Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Zekati i mallit tregtar
Përpos në ari, argjend, pemë dhe perime, zekati jepet edhe për mallin tregtar me të cilën pronari i shitores apo i ndonjë firme merret me tregti.
Zoti i Madhëruar në Kur’an thotë:
“O ju që besuat, ndani nga gjërat e bukura të cilat i fitoni…”.
Në çfarëdo malli tregtar me të cilin tregtohet jepet zekati, si p.sh. aparatet, objektet, mobiljet, ushqimet, stolitë, drithërat, kafshët, etj.
NISABI i mallit tregtar është i njëjtë sikurse ai i arit, e ai është 85 gr. ari.
Shartet e dhënies së zekatit në mallin tregtar janë:
- Arritja e nisabit – pra 85 gr. ari,
- kalimi i një viti tregti me atë mall,
- që malli të jetë me qëllim tregtie.
Sasia e dhënies së zekatit të mallit tregtar është 2.5 %.
P.sh. Nëse tregtari pas një viti tregtie në dyqan i ka pasur 1000 € shitje (qarkullim), atëherë konsiderohet se i ka pasur 2000 € mall tregtar, andaj veprojmë kështu:
2000 € : 2.5 = 50 €
Pra, 50 € i jep zekat në fund të vitit.