Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Mallkuesi i Iblisit dhe Iblisi
Një njeri e mallkonte Iblisin për çdo ditë nga 1000 herë.
Përderisa një ditë ishte fjetur, shejtani e zgjon dhe i thotë: “Zgjohu se muri do të rrëzohet e do të bjerë mbi ty”.
Ai i thotë: “Po kush jeni ju që aq shumë po kujdeseni për mua?!”
I thotë: “Unë jam Iblisi”.
I thotë: “Po pse atëherë po më shpëton, kurse unë të mallkoj çdo ditë nga 1000 herë?!”
Shejtani i thotë: “Unë e bëra këtë, sepse e di vlerën e dëshmorëve dhe gradën e tyre te Allahu dhe u frikova se do të shkosh dëshmor, pasi të bjerë muri mbi ty”.