Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Mjetet që dërgojnë në qëndrueshmëri
Pas hulumtimit nëpër libra dhe pas hulumtimit të ngjarjeve, dhe thënieve të të parëve tanë të devotshëm (selefu salih), kam hasur për secilin, i cili dëshiron të jetë i vendosur në fenë e Allahut, i cili dëshiron për t’u larguar prej mëkateve dhe dëshiron për t’i ndihmuar muslimanëve; për çdo njërin, i cili e dëshiron të drejtën dhe mbrojtjen e tij dhe nuk e dëshiron të padrejtën, dhe dëshiron ta largojë atë; kam hasur në mjetet e dobishme, të cilat ndihmojnë me ndihmën e Allahut, për atë i cili i përmbahet dhe dëshiron të jetë i vendosur në fenë e Allahut. Prej këtyre mjeteve po përmendim si vijon:
- Kuptimi i islamit, kuptimplotë duke lexuar Kur’anin, duke e analizuar, studiuar atë dhe duke vepruar me të, po ashtu të vepruarit me sunetin e të Dërguarit të Allahut a.s..
- Leximi i historisë të të parëve tanë të cilët kanë qenë të rrënjosur në fenë e Allahut, si: historia e pejgamberëve, biografia e Muhamedit a.s., historia e sehabëve, tabiinëve. Jeta e tyre duhet lexuar me vështrim, studim, analizë të thellë dhe duhet vepruar ashtu siç kanë vepruar ata, e jo vetëm lexim formal, apo si ndonjë libër me tregime.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe Ne t’i tregojmë të gjitha lajmet për të Dërguarit me qëllim që ta forcojmë zemrën tënde”. (Hudë, 120)
- Të përmendurit e Allahut xh.sh. pandërprerë, posaçërisht në mënyrën “LA ILAHE IL-LALLAH”. Ai i cili vdes, ndërsa zemra e tij nuk e ka ndier ëmbëlsirën e kësaj fjale dhe ka qenë e ngurosur, po ia përkujtojmë këtë hadithë:
Ebu Hurejtete r.a. transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s. se ka thënë: Zoti i juaj ka thënë:
“Sikur robërit e Mi të më respektonin, do t’u zbritja shi natën, ndërsa dielli do t’i nxehte ditën, sa që edhe ushtimën e vetëtimës nuk do ta dëgjonin”.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Forcojeni imanin. E kanë pyetur: O i Dërguar i Allahut, po si ta forcojmë imamin? Është përgjigjur: – Shpeshtojeni fjalën LA ILAHE IL-LALLAH”.
(“Musnedi imam Ahmedit”, 8353 dhe “Daiful xhamië” i Albanit)
- Strukturimi i vetvetes me durim dhe të falurit vazhdimisht me xhematë. Nuk mund të ketë vendosmëri pa durim dhe namaz, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“O ju të cilët keni besuar, përforcojeni veten dhe kërkoni mbrojtje e ndihmë me durim dhe namaz, vërtet Allahu është me durimtarët”.
(El-Bekare, 153)
- Të vepruarit e veprave, të cilat afrojnë te Allahu dhe të larguarit nga ndalesat dhe të këqijat.
- Lërja anash e krekosjes, pra mos u krekos me veten tënde se bën adhurim.
- Të përkujtuarit e vdekjes dhe botës tjetër.
- Të mbështeturit në Allahun e Lartmadhëruar, të luturit dhe adhurimi vetëm ndaj Tij.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe sikur të mos të kishim përforcuar, për pak ishit duke iu mbështetur atyre për diçka fort pak”.
(El-Isra, 74)
Vëlla!
A dëshiron të jesh i devotshëm në atë çka ka urdhëruar Allahu i Lartmadhëruar deri sa të vdesësh?
A dëshiron të jesh i angazhuar për çështjen e islamit dhe muslimanëve deri në vdekje?
A dëshiron të jetë i dashur islami për ty deri sa të vdesësh?
