Dr. Musli Vërbani
Ezani
All-llahu ekber
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah
Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah
Hajje ales-salah
Hajje alel felah
All-llahu ekber
La ilahe il-lall-llah.
Vërejtje:
Në namazin e sabahut pas fjalëve “Hajje alel felah” themi dy herë “Essalatu hajrun minen-nevm”.
Ezan do të thotë thirrje për namaz apo proklamim për fillimin e namazit.
Argument është Hadithi i Muhammedit a.s.:
“Kur të fillojë koha e namazit le të thërras dikush prej juve ezanin dhe më i madhi (i miri) prej juve të bëhet imam”.
Në një hadith tjetër Muhammedi a.s. ka thënë:
“Muezini në ditën e kijametit do të jetë më i gjati dhe më i larti”.
Në suren Xhumua All-llahu xh.sh. thotë:
“O ju që keni besuar, kur të thërret ezani për në namazin e xhumasë shpejtoni për ta falur namazin e xhumasë dhe ndërprejeni
shitblerjen”. (Suretul Xhuma, 9)
QËLLIMI I THIRRJES SË EZANIT
Ezani është ligjësuar në vitin e parë të hixhretit.
Muslimanët janë tubuar dhe janë konsultuar se si ta bëjnë lajmërimin për namaz. Disa propozuan t’i bihet borisë sikur te krishterët, disa propozuan me i fry bririt si te jehuditë, ndërsa propozimi i ezanit të sotshëm ishte propozimi i Umerit r.a. me ç’rast u miratua edhe nga vetë i dërguari i All-llahut.
Pra, qëllimi i ezanit është për të lajmëruar kohën e namazit dhe me u tubuar njerëzit sa më shumë. Për këtë arsye ezani është sunnet i rregullt (sunnet muekede), ndërsa për një lagje sunnet kifaje.
Vërejtje: Për namazin e xhenazës, bajramit, për namazin për shi, namazin e zënies së diellit me hënën dhe për vitër ezani nuk është sunnet.