Koha kur falja e namazit është mustehab

Dr. Musli Vërbani

Koha kur falja e namazit është mustehab


– Për burrat mustehab është me e falë sabahun para zbardhjes së ditës, do të thotë me e pritë agimin e plotë para lindjes së diellit.
– Për gratë mustehab është me e falë sabahun në agim kur ende nuk është zbardh dita plotësisht.
– Mustehab është që namazin e drekës në vendet e nxehta dhe verës me pritë që të flladitet (të vonohet pak).
Muhammedi a.s. thotë:
“Drekën flladiteni me namazin e drekës se nxehtësia e fortë i përngjanë nxehtësisë së xhehenemit”.
– Në vendet e ftohta dhe Pranverës, vjeshtës dhe dimrit mustehab është që dreka të mos vonohet.
Hadithi i Muhammedit a.s.:
“Kur ishte ftohtë e falte drekën menjëherë, ndërsa kur ishte nxehtë e pritte kohën që të freskohej”.
– Mustehab është me e vonua ikindiën pak për shkak të lënies kohë për me u falë sunneti, pa marrë parasysh verës apo dimrit.
– Mustehab është me e falë akshamin menjëherë posa të fillojë koha.
– Mustehab është me e vonuar jacinë kur është mjegull.

Lini një koment