A dëshiron të jesh i vendosur deri në vdekje në fjalën LA ILAHE IL-LALLAH MUHAMEDUN RERULULLAH?
A dëshiron të jetosh për islamin dhe muslimanët deri në vdekje?
A dëshiron të jesh i vendosur dhe të pendohesh vazhdimisht deri në vdekje?
Mbështetu Allahut të Lartmadhëruar dhe kërko përkrahje për gjithçka që e kënaq Allahun e Lartmadhëruar dhe që e përforcon imanin te Ai.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Allahu forcon ata të cilët kanë besuar me fjalë të vendosura dhe të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i humbë kriminelët dhe Allahu vepron çka të dëshirojë”.
(Ibrahim, 27)
“Dhe kur Zoti yt i frymëzoi melekët, dhe u tha se padyshim Unë jam me ju, pra përforconi dhe bëni të vendosur besimtarët, ndërsa në zemrat e pabesimtarëve do të shtijë frikë, e ju goditni mbi qafat e tyre, dhe goditni në çdo gisht të këmbëve e duarve të tyre”.
(El-Enfal, 12)
Aliu r.a. transmeton:
“Më ka dërguar i Dërguari i Allahut gjykatës në Jemen. I kam thënë: – O i Dërguar i Allahut, më dërgon gjykatës, ndërsa unë jam i ri?! – I Dërguari i Allahut më tha: “Pa dyshim, Zoti do ta udhëzojë zemrën tënde dhe do ta përforcojë gjuhën tënde. Nëse dy palë ulen pranë teje, mos gjyko pa e dëgjuar secilin prej tyre me vëmendje, sepse kjo ndihmon që të mos gabosh në vendimmarrje”. Aliu r.a. ka thënë: “Deri sa kam qenë gjykatës, asnjëherë askush nuk është ankuar në mua për çështje të gjyqësisë”.
Vëlla!! Në vdekje nuk mund të të përforcojë askush, pos Allahut.
Në varr nuk mund të të përforcojë askush, pos Allahut.
Othman Ibn Afani r.a. ka thënë: Pasi që përfundonte varrimi i të vdekurit, Muhamedi a.s. qëndronte pranë varrit të të vdekurit dhe thoshte:
“Kërkoni falje për vëllanë tuaj që Zoti ta përforcojë, sepse tani ai jep llogari”.
Ebi Ala bin Shehir transmeton se një njeri prej pasardhësve të beni Handhaletes ka thënë: “Jam shoqëruar në një udhëtim me Shedad bin Evsin dhe më ka thënë: – A dëshiron të të mësoj atë që ma ka mësuar i Dërguari i Allahut për të thënë? Thuaj: “O Zoti im, të lutem më bën të vendosur në çështjet e mia, dëshiroj vendosmëri në udhëzimet e mia, të lutem më bën të jem mirënjohës ndaj Teje dhe të jem i sinqertë në adhurim. Të lutem ma bëj gjuhën e drejtë dhe zemrën e shëndoshë. O Zoti im! Kërkoj mbrojtje nga e keqja, të cilën Ti e di se do të më ndodhë mua, dhe të lutem për të mirat, të cilat Ti i di se do të jenë në mua. Kërkoj falje për ato gabime që i kam bërë e që Ti i di. Vërtet Ti je i Ditur dhe i di të fshehtat”.
(“Suneni Tirmidhiut” 3329,
“Daiful xhamiu lil Albani”, 1190)
Shehr bin Husheb transmeton se e ka pyetur Umi Selemeten: – Oj Nëna e besimtarëve! Cila ka qenë lutja më e shpeshtë e të Dërguarit të Allahut të Lartmadhëruar, deri sa ka qenë tek ti? – Ajo është përgjigjur: Lutja më e shpeshtë e tij ka qenë:
“O ndryshues i zemrave, përforcoje zemrën time në fenë Tënde”. Ka thënë ajo: pastaj e kam pyetur të Dërguarin e Allahut: – Cila është duaja që më së shpeshti e thua? – Më është përgjigjur: “O ndryshues i zemrave, përforcoje zemrën time në fenë Tënde”.
