Lidhja me Allahun xh.sh.

Amër Halid

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lidhja me Allahun xh.sh.

 

Bindja dhe besimi në Allahun duhet të jetë i pakufishëm.

Ne, në jetën tonë shohim çështje të cilat nëse i vështrojmë dhe i analizojmë do të kuptojmë se Allahu gjithherë është me ne, u ndihmon të dobëtëve tanë, i përgjigjet lutjeve tona. Lavdërimi dhe Madhërimi qoftë për Allahun, të Cilit i drejtohemi dhe i Cili na përgjigjet.

Mirëpo, unë kam frikë për umetin tonë prej një çështjeje shumë të rrezikshme, pra, a e dini se cila është ajo çështje?

Frikësohem se besimi ynë në Allahun është i ndërlidhur vetëm në bazë të rrethanave dhe ndodhive.

Lus Allahun që kjo mos të jetë prezente tek ne. E kemi për detyrë të tërheqim vërejtjen në një çështje shumë të rëndësishme, e ajo është:

Që besimi ynë në Allahun e Lartmadhëruar të mos jetë i ndërlidhur me shkaqet dhe rrethanat, por besimi ynë në Allahun e Lartmadhëruar të jetë i ndërlidhur drejtpërsëdrejti me Allahun, i Cili nuk ka ortak, as rival. Sepse Ai është Allahu, nuk ka zot pos Tij, vetëm Atij i takon sundimi, vetëm Atij i takon forca, fuqia, madhështia, Ai nuk ka ortak, as rival. Ai ka mundësi për çdo send;

që besimi ynë të jetë i ndërlidhur me Allahun e Lartmadhëruar, i Cili nuk ka ortak, as rival, dhe se Ai është i fortë, i fuqishëm, mbizotërues dhe i pamposhtur;

që besimi ynë të jetë i ndërlidhur me Allahun e Lartmadhëruar, i Cili nuk ka ortak, as rival, dhe se Ai është mbizotërues i çdo sendi, Caktues, Precizues, i Lartë, Sundimtar absolut.

Munafiku është larg prej Allahut të Lartmadhëruar, ai besimin e ka të ndërlidhur në Allahun në bazë të rrethanave dhe suksesit; nëse shkaqet ndryshojnë edhe suksesi i tij luhatet, luhatet edhe besimi i tij në Allahun dhe largohet (konverton). Zoti na ruajt prej imanit të dobët dhe të dyshimtë!

Ndërsa sa i përket besimtarit të sinqertë, besimi i tij në Allahun është bindje e plotë dhe thellë e ngulitur, ai nuk zmbrapset dhe nuk lëkundet asnjëherë, por përkundrazi imani i forcohet dhe i shtohet. Sa më shumë ndryshojnë rrethanat dhe i mungojnë sukseset, i shtohen vështirësitë, i paraqiten pasojat, aq më shumë i shtohet bindja dhe besimi në Allahun e Lartmadhëruar.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe posa panë besimtarët aleatët (kundër tyre) thanë: Kjo është ajo çka na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij”.

(El-Ahzab, 22)

Koalicioni i pabesimtarëve kur u nis për në Medine për të çrrënjosur dhe shkatërruar islamin dhe muslimanët, ishin rrethanat asi soji për t’u lëkundur besimtarët, mirëpo kurrë nuk lëkunden zemrat të cilat i ka konstruktuar Allahu i Lartmadhëruar, dhe as nuk dobësohen, as nuk dorëzohen, përkundrazi imani i besimtarëve vetëm se forcohej edhe më shumë, kështu që Allahu u ndihmoi atyre dhe i shkatërroi armiqtë e tyre.

Bëhet pyetja: Si e forcojnë besimtarët Imanin në Allahun e Lartmadhëruar në momentet e krizave, vështirësive dhe sprovave?

Besimtarët e forcojnë besimin e tyre në Allahun edhe në momentet e krizave, vështirësive dhe sprovave, kur ta kenë bindjen e plotë në Allahu e Lartmadhëruar, dhe kurrë nuk dorëzohen besimtarët, të cilët i nënshtrohen dhe i përmbahen Allahut.

Besimtari e beson me bindje të plotë dhe të përhershme se çka cakton Allahu, dhe çka vepron Allahu i Lartmadhëruar, edhe pse nga jashtë duket e keqe, në brendi është e mirë, bile edhe mirësi e vërtetë. Duaja e Pejgamberit s.a.v.s. ka qenë:

“TË PËRGJIGJEM O ZOT, E TËRË MIRËSIA ËSHTË TE TI, E KEQJA NUK ËSHTË TE TI, UNË JAM I KRIJUAR PREJ TEJE DHE KTHIMI IM ËSHTË TE TI. BEKIMI DHE MADHËRIMI TË TAKON VETËM TY”.   (SAhih Muslim, 1290)

E tërë mirësia është prej Allahut të Lartmadhëruar. E tërë mirësia është e Islamit dhe muslimanëve, nën ombrellën e përmbajtjes së Ligjit të Allahut të Lartmadhëruar, nën ombrellën e praktikimit të planprogramit të Allahut, i Cili është i projektuar për të qenë të lumtur robërit musliman.

Nuk ka vend për pesimizëm dhe humbje të shpresës. Nuk humbet shpresa në mëshirën e Allahut dhe nuk duhet dorëzuar, por përkundrazi duhet të shtohet shpresa dhe bindja në Allahun, edhe pse përsëriten, shtohen sprovat dhe fatkeqësitë.

Nuk ka lëkundje në bindje në Allahun, dhe kthim mbrapa s’ka, por kuptim të plotë, perceptim dhe bindje të fuqishme në Allahun, i Cili mposhtë gjithçka, dhe feja dhe ligji i Tij është triumfues.

Allahu i Lartmadhëruar nuk u jep fuqi, nuk u ndihmon dhe nuk lejon të dominojnë e të qeverisin parazitët, koprracët, të paaftit dhe dembelët. Allahu i Lartmadhëruar për të na ndihmuar dëshiron që të na zgjojë; duhet ta dimë se të gjitha këto sprova, kriza dhe probleme të cilat janë tubuar në umetin tonë nuk janë rezultat i paaftësisë së Allahut të Lartmadhëruar, dhe se Ai nuk ka mundësi t’i largojë. Zoti është i pastër nga kjo! Ai ka fuqi, ka mundësi, dhe nuk është ajo se Zoti do që robërit e Tij besimtarë të jenë të nënçmuar ashtu qysh të tjerët e quajnë, por e gjithë kjo është që të zgjohen të logjikojnë dhe të kuptojnë muslimanët. E gjithë kjo është që të kthehen muslimanët në parimin dhe ligjin e Allahut:

“Nuk ka dyshim se Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ai popull mos ta ndryshojë gjendjen e tij”.

(Err-rraëd, 11)

Kur çdo musliman e ndryshon veten e tij në atë çka Allahu është i kënaqur, atëherë Allahu ndryshon gjithçka dhe i drejton të gjitha çështjet në dobinë tonë me dëshirën e Tij, për t’i nderuar dhe respektuar robërit e Tij besimtarë.

Lini një koment