Pse nuk na pranohen lutjet?

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Pse nuk na pranohen lutjet?

 

Tregohet se Ibrahim ibn Ed’hemi, përderisa kalonte  nëpër tregun e Basrës, u tubuan njerëzit rreth tij dhe i thanë: “O Ebu Is-hak, Çka është me ne që i lutemi Allahut, por ai nuk na pranon?”

Ai i thotë: “Për shkak se zemrat e juaja jan të vdekura në dhjetë çështje:

 

E para: E njihni Allahun dhe nuk i kryeni obligimet e Tij.

 

E dyta: Deklaroni se e doni të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., e nuk veproni sipas sunetit  të tij.

E treta: E lexoni Kur’anin dhe nuk veproni me të.

E katërta: I shfrytëzoni të mirat e Allahut, e nuk e falënderoni.

E   pesta:   Thoni   se   shejtani   është armiku  juaj, e  nuk  e kundërshtoni.

E gjashta: Thoni se xheneti është i vërtetë, e nuk punoni për të.

E shtata: Thoni se xhehenemi është i vërtetë, e nuk largoheni  prej tij.

E teta: Thoni se vdekja është e pashmangshme,  e  nuk përgatiteni për çastin e tij.

E nënta : Zgjoheni nga gjumi, i shihni të metat e të tjerëve, e i harroni tuajat.

E dhjeta: I varrosni të vdekurit, e nuk llogaritni se do t’ju ndodhë njësoj si atyre”.

Lini një koment