Namazi i xhumasë

Dr. Musli Vërbani

Namazi i xhumasë

– namazi farz javor –

 

Në vend të drekës në ditën e xhuma falet namazi i xhumasë. Argument për këtë kemi ajetin Kur’anor:

“O ju të cilët keni besuar, kur të thërret ezani për namaz, ditën e xhumasë, shpejtoni në përkujtimin e Allahut (me namaz të xhumasë) dhe ndërprejeni shitblerjen, kjo është më e mirë për ju nëse e dini”. (SURETUL XHUMUA, 9)

Argument tjetër kemi hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë:

“Kam menduar ta urdhërojë një njeri që ta falë namazin e xhumasë, ndërsa unë të shkojë me ia djegur shtëpitë atyre të cilët nuk kanë ardhur për ta falur namazin e xhumasë”. (MUSLIMI)

Namazi i xhumasë përbëhet prej dhjetë rekateve:

4    rekate sunet para farzit

2    rekate farz

4    rekate sunet pas farzit të xhumasë

 

Vërejtje: Tek ne është bërë traditë me i falë edhe gjashtë rekate të drekës.

Namazi i xhumasë është obligim për:

  1. Çdo musliman të lirë,
  2. në moshën madhore,
  3. që nuk është udhëtar, dhe
  4. i cili ka mundësi të shkojë në vendin e faljes së xhumasë.

 

Ndërsa namazi i xhumasë nuk është obligim për:

  1. Për femrat;
  2. Fëmija para moshës madhore;
  3. I sëmuri i cili nuk ka mundësi të shkojë në xhuma;
  4. Udhëtari;
  5. I shëndoshi i cili për shkak të frikës apo ndonjë arsye që me të vërtetë nuk mundet me shkua në xhuma.

 

SHARTET E NAMAZIT TË XHUMASË

Shartet e namazit të xhumasë janë si vijon:

  1. Që të jetë në kohën e drekës;
  2. Që të falet me xhematë dhe atë më së paku tre që do të thotë se namazi i xhumasë vet nuk falet;
  3.  Tubimi i të gjithëve në një vend për me falë një xhuma që do të thotë në një afërsi mos me qenë dy vende ku falen dy xhumaja, por një vend dhe të gjithë aty me e falë namazin e xhumasë;
  1. Me qenë në qytet apo ku ka vendbanime të njohur si vendbanim;
  2. Hutbet e Xhumasë.

Lini një koment