I dituri dhe shejtani

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

I dituri dhe shejtani

 

Tregohet se përderisa një ditë prej ditësh Abdul Kadir Xhejlaniju (Zoti e pastë mëshiruar) kalonte nëpër shkretëtirë, sheh në horizont një dritë të madhe dhe dëgjon një zë: “O Abdul Kadir! Zoti yt t’i ka lejuar ty të ndaluarat”. Abdul Kadiri i thotë: “Mbylle gojën o i mallkuar”. Kur në atë moment drita venitet, atëherë një zë i thotë: “O Abdul Kadir! Ti shpëtove nga unë, falë diturisë tënde dhe fikhut tënd, dhe urdhrit të Zotit tënd. Po me këtë mënyrë i kam humbur 70 adhurues të mëdhenj, po mos të ishte dituria jote, do të të kisha humbur edhe ty”.

Lini një koment