Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Luani dhe ara
Tregohet se një mbret, deri sa ishte në majë të kështjellës, e sheh në ballkon të një shtëpie një grua shumë të bukur. Pastaj mbreti pyet këshilltarët se e kujt është ajo grua. I tregojnë se është e një punëtori të kështjellës, i cili e ka emrin Fijruz. Mbreti pasi që kishte ra në dashuri me atë grua, e thirr punëtorin e i thotë: “O Fijruz!” Ai i thotë: “Urdhëro i nderuar”. I thotë: “Merre këtë letër dhe shko në filan vendin dhe pastaj më sill përgjigjen nga atje.” Djaloshi e merr letrën dhe shkon në shtëpi, e vendos letrën nën jastëkun e tij, flen atë natë dhe të nesërmen niset për udhëtim. Përshëndetet me gruan dhe niset për ta kryer detyrën e mbretit, duke mos ditur se çka i kishte përgatitur mbreti. Pasi që ai niset, mbreti shkon te shtëpia e tij, troket në derë me lehtësi. Gruaja e djaloshit thotë: “Kush është në derë?” Mbreti i thotë: “Unë jam zotëria i burrit tënd”. Ajo ia hapë derën, e ai hyn brenda. Gruaja i thotë: “Sot po e shoh se zotëria ynë na erdhi në shtëpi!” I thotë: “Kam ardhur për t’ju vizituar. Ajo i thotë: “Kërkoj mbështetje tek Allahu nga kjo vizitë, nuk mendoj se është (vizitë) e mirë!”. I thotë mjerë për ty, po unë jam mbreti dhe zotëria i burrit tënd, dhe nuk ma merr mendja se nuk më njeh!” I thotë: “Përkundrazi të njoh, o zotëria ynë, por para teje të tjerët kanë thurur përgjigje:
Po e le ujin tuaj burim.
E kjo për shkak se burimi ka shumë ujë. Kur mickoja bie në ushqim.
I ngre duart (nuk e ha) edhe pse ma ka ëndja. E luajt largohen nga burimi i ujit,
Pasi që kanë lëpi në të.
Pastaj i thotë: O mbret, në vendin e ujit vjen qeni yt e pi ujë.
Mbreti turpërohet nga fjalët e saj dhe me të shpejt del nga shtëpia, mirëpo e harron këpucën në oborr. Në anën tjetër, djaloshi duke shkuar për ta kryer detyrën e tij, e sheh se me vete nuk e ka letrën. I kujtohet se e ka lënë nën jastëkun e tij dhe kthehet në shtëpi për ta marrë. Posa kishte dal mbreti nga shtëpia ai hyn aty dhe e gjen këpucën e mbretit. Fillon të mendojë dhe menjëherë e kupton se mbreti nuk e kishte ngarkuar me atë udhëtim, pos për një qëllim të caktuar. Mirëpo, heshtë dhe nuk flet fare. E merr letrën, e dërgon në vendin e duhur dhe kthehet. Kur kthehet, për punën e kryer mbreti e shpërblen me njëqind dinarë. Ai shkon në treg, blen dhuratë për gruan e tij, pastaj shkon në shtëpi, ia jep dhuratën gruas dhe i thotë: “Ngritu se do të shkojmë për ta vizituar familjen tënde”. Gruaja i thotë: “Pse?” I thotë: “Për shkak se mbreti më ka shpërblyer, e dëshiroj t’ia tregoj familjes tënde për ketë begati. Shkojnë te shtëpia e gruas së tij, e ata gëzohen pa masë për suksesin e arritur në punë. Dhe ai kthehet në shtëpinë e tij, ndërsa gruaja i kërkon leje që të rri në familjen e saj. Kalon një muaj ai nuk pyet dhe nuk interesohet për gruan e vet, shkon vëllai i saj e i thotë: “Duhet të na tregosh se për çfarë je i hidhëruar me motrën tonë, se përndryshe do të padisim në gjyq te mbreti”. Firuzi i thotë: “Nëse dëshironi më padisni, nëse i kam bë ndonjë padrejtësi”. Kështu e padisin dhe dalin në gjyq. Në gjyq gjykatësi e pyet vëllanë e gruas, e ai i thotë: “I nderuari gjykatës, unë ia kam dhënë këtij djali një arë, në të cilën çdo gjë ka qenë në rregull, bunari me ujë plotë të pastër dhe të kthjellët, pemë me fruta, e ky i ka ngrënë frutat, e ka prish arën dhe e ka shkatërruar bunarin. Gjykatësi pastaj i kthehet djaloshit dhe i thotë: “Po ti djalosh çka ke për të thënë?” Fijruzi thotë: “E kam pranuar arën dhe e kam dorëzuar në gjendje edhe më të mire se ka qenë më parë”. Gjykatësi e pyet vëllanë e gruas se a ta ka kthyer arën ashtu siç ka qenë. I përgjigjet: “Po, por dëshiroj ta di arsyen?” Gjykatësi e pyet Fijruzin. Fijruzi përgjigjet: “I nderuari gjykatës, nuk e kam kthyer se nuk e dua. Por një ditë kur shkova te ara pashë gjurmët e luanit (këpucën e mbretit). E jam frikuar se luani mund të kafshojë, e ia kam ndaluar vetes për të hyrë në arë për nderin ndaj luanit”. Derisa mbreti ishte mbështetur, drejtohet ulur dhe tha: “O djalosh kthehu në arën tënde, i qetë e i sigurt. Se për zotin, vërtet luani ka shkuar te ara, mirëpo nuk ka prek asgjë, e nuk ka këputë asnjë lapë dushku, e asnjë frutë, dhe nuk ka qëndruar vetëm se një çast, dhe ka dalë pa shkaktuar asnjë të keqe. Se për zotin, luani nuk ka parë kurrë si arën tënde dhe më rojtare për pemët e tij. Djaloshi u kthye në shtëpinë e tij, e riktheu gruan e tij, ndërsa as gjykatësi e as të tjerët nuk e kuptuan se çka ka ndodhur dhe si ka qenë puna, e kjo u bë me simbole dhe alegori të çuditshme.