Kohët kur ndalohet falja e namazit

Dr. Musli Vërbani

 

Kohët kur ndalohet falja e namazit


Në tri kohë nuk lejohet me u falë, e ato kohë janë:
1. Duke lindur dielli deri sa të lindë plotësisht;
2. kur të jetë dielli në zenit (në kupë të qiellit)
dhe
3. duke perënduar.
Në këto tri kohë nuk lejohen me u falë farzet dhe vaxhibet ndërsa pranohet namazi (inshaallah) edhe pse është mekruh nëse është në pyetje namazi i xhenazës, apo ajeti i sexhdes.
Argument është Hadithi i Muhammedit a.s.:
“Na ka ndaluar i dërguari i All-llahut me u falë në tri kohë dhe me i varrosë të vdekurit tanë (me falë namazin e xhenazës), kur të lindë dielli deri sa të ngrihet, kur të jetë në zenit dhe kur të perëndojë”.

Lini një koment