Djaloshi i mençur dhe zullumqari

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Djaloshi i mençur dhe zullumqari

 

Haxhaxh bin Jusuf eth-thekafiju ka qenë i njohur për padrejtësi, egërsi dhe kryeneçësi. Deri sa ishte ulur në njërën nga kështjellat e bukura të tij, në atë kështjellë shkonin banorët e Irakut, ku pranë tij shkon edhe një fëmijë i Havarixhëve, që i kishte mbushur dhjetë vjet e më tepër. Dhe kur hyn në pallat (kështjellë)  as që i bën përshtypje pallati, e as Haxhaxh bin Jusufi. Por e shikon rreth e rrotull, në të majtë e në të djathtë pallatin dhe e lexon ajetin: “A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë? Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?” (Esh-Shuaraë, 128-129)

Haxhaxhi ishte i mbështetur, ngrihet e i thotë: “O djalosh, po e shoh se qenke i zgjuar dhe i mençur! A mos e ke mësuar Kur’anin përmendësh dhe e ke të ruajtur në mendje?” Djaloshi thotë: “Pse, a mos je frikësuar, e po frikësohesh se do të humb e që unë ta ruaj? Por, jo, atë Allahu e ka ruajtur dhe e ruan.

Haxhaxhi: Apo, e ke tubuar në mendje?

Djaloshi: Pse, a mos ka qenë i shpërndarë e që unë ta tuboj? Haxhaxhi: A mos e ke përsosur?

Djaloshi: Pse, Allahu, a nuk e ka zbritur të përsosur? Haxhaxhi: A mos e ke (Kur’anin) shpinë (mbështetës)? Djaloshi : Zoti më ruajt, që unë ta lë Kur’anin pas shpine!

Haxhaxhi : (Me hidhërim), mjerë për ty, Allahu të mallkoftë për atë që thua!

Djaloshi: Mjerë për ty dhe për popullin tënd! Mos pyet ashtu si më parë, por thuaj: “A mos e ke Kuranin në zemër?”

Haxhaxhi: Na lexo pra diçka nga Kurani.

Djaloshi: Filloi ta lexojë suretu Nasr (“Fitorja”). “Në emër të Allahut Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit. Kur të vjen ndihma e Allahut dhe fitorja, do t’i shohësh njerëzit (duke dalë) nga feja e Allahut turma-turma”.

Haxhaxhi: Mjerë për ty thuaj: “duke hyrë në fenë e Allahut”.

Djaloshi: Më parë kanë hyrë, mirëpo tani po dalin. Haxhaxhi: Po pse?

Djaloshi: Sepse ti po sillesh shumë keq me ta.

Haxhaxhi: Mjerë për ty! O djalosh, a po e di me kë po flet?! Djaloshi: Po me shejtanin e quajtur Haxhaxh Thekafiu.

Haxhaxhi: Mjerë për ty! Po cili është kujdestari yt? Djaloshi: Ai, i cili më ka mbjell, më ka dhënë shpirtin. Haxhaxhi: Po nëna jote?

Djaloshi: Ajo, e cila më ka lindur. Haxhaxhi:  Ku keni lindur?

Djaloshi:  Në tokën e humbur (që do të zhduket).

Haxhaxhi: Mos jeni i çmendur, të të shëroj?!

Djaloshi: Po të kisha qenë i çmendur, nuk do të kisha ardhur të qëndroj pranë teje.

Haxhaxhi: Çka mendon për emirin e besimtarëve.

Djaloshi: Zoti e mëshiroftë babën e Hasanit r.a. dhe e dërgoftë  në xhenetin e përgjithmonshëm.

Haxhaxhi: Nuk mendova për atë (të mëparshmin), por për Abdul Melik bin Mervanin.

Djaloshi: Për mëkatin e mbrapshtë, Zoti e mallkoftë! Haxhaxhi: Mjerë për ty, por pse po thua ashtu.

Djaloshi: Ka bërë një mëkat të madh, të cilin nuk e mbulon as toka e qielli.

Haxhaxhi: Cili është ai mëkat!

Djaloshi: Pse të ka emëruar ty në post, e ti ua han pasurinë e ua thith gjakun njerëzve.

