Sunetet e namazit

Dr. Musli Vërbani

Sunetet e namazit


 

Sunetet e namazit janë dyzetë e një, e ato janë:

  1. Ngritja e duarve deri në veshë gjatë tekbirit për burra, ndërsa deri në shpatulla për femrat.
  2. Lënia e gishtërinjve normal ashtu siç janë: as ngjitur fortë, as ndaras fort gjatë namazit, përpos në ruku.
  3. Gjatë qëndrimit në këmbë burrat me vendosë dorën e djathtë mbi të majtën dhe nën kërthizë ndërsa gratë me vendosë dorën e djathtë mbi të majtën dhe mbi gjoksin e tyre.
  4. Me lavdëruar Allahun (me këndua “subhaneke Allahumen”).
  5. Me thënë “Eudhu bilahi mine shejtani rraxhimë”.
  6. Me thënë Imami në vetvete “Bismilahi rrahmani rrahim” para “Elhamdulilahit” te çdo rekat, ndërsa para sureve nuk është sunet, nëse thuhet nuk prish punë, që do të thotë nuk është mekruh, ndërsa më mirë është mos me thënë.
  7. Me thënë “amin” pas këndimit të “Fatihas”.
  8. Me thënë “Semi Allahu limen hamideh” dhe “Rabena lekel hamd”.
  9. Me thënë në vetvete “Subhaneke Allahume”, “Semi Allahu limen hamideh”, “Rabena lekel hamd” dhe “Amin”.
  10. Drejtimi i trupit gjatë shqiptimit të tekbirit fillestarë.
  11. Imami me i thënë me zë “tekbiret”, “Semi Allahu limen hamideh” dhe “eselamu alejkum ve rahmetullah”.
  12. Gjatë qëndrimit në këmbë të jenë të larguara këmbët në hapësirë prej katër gishtave.
  13. Me i këndua suret me rend duke shkuar që nga fillimi e deri në mbarim dhe jo me qenë e kundërta.
  14. Tekbiret e rukuit dhe të sexhdeve, përpos tekbirit të rukusë së rekatit të dytë të bajrameve se aty tekbiri është vaxhib.
  15. Me thënë tri herë në ruku “Subhane rabiel Adhijmë”.
  16. Me thënë tri herë në sexhde “Subhane Rabiel eala”.
  17. Me i vendosur duart mbi gjunjë në ruku.
  18. Me i pasur gishtat larg njëri-tjetrit gjatë rukusë nëse është mashkull e nëse është femër jo.
  19. Drejtimi i gjunjëve (këmbët) me i mbajt drejtë gjatë rukusë.
  20. Me drejtua shpinën gjatë rukusë.
  21. Me barazua kokën me shpinën gjatë rukusë.
  22. Me u ngritur plotësisht prej rukusë.
  23. Me u ngritur plotësisht prej sexhdes.
  24. Me i vendosur gjunjët, duart e pastaj ballin në sexhde, ndërsa me qenë e kundërta gjatë ngritjes.
  25. Me e vendosur fytyrën në tokë në mes të shuplakave të duarve gjatë sexhdes.
  26. Mos me e mbështetur barkun mbi shpatullat e këmbëve gjatë sexhdes dhe mos me i mbështetur krahët për toke gjatë sexhdës.
  27. Gruaja me e mbështetur barkun mbi shpatullat e këmbëve gjatë sexhdes.
  28. Ulja në mes të dy sexhdeve.
  29. Me i vendosur duart mbi shpatullat e këmbëve gjatë uljes në mes të dy sexhdeve.
  30. Që burri ta shtrijë këmbën e majtë për toke, ndërsa gishtat e këmbës së djathtë të jenë të kthyera kah kibla gjatë qëndrimit në etehijat.
  31. Që gruaja të mbështetet në thembrat e saja dhe që këmbët t’i ketë të bashkuara.
  32. Me sinjalizua me gisht gjatë shqiptimit të shehadetit.
  33. Këndimi i “Fatihas” pas rekateve të para të çdo namazi farz, ndërsa pas rekateve të para të namazeve sunet është vaxhib e jo sunet.
  34. Në uljen e fundit me dërgua salavate për Muhamedin a.s.
  35. “Duaja” pas salavateve në uljen e fundit.
  36. Me lakua kokën në të djathtë dhe në majtë gjatë selamit.
  37. Me pas për qëllim Imami që selami të jetë për xhematin dhe ruajtjen nga e keqja e xhinëve.
  38. Me pas për qëllim xhemati me ju dhënë selam xhematit në të djathtë dhe në të majtë dhe të jetë i ruajtur nga të këqijat e xhinëve.
  39. Ai i cili falet vetëm me pas për qëllim me ju dhënë selam melaqeve.
  40. Me dhënë selam në heshtje (ai i cili falet vetëm).
  41. Me prit xhemati pak pas selamit që ndoshta Imami nuk e thotë selamin e dytë e bie në sehvi sexhde.

Vërejtje: Këtu janë përfshirë punët e pëlqyera në namaz (mustehabet) do të thotë veprimet të cilat i ka pëlqyer Muhamedi a.s.

Lini një koment