Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Tavusi dhe Hishami
Tregohet se Hisham bin Abdul Meliku shkon në haxh në Qabe, e kur hyn në Qabe thotë: “Me sillni ndonjërin prej sahabëve” I thonë: “O Emir i besimtarëve, ata kanë vdekur”. Po prej tabi’inëve. Dhe ia sjellin Tavus el Jamanijun.
Kur hyn Tavusi, nuk i heq papuçet dhe e përshëndet Emirin e besimtarëve, duke mos e thirr me titull, si dhe ulet pranë tij pa i kërkuar leje. E i thotë: “Si je o Hisham?” Hishami hidhërohet aq fortë sa që dëshiron ta mbysë. I thonë: “O emir i besimtarëve, ti je në Qabe, e i dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka ndaluar trazirat dhe vrasjet në Qabe”.
Atëherë i thotë: “O Tavus, çka të shtyri të sillesh kështu?”
I thotë: “Po si u solla?”
I thotë: “Nuk i hoqe papuçet, nuk m’u drejtove me “O emir i besimtarëve”. Nuk më thirre me titull, u ule pranë meje pa kërkuar leje dhe the: “O Hisham, si je?”
Tavusi i thotë: “Sa i përket heqjes së papuçeve para se të ulem, po them se unë nuk po i heq papuçet për Zotin e Gjithëfuqishëm për çdo ditë nga pesë herë, e Ai as nuk po më dënon, e as nuk po hidhërohet. Ndërsa, nuk të kam thirrur “o Emirë i besimtarëve”, ngase çdo besimtar nuk është i kënaqur me qeverisjen tënde, e u frikësova se mos po bëhem rrenacak. Sa i përket asaj se pse nuk të kam thirrur me titull. Zoti i Lartmadhëruar i ka thirrur pejgamberët: O Davud, O Jahja, O Isa, ndërsa armiqtë i ka thirrur me titull: “Iu thafshin duart Ebi Lehebit, ashtu siq ju kanë tharë”. Ndërsa sa i përket asaj se pse jam ulur pranë teje, unë kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin duke thënë: “Nëse dëshiron për ta parë banorin e xhehenemit shiko njeriun, i cili rri ulur, përderisa pranë tij të tjerët qëndrojnë në këmbë”.
Pastaj ai thotë: “Më jep një këshillë”. Tavusi i thotë: “Kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin r.a. duke thënë: “Në xhehenem ka gjarpërinj të mëdhenj dhe akrepa të mëdhenj sa mushkat, të cilët kafshojnë çdo udhëheqës, i cili nuk është i drejtë me popullin e tij”.