Haxhaxhi: I shikoi këshilltarët për rreth dhe i pyeti? Çka më këshilloni, si të veproj me këtë djalosh?

Këshilltarët: Ekzekutoje (dënoje) me vdekje, sepse kundërshton kryetarin dhe është ndarë nga shoqëria (xhemati).

Djaloshi: O Haxhaxh, këshilltarët e vëllait tënd firaun kanë qenë më të mirë se këshilltarët e tu, sepse firaunin e kanë këshilluar  që Musa a.s. dhe vëllai i tij të ktheheshin nga kishin ardhur: “Ktheje prapë atë dhe vëllanë e tij”, ndërsa këta të urdhërojnë të më mbysësh! Pra, po e sheh, Allahu të ka sjellë argument pranë vetes. Allahu është Zot mbi kriminelët dhe i përulë kryelartët.

Haxhaxhi i tha: Mbylle gojën dhe ndale gjuhën, dhe dua të të shpëtoj, dhe nuk do të marrë atë vendim, por, përkundrazi, e kam paraparë të të shpërblej me 4000 dërhem.

Djaloshi: Nuk kam nevojë për ato të holla, Zoti ta zbardhtë fytyrën, i ngrittë këmbët tua.

Haxhaxhi shikoi këshilltarët dhe u tha: A kuptuat se çfarë pati për qëllim? Zoti ta zbardhtë fytyrën dhe i ngrittë këmbët tua?!

Këshilltarët: Emiri e di më së miri.

Haxhaxhi: Me fjalët “Zoti ta zbardhtë fytyrën” ka pasur për qëllim verbërimin tim dhe lëngimin tim me sëmundjen e leprës, ndërsa me fjalën “i ngrittë këmbët tua” ai ka për qëllim “gozhdëzim dhe varje për mua”. Pastaj u kthye në drejtim të djaloshit dhe e pyeti: Çka pate për qëllim me atë që e the?

Djaloshi: Zoti të mallkoftë, po sa mirë e keni kuptuar!

I Shpërtheu hidhërimi Haxhaxhit dhe dha urdhër për ta dënuar me vdekje. Në prezencë ishte Ruhashiu, i cili tha: “O emir, ma dhuro këtë mua si rob, Zoti ti dhuroftë të mirat!

Haxhaxhi: I yti është, Zoti të bekoftë ty me gjithë të.

Djaloshi: Për Zotin, nuk po e kuptoj se cili nga ju është më i çmendur: ai i cili ishte prezent më herët e i cili po më dhuron mua si rob, apo ai, i cili erdhi më vonë e po e merr dhuratën – robërimin tim?!

Ruhashiu: Unë të shpëtova nga dënimi me vdekje, ndërsa ti me këto fjalë po më shpërblen.

Djaloshi: Përgëzimi për mua është arritja e dëshmorisë (shehidllëkut), kënaqësinë e Allahut. Të vritem në rrugën e Allahut është më e dashur për mua se sa të kthehem në shtëpinë time duarthatë.

Haxhaxhi (Urdhëroi t’i jepej një shpërblim dhe i tha djaloshit): O djalosh, do t’i japim 100.000 dërhem dhe po të të falim se je shumë i vogël, e qenke i zgjuar, dhe paske mbështetje të fortë në Allahun, por ke kujdes në të ardhmen se mos po takohesh me dikë tjetër, e i cili nuk ta falë.

Djaloshi tha: Falja është në dorën e Allahut, e jo në dorën tënde, e falënderimi i takon Allahut, e jo ty. E kurrë mos na takoftë Allahu mua dhe ty, dhe u nis kah dera. Dy roje i dolën përpara për ta ndaluar, por Haxhaxhi u tha: “Lëreni të dalë, se për Zotin asnjëherë nuk kam parë më të guximshëm se ky, dhe më orator. Dhe pasha jetën time,  asnjëherë  nuk kam takuar  njeri  si  ky,  e ndoshta nuk do të takojë njeri si unë; e nëse ky djalosh jeton, do të jetë mrekulli e këtij shekulli”.

Thuhet se (Haxhaxhi) i ka urdhëruar disa njerëz të tij, për ta helmuar, të cilët i kanë vendosur helm dhe ka vdekur.

Lini një koment