Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shpresa
Çdo anëtar i shoqërisë duhet të kujdeset që zemra e tij të jetë aksionare në ndërtimin e shpresës për një të ardhme më të mirë, të qetë, krenare dhe qeverisje të islamit dhe muslimanëve.
Shpresë do të thotë bindje në Allahun e Lartmadhëruar.
Shpresë do të thotë mirëbesim në Allahun e Lartmadhëruar.
Shpresë do të thotë lutje, përkushtim ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
Shpresë do të thotë mëshirë e Zotit ndaj umetit tonë.
Shpresë do të thotë falje gabimesh dhe ngritje të vlerave.
Shpresë do të thotë arritjen e gradës së shehidit në rrugën e Allahut të Lartmadhëruar.
Shpresë do të thotë shpëtim nga Zjarri dhe fitimin e Xhenetit.
Shpresë do të thotë qetësi, lumturi dhe sukses edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër.
Shpresë do të thotë pozitivitet dhe punë.
Shpresë do të thotë aktivitet punë dhe prodhim.
Shpresë do të thotë forcë dhe fuqi.
Shpresë do të thotë zhvillim dhe përmirësim i gjendjes; pa shpresë nuk ka as zhvillim, as përmirësim.
Shpresë do të thotë forcë, fuqi dhe fitore.
Shpresë do të thotë jetë të mirë dhe fisnike.
Shpresë do të thotë do të thotë përmirësim i vazhdueshëm i gjendjes tonë.
Shpresë do të thotë shkuarje e natës dhe zbardhje e ditës, që do të thotë humbje e errësirës dhe shpërndarje e dritës, do të thotë asgjësim i kriminelëve, uzurpatorëve, tradhtarëve dhe okupatorëve.
Shpresë do të thotë e nesërme e ndritshme, mëngjes fatlum, diell shndritës.
Shpresë do të thotë urim dhe përgëzim.
Shpresë do të thotë ligji i Allahut për islamin, imanin, e ajo gjendet dhe përsëritet vazhdimisht në Kur’an në format “Përgëzoji”, “Uroji”.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Përgëzoji ata të cilët kanë besuar dhe kanë vepruar punë të mira, se për ta (janë përgatitur) ka xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj …”.
(El-Bekare, 25)
“… Dhe, përgëzoji durimtarët”.
(El-Bekare, 155)
“Dhe, përgëzoji vepërmirët”.
(El-Haxh, 37)
“Dhe i përgëzojnë ata, të cilët do të shkojnë pas tyre dhe nuk kanë pasur fatin të jenë së bashku me ta”.
(Ali Imran, 170)
“Pra për të dashurit e Allahut (evliatë) nuk ka as frikë, as pikëllim, ata janë (të cilët) kanë besuar dhe i janë frikësuar Allahut, përgëzim për ta, edhe për këtë botë, edhe për botën tjetër, nuk ka ndryshim në fjalët e Allahut, ky është fitim i madh”.
(Junus, 62-64)
“Dhe, kur i erdhën Ibrahimit, të dërguarit tanë me lajm të mirë, përgëzues”.
(Hud, 69)
“Ata, të cilët i janë larguar tagutit (djallit) dhe më nuk e adhurojnë, por i janë kthyer dhe i janë drejtuar Allahut, për ta ka përgëzim, pra përgëzoji robërit (të cilët i janë kthyer Allahut)”
(Zumer, 17)
“Atë ditë fytyrat do të jenë të shndritura, të cilat do të shkëlqejnë, do të jenë të qeshura dhe të përgëzuara”.
Ajetet të cilat flasin për përgëzim janë të shumta ajo fjalë është fjalë burimore e fesë tonë islame dhe duhet të rrënjoset në zemrat tona.
Nëse i bëjmë një vështrim Kur’anit fisnik shohim se çdo pejgamber është përgëzuar për diçka, dhe shohim se përgëzimet më të mëdha janë për fëmijë:
IBRAHIMI a.s.
“Dhe ne e përgëzuam atë me një djalë të urtë”.
(Es-Safat, 101)
GRUAJA E IBRAHIMIT a.s.
“Dhe gruaja e tij, deri sa qëndronte në këmbë (i vjen menstruacioni dhe habitet) dhe ne e përgëzuam për lindjen e djalit Is’hak dhe pas Is’hakut, do t’i lindë nipi Jaëkubi”.
(Hudë, 71)
“Shkoni tek ai me këtë këmishë dhe fërkojani fytyrën e tij me të, se do t’i vjen shikimi, pastaj ejani me gjithë familjen tuaj të gjithë së bashku. Kur arriti karvani, babai i tyre tha: vërtet po e ndiej erën e Jusufit.
Thanë: Për Zotin ti veç je në humbje (mërzinë) e mëhershme.
Dhe në atë moment erdhi përgëzuesi dhe ia fërkoi fytyrën e tij dhe i erdh shikimi. Tha: “A nuk ju kam thënë juve se unë di nga Allahu atë që ju nuk e dini”.
(Jusuf, 93-96)
ZEKERIJA a.s.
“Vërtet Ne të përgëzojmë me një djalë, e emri i tij do të jetë Jahja”.
(Merjem, 7)
“Oj Merjeme, vërtet Allahu ju përgëzon me një djalë të cilin e ka caktuar të jetë me fjalën e tij (bëhu) dhe emri i tij do të jetë Mesijh, Isa i biri i Merjemes”.
(Ali Imran, 45)
Ndërsa umeti i Muhamedit është përgëzuar për vetë pejgamberin e tyre Muhamedin a.s.. Zoti i Lartmadhëruar tregon nëpërmjet Isa a.s.:
“Dhe (jam) përgëzues për një të Dërguar, i cili do të vjen pas meje, e emri i tij është Ahmed”.
(Es-Saf, 6)
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Vërtet Ne të kemi dërguar ty me të drejtë, për drejtësi përgëzues, tërheqësvërejtjeje”.
(El-Bekare, 119)
Sikurse e shohim se fjala “përgëzim” ka ndërlidhje të fortë me fenë tonë islame të pastër të pastër, shohim se te ne dhjetë sahabe janë përgëzuar me Xhenet.
Ebu Hurejre r.a. transmeton se Xhibrili i ka ardhur Muhamedit a.s. dhe i ka thënë:
“O i Dërguar i Allahut, një enë me ushqim dhe pije është përgatitur për Hatixhën, merre dhe jepja,yHhh e përshëndete me Selam prej Zotit të saj dhe prej meje, dhe përgëzoje për Xhenetin, i cili është me të gjitha të mirat ku nuk do të ketë aty dhembje,e as pikëllim”.
(Sahihul Buhari, 3536)
Sikurse shohim se “përgëzimi” ka ardhur në momentet më të veçanta, në momentin e vdekjes Xhabir bin Abdullahu tregon se e ka takuar atë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i ka thënë:
“O Xhabir, çka ke që je i thyer? – O i Dërguar i Allahut, babai im ka rënë shehid, është vrarë në Luftën e Uhudit, dhe ka lënë fëmijë dhe borxhe. Muhamedi i tha: A dëshiron të të përgëzoj për atë çka i ka ndodhur babait tënd?! – I thash: Po, o i Dërguar i Allahut. – Më tha: Allahu gjithmonë kur ka folur me dikë ka folur pas perdeve, ndërsa babën tënd e ka ringjallur dhe i ka folur drejtpërsëdrejti dhe i tha: O robi Im! Dëshiro, do ta kesh. Ndërsa babai yt i ka thënë: O Zoti Im! Më ringjall që të vritem për Ty. – Ne veç e kemi caktuar herët se kthim prapa s’ka. Ka thënë: Për këtë rast ka zbritur ajeti kur’anor”.
(Tirmidhiu, 2936, hasen garibë. Ibni Maxhe, 186, 2790.
“Sahih el-Xhamië lil alametu Albani”, 7905)
Vëlla!!
Feja jonë është fe e shpresës dhe përgëzim. A e dini domethënien e fjalës “Shpresë”!
Në “Muaxhem vexhizë – Shpresë” më së shumti përdoret për rastet kur shumë vështirë është për t’u realizuar.
Pra, shpresa (Emeli) në gjuhën arabe ka për qëllim shtresimin e realizimit të diçkaje për në të ardhmen që vështirë realizohet.
Unë me ju jam duke diskutuar çështjen e shpresës, posaçërisht në momentet kur shumica mendojnë se shumë larg është çështja e daljes së muslimanëve nga kriza. Pra duhet të mbjellim shpresë në zemrat e njerëzve, sepse kësaj radhe shpresa nuk është çështje e cila vështirë realizohet, ajo realizohet, por me një kusht: “Të vepruarit me planprogramin e Allahut të Lartmadhëruar”:
“Derisa mos ta ndryshojnë pozitivisht gjendjen e tyre”.
(El-Enfalë, 53)
Shpresa është obligim, apo jo?
Pa dyshim se shpresa është farz, sepse është çështje e besimit të çdo muslimani.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe mos e humbni shpresën në Allahun, vërtet shpresën në Allahun nuk e humb kush, pos pabesimtarëve”.
(Jusuf, 87)
Vëllezër!!
Ne jemi duke folur për farzin e çdo muslimani. Vërtet Allahu i Lartmadhëruar kur ka krijuar krijesat mbi ta ka lëshuar një pjesë të mëshirës prej 100 pjesëve të mëshirës së Tij me të cilën mëshirohen njerëzit, ndërsa 99 pjesë i ka rezervuar në Vete për Ditën e Kijametit.
Ebu Hurejre r.a. transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:
“Allahu e ka përpjesëtuar mëshirën në 100 pjesë dhe një pjesë e ka zbritur në tokë, e prej asaj pjese mëshirohen njerëzit derisa edhe kali e heq këmbën nga i vogli i saj me frikë se do ta lëndojë”.
(Sahih El-Buhari, 5541)
Mirëpo, pse Allahu të ndalë 99 pjesë të mëshirës së Tij për në ditën e Kijametit?! Që dera e shpresës së mëshirës së Tij të jetë e hapur për robërit e Tij gabimtarë, që të pendohen dhe të shpresojnë në mëshirën e tij dhe kurrë mos ta humbin shpresën. Allahu nuk dëshiron që robi i Tij t’i humbë shpresat, sepse kjo është pabesim.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe mos e humbni shpresën në Allahun, vërtet shpresën në Allahun nuk e humb kush pos pabesimtarëve”.
(Jusuf, 87)
Për të qenë dera e shpresës e hapur, Zoti Lartmadhëruar thotë:
“Zoti i Juaj e ka caktuar që Ai Vetë të jetë i mëshirshëm”.
(El-En’amë, 54)
Për të qenë dera e shpresës e hapur, Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë”.
(El-