dhe si vepron”.