Dr. Musli Vërbani
Gusuli – farzet, sunetet dhe mendubet
Farzet e gusulit janë:
- Gojën dhe brendësinë e gojës së bashku me fytin me e pastrua mirë.
- Hundën, brendësinë e hundës deri në asht me pastrua mirë.
- Tërë trupin me e pastrua plotësisht.
SUNETET E GUSULIT
Sunetet e gusulit janë:
- Nijeti.
- Para se të pastrohemi duhet përmendur emrin e Allahut (Bismilahirr-rrahmani-rrahimë).
- Larja e duarve.
- Larja e pjesës së turpshme para se me pastrua tërë trupin.
- Me marrë abdes para se me pastru trupin
- kur të mirret abdesi, larja e këmbëve vonohet pas marrjes apo përfundimit të gusulit, nëse qëndrojmë në vendin ku mblidhet uji i pastrimit.
- Me fillua me pastrua kokën pastaj pjesën e djathtë, e pastaj të majtë, e kështu me radhë me vazhdua me pastrua tërë trupin.
- Me pastrua trupin tri herë.
- pastrimi i parë është farz, ndërsa pastrimi i dytë dhe i tretë është sunet.
Mendubet e gusulit në përgjithësi janë mendubet të cilat janë përmendur te mendubet e abdesit, përpos lutjeve dhe kthimi në drejtim të kibles.
- Nuk është mendub me bë lutje gjatë gusulit, sepse personi është lakuriq, e lakuriq nuk lejohet me bë lutje.
- Nuk është mendub me u kthye kah kibla në gusël, ndërsa gjatë abdesit është mendub, për shkak se personi gjatë abdesit është i veshur dhe i mbuluar, ndërsa gjatë gusulit personi është lakuriq, ndërsa me u kthye kah kibla lakuriq gjatë pastrimit është mekruh.