Çka e prishë namazin?

Dr. Musli Vërbani

 

Çka e prishë namazin?


 

Namazin e prishin këto veprime:

  1. Me fol, nëse edhe një shkronjë thuhet që ka domethënie, atëherë e prishë namazin.
  2. Me ngrënë ose me pi.
  3. Me ja kthye shpinën kibles.
  4. Me lëvizë shumë në namaz.
  5. Zbulimi i trupit me qëllim.
  6. Paraqitja e nevojës natyrore (lëshimi i gazrave).
  7. Paraqitja e ndyrësirave të mëdha.
  8. Të qeshurit.
  9. Largimi nga feja apo çmenduria ose të fiktit.
  10. Me u falë para se me hy koha e namazit.
  11. Ndryshimi i nijetit.
  12. Ndryshimi i domethënies për shkak të zbukurimit të zërit.
  13. Me lënë një pjesë përbërëse të namazit (rukn) dhe mos me plotësua si p.sh. rukunë. Ose me lënë një pjesë përgatitëse (shart) të namazit.
  14. Muktedia (ai i cili falet pas imamit) me krye ndonjë detyrë të namazit para Imamit.
  15. Me u falë gruaja para burrit pa mburojë.
  16. Kur ai i cili është duke u falë me tejemum gjen ujë apo kalojnë pamundësitë të cilat më parë nuk ka mundur me marrë abdes.
  17. Me dhënë selam me qëllim para plotësimit të namazit.

Lini një koment