Dr. Musli Vërbani
Vaxhibet e namazit
Lënia e vaxhibit nuk e prish namazin por nëse e le me harresë bën sehvi sexhde pas selamit.
Nëse e le me qëllim duhet ta përsëritësh namazin, por nëse nuk e përsëritë, atëherë namazi është i plotë (pranohet), por ai i cili e ka falë ka bërë gabim.
Vaxhibet e namazit janë 17 e ato janë:
1. Këndimi i “Fatihas” në çdo rekatë të namazeve sunete dhe në të dy rekatet e para të namazeve farz.
– Vaxhib është këndimi i fatihas para sures, por nëse e këndon pas sures bën sehvi sexhde.
2. Me ja bashkangjitur surën “Fatihas” në çdo rekate sunet, në namazin e vitrit dhe në dy rekatet e para të namazeve farze.
– Vaxhibi i sures plotësohet me tri ajete të shkurta ose një ajeti të gjatë me tridhjetë shkronja.
3. Mos me shtua diçka në namaz prej veprimeve të namazit si p.sh. falja e pesë rekateve ose me i bë trisexhde.
4. Përqendrimi në kushtet e namazit, si përqendrimi në ruku apo sexhde.
– Përqendrimi plotësohet aq sa të thuhet subhanellah.
5. Ulja e parë në çdo namaz.
6. Këndimi i etehijatit së bashku me shehadetin në uljen e parë dhe ngritja menjëherë në rekatin e tretë, që do të thotë nëse këndohen salavatet bëhet sehvi sexhde, nëse i këndon salavatet me qëllim duhet me përsërit namazin, mirëpo edhe nëse nuk e përsëritë prap namazi pranohet me një gabim.
7. Dhënia e selamit dy herë në fund të namazit.
8. Këndimi i duasë së kunutit në namzin e vitrit.
9. Tekbiret e Bajramave.
10. Imami me këndua me zë në namazin e sabahut dhe në dy rekatet e para të akshamit dhe të jacisë, po ashtu në namazin e Bajramave, të Xhumasë, teravisë dhe vitrit në Ramazan.
11. Me këndua në vetvete Imami por edhe ai i cili falet vetë në sunetet e ditës, në farzet e drekës, të ikindisë, në rekatin e tretë të akshamit, në dy rekatet e fundit të jacisë dhe në namazet “kusufë”, “husufë” dhe “istiska”.
12. Mos me këndua prej këndimit të Kur’anit ai i cili i mbështetet Imamit si këndimi i fatihas dhe sureve.
13. Me mbështet edhe hundën në tokë së bashku me ballin kur të bie në sexhde.
14. Me fillua namazin me “Allahu Ekber” vetëm nëse nuk mundet të shqiptojë lejohet me emër tjetër të Allahut.
15. Tekbiri i rukuit në rekatin e dytë të namazit të bajramit sepse pasi ju ka bashkangjitur tekbirave të bajramit është bërë vaxhib.
16. Me përcjellë Imamin në namaz.
17. Ngritja nga rukuja dhe plotësimi i rukneve.