– Më ka thënë: “Oj Umi Selemete! Çdo njeri është në mes të dy drejtimeve (gishtave) të Allahut: Cilin do e drejton dhe e përforcon, dhe cilin do e bën që të rrëshqasë”. Pastaj Muadhi e ka kënduar ajetin:
“O Zoti ynë, mos lejo që zemrat tona të rrëshqasin pasi që na ke udhëzuar në rrugë të drejtë”.
(Ali Imran, 8)
Vëlla!!
Për Zotin, nuk mund të përmirësohet asgjë në vetën tonë pa pasur mbështetje te Allahu i Lartmadhëruar. Për këtë arsye edhe nuk pranohet këndimi i suretul Fatiha pa e lexuar ajetin në mes:
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”.
Oj rini islame! O ju të cilët jeni fillestarë në Fe! O ju të cilët jeni të brengosur për çështjen e Palestinës, Irakurt dhe umetit në përgjithësi! O ju të cilët kërkoni që Allahu t’i ndihmojë islamit dhe t’i ngritë muslimanët – lutuni në sexhde: “O Zot na përforco”.
Rregull: Mbështetu Allahut
Kur kam qenë në haxh, shkuam në kodrën e Arafatit, numri i muslimanëve aty ishte 3 milion. Njerëzit ishin plot emocione dh gjërat i merrnin me vrull të madh për t’u ngjitur në kodër të Arafatit, e atje për t’iu lutur Allahut të Lartmadhëruar me përkushtim të plotë. Mirëpo, çka ndodhi?
Kur arritëm lart në Kodër, tentuam të lutemi, por kot, nuk mundëm, pse disa prej nesh i kaploi përtacia, të tjerët kotja, disa të tjerë i humbën ndjenjat e duasë në atë shkallë sa që njerëzit më nuk kishin ambicie, dhe kështu ata kalonin aty me biseda të rëndomta.
E gjithë kjo ka ndodhur për arsye se ata kishin menduar se do të ishin në gjendje për tu lutur, mirëpo me kalimin e kohës e kuptuan se kanë nevojë për mbështetje tek Allahu për t’u lutur.
Në fillim njerëzit menduan se kanë aftësi vetë t’i kryejnë lutjet, mirëpo dështuan, e pastaj iu mbështetën vetëm Allahut Një dhe u përforcuan. Allahu përkrahë dhe ndihmon ata të cilët i përkushtohen dhe i luten Atij.
Vëllezër!!
Çështja e lutjes “O Zot më ndihmo” duhet të zë vend meritor në zemrat tona; kërkoni ndihmë prej Allahut se Ai është ndihmëtari në i miri.
- Shoqërimi me të mirët
Nëse dëshiron vendosmëri, m’i trego shokët e tu, e tek pastaj të tregoj se a mundesh të jesh i vendosur apo jo! Nëse ende i ke ata shokë pranë, ndërsa ata janë larg Allahut, ta dish se ti dështon, ti do të hidhërohesh edhe me babën, edhe me nënën tënde, sepse ata vazhdimisht insistojnë që ti të largohesh nga ky shok dhe ai shok. Për Allahun Një, që nuk ka Zot pos Tij, nuk mund të jesh i vendosur dhe nuk mund ta adhurosh Allahun me përkushtim dhe nuk do të largohesh prej mëkateve deri sa të largohesh nga ata shokë të këqij.
Më thuaj, cilët janë shokët tu që të të tregoj ty se a mund të pendohesh apo jo!
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është i humbur, përpos atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira, që porositin dhe e këshillojnë njëri-tjetrin për drejtësi, dhe porositin dhe e këshillojnë njëri-tjetrin për durim”.
(El-Asr, 1-4)
Imam Shafiu r.a. thotë:
“Po mos të kishte pasur në Kur’an sure tjetër pos kësaj sureje, do t’u mjaftonte njerëzve, pse në të ka porosi për durim dhe porosi për drejtësi”.
