Bujku i devotshëm

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Bujku i devotshëm

 

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Përderisa një njeri kalonte në periferi të një vendbanimi, dëgjon një zë mbi re: “Ujite  bahçen (arën) e filanit”. Kur nga ai moment retë e ndryshuan drejtimin dhe shkuan mbi atë arë dhe zbrazën shi, e cila ishte një kodër me rrasa. Kur e sheh se, në atë vend ku binte shiu mblidhej uji dhe formohej përroskë, ai e përcolli ujin. Kur e sheh se një njeri qëndronte në atë arë, e cila kishte ujë të mjaftueshëm nga çdo anë. E pyet: “O rob i Allahut! Po si e keni emrin?” I përgjigjet – “Filan … . (E tha) emrin, të cilën e kishte dëgjuar  nga zëri mbi re. Pastaj ky e pyet: “Po, pse po më pyet për emrin tim?” Ai i thotë: “Kam dëgjuar një zë mbi re, i cili thoshte: Ujite bahçen (arën) e filanit, – emrin, të cilin e paskeni ju”. – “Pasi është puna kështu po të tregoj: Unë 1/3 e produkteve e jap sadaka, me 1/3 e ushqej veten dhe familjen, ndërsa 1/3 e kthej prapë për punimin (mbjelljen) e arës”.

(Transmeton Muslimi)

Lini një koment