Këshillat e të urtit

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Këshillat e të urtit

 

I urti ka thënë:

Largohu nga shtatë cilësi, do ta kesh trupin, mendjen  dhe zemrën e shëndosh, ndërsa pasurinë e fenë tënde të siguruar:

  1. Mos u pikëllo për të kaluarën;
  2. Mos u brengos për të ardhmen;
  3. Mos i ofendo njerëzit siç të ofendojnë ty;
  4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke punuar;
  5. Mos e shiko atë që nuk e posedon;
  6. Mos u hidhëro ndaj atij, të cilit hidhërimi yt nuk i bën dëm;
  7. Mos u krekos – lavdëro për atë që nuk e ke punuar dhe që nuk është prej teje.

Lini një koment