Të gjithë njerëzit janë në humbje pos atyre që porositin në drejtësi dhe durim. Shoqërimi me të mirët ka rëndësi të madhe. Nuk ka shpresë për vendosmëri, përpos përmes shoqërimit me të mirët. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe përkufizoje veten e bëhu i durueshëm me ata të cilët e lusin Zotin e tyre ditë e natë dhe dëshirojnë kënaqësinë e Tij (e Allahut), e mos lejo që të largohet shikimi yt nga ata për kërkim të bukurisë së kësaj bote. Dhe mos dëgjo atë të cilit zemrën ia kemi mbyllur e është larguar nga përkujtimi ndaj Nesh dhe i pason epshet e tij, pse puna e tij ka mbaruar”.
(El-Kehf, 28)
Vëlla!!
Nëse ti largohesh prej atyre, të cilët e lusin Allahun ditë e natë, do të fundosesh në detin e epsheve dhe kënaqësive të kësaj bote.
Vëlla!!
Hulumto për shoqëri të mirë, për shoqëri, e cila i përmbahet litarit të Allahut. Hulumto për ata të cilët i përmbahen sunetit të Pejgamberit s.a.v.s.. Hulumto për ata, të cilët kapen për fenë e tyre, të vendosur në përkushtim ndaj Zotit të tyre, të larguar prej mëkateve. Hulumto për shokë të tillë që të gjithë së bashku t’i ndihmoni njëri-tjetrit në adhurim ndaj Allahut të Lartmadhëruar, ta porositni njëri-tjetrin për drejtësi dhe për durim. Ata i takon në xhami, në vendet ku lexohet Kur’ani, i takon në kuvendime të diturisë.
Shoqërimi me të mirët është ajo çka të bën të vendosur në adhurim ndaj Allahut të Lartmadhëruar dhe largim nga mëkatet, ndërsa shoqërimi me kriminelë është humbje dhe dështim.
Argument:
Ishte një njeri i cili quhej Ukbe bin Ebi Muitë, i cili ishte pabesimtar. Ai e ka nënçmuar Pejgamberin s.a.v.s. shumë dhe është vrarë si pabesimtarë në Bedër.
Ky njeri gati sa nuk e kishte pranuar islamin, mirëpo e kishte një shok të shpirtit, e ai ishte Ebu Xhehli, i cili e ka marrë atë çka e ka merituar. Ky e ka penguar për të mos e pranuar islamin, për këtë arsye ka vdekur pabesimtar.
Një ditë Ukbe shkon te Ebu Xhehli dhe i tregon se i ka lënë shumë përshtypje të mirë Muhamedi a.s., mirëpo Ebu Xhehli e kërcënon me ndërprerje të lidhjeve shoqërore, përpos kësaj kërkon nga ai që të shkonte te Muhamedi a.s. dhe ta pështynte në fytyrë. Para tij ishin dy çështje: Ose Ebu Xhehlin, ose pranimin e islamit, mirëpo anoi shoqërimi me Ebu Xhehlin dhe nuk e pranoi islamin, kështu që e dëgjoi atë çka i tha Ebu Xhehli, për këtë arsye edhe vdes pabesimtar. Pra, ky ishte rezultati i shoqërimit me të keqin.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Atë ditë kur krimineli do t’i kafshojë duart e tij duke thënë: O i mjeri unë, po sikur ta kisha marrë rrugën me të Dërguarin. I mjeri unë po sikur mos ta kisha dëgjuar dhe mos të isha shok me filanin (N.N.)”.
(El-Furkan, 27, 28)
- Shërbimi për islamin dhe fitoren e tij
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Nëse i ndihmoni Allahut, Allahu do t’u ndihmojë juve dhe do t’u përforcojë këmbët (zemrat) e juaja”.
(Muhamed, 7)
Nëse dëshiron që Allahu t’i përforcojë këmbët e tua në adhurim ndaj Tij dhe të largohesh nga mëkatet, vepro diçka për Të, për fenë e Tij, bëhu ndihmëtar i fesë së Tij, dhe thirr në rrugën e Tij. Këto janë çështje praktike, mundohuni që të filloni që nga sot. Puna jote për islamin bën që islami të jetë preokupimi kryesor për ty.
Psikologët thonë: Mendja posedon dy vende, njëri vend është vendi ku njeriu është i kënaqur me atë që e posedon, mirëpo përballë saj është vendi i epsheve, i cili nuk ngopet dhe nuk kënaqet.
Është e mundur që te ju të jetë ndjenja ku islami është feja dhe çështja më e çmuar për ty. Çështja e Palestinës është çështje me rëndësi, mirëpo për fat të keq ajo ndjenjë nuk rritet. Si të ndodhë që çështja e karakterit të jetë çështje, e cila rritet tek ti, që ti të veprosh për ato norma të karakterit dhe që ato të jenë efektive.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Ju jeni populli më i mirë, i zgjedhur (seleksionuar) për të mirën e njerëzve, sepse ju urdhëroni në punë të mira (njerëzimin) dhe parandaloni nga të këqijat (njerëzimin) dhe besoni në Allahun”.
(Ali Imran, 110)
Çështja më e vlefshme në këtë botë është që ti të veprosh për Allahun, fenë e tij, e cila është më e çmuara dhe nuk ka fe tjetër, pos saj.
Vëlla!!
Thirr në rrugën e Allahut. Bashkëngjitu xhamisë ku lexohet Kur’ani. Shpërndaj kaseta dhe libra islame për të kryer detyrën e thirrjes në rrugën e Allahut të Lartmadhëruar. Mëso texhvidin dhe mësoja të tjerëve, përfito dituri dhe mëso të tjerët. Themelo shoqatë të jetimëve. Thirr për kontribut ndaj jetimëve. Hape “Web sidin” në internet ku i ndihmon islamit. Themelo shoqatë bamirëse. Shfrytëzoje përvojën dhe aftësinë tënde në shërbim të islamit.
- Leximi i Kur’anit, analizimi dhe studimi në të, po ashtu të vepruarit me të
Që të jesh i vendosur lexo Kur’an për çdo ditë, tento që për çdo muaj të përfundosh një hatme, që zemra jote të gjallërohet me Kur’an. Provo të mësosh përmendësh prej Kur’anit, deri sa zemra jote të lulëzojë dhe të forcohet.
Ibn Abasi transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Ai, i cili në brendi (mendje) të tij nuk ka asgjë prej Kur’anit ai është si një shtëpi e prishur”.
(“Suneni i Tirmidhiut”, 2837. Tirmidhiu ka thënë ky hadithë është Hasen Sahihë)
Vëlla!!
Mëso rregullat e texhvidit dhe lexo Kur’anin rrjedhshëm. Është e palogjikshme që t’i mësosh gjuhët e huaja, ndërsa nuk mundesh të lexosh librin (Kur’anin) e Zotit të Lartmadhëruar.
Po ashtu lexo komentimet e Kur’anit që ta përjetosh ëmbëlsirën e Imanit.
- Bilalli r.a. transmeton se Muhamdi a.s. ka thënë:
“Falni Namaze të natës, sepse ky është veprim i të mirëve para jush, sepse namazi i natës është afrim te Allahu dhe asimilim i të këqijave (largim i sëmundjes nga trupi)”
(Suneni i Tirmidhiut, “Sahih xhamiu lil Albani” [Daif el-xhamiu lil Albani])
Ebu Umamete r.a. transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Falni namaze të natës, sepse është veprim i të mirëve para jush, afrim te Zoti i juaj dhe asgjësim i të këqijave dhe përfundim i mëkateve”.
(Suneni i Tirmidhiut, 3472)
Ky hadith është më i vërtetë se hadithi i Ebi Idrizit nga Bilalli.