Mekruhet e namazit

Dr. Musli Vërbani

 

Mekruhet e namazit

 

Mekruhet e namazit janë:

  1. Çdo sunet prej suneteve të namazit me e lënë është mekruh.
  2. Me e ngritë shikimin lart nga qielli.
  3. Me e lakua fytyrën në të djathtë apo në të majtë.
  4. Me lexua Kur’an në ruku apo sexhde.
  5. Me i përvjel mëngët e krahëve, apo pantallonat para se me ra në sexhde.
  6. Në namazin farz me përsërit dy herë një sure pas fatihas ose në dy rekate e njëjta sure me u përsëritë. Në namazet sunete, nafile nuk është mekruh përsëritja e surës.
  7. Me i lëviz rrobat, mjekrën etj.
  8. Me shikua diçka çka ta humb orientimin në namaz.
  9. Me i mbyllë sytë pa nevojë.
  10. Me e prishë renditjen e këndimit të sureve do të thotë suret e fundit me i këndua para sureve të para të renditura në Kur’an.
  11. Mekruh me u falë duke u shtrënguar prej nevojës natyrore.
  12. Namazi para ushqimit të shtruar apo të përgatitur.
  13. Me e ngjit namazin farz me namazin nafile.
  14. Me u falë përgjumësh.
  15. Me sinjalizua me dorë apo me gisht.
  16. Përsëritja e suretul “Fatiha”.
  17. Me i bashku këmbët.
  18. Lëvizja e kokës pa nevojë majtas apo djathtas, poshtë e përpjetë.
  19. Me u falë duke qenë e lëshuar radio apo televizioni.

Lini një koment