Dashuria e fëmijëve për Muhamedin a.s.

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dashuria e fëmijëve për Muhamedin a.s.

 

Tregohet se disa fëmijë të Bahrejnit kanë dalë për të luajtur me top. Dhe topi bie mbi kulm dhe në gjoks të njeriut në shtëpi. Ata shkojnë dhe e kërkojnë prej tij, mirëpo ai refuzon. Njeri prej fëmijëve i thotë: Për nder të Muhamedit a.s. na kthe topin.”

Ai prapë refuzon dhe fillon ta shajë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. Atëherë fëmijët e sulmojnë me shkopinj dhe i mëshojnë deri sa ai vdes.

Atëherë këtë ngjarje ia tregojnë Umerit r.a.

Për Zotin, Umeri r.a. asnjëherë nuk është gëzuar më shumë se për këtë rast, as për çlirimin e ndonjë vendi, as prej pasurisë së luftës, dhe ka thënë: “Kjo është madhështia e islamit, kur fëmijët e vegjël, për shkak të ofendimit të Pejgamberit të tyre, janë hidhëruar dhe e kanë mbytur Eshefin.”

Lini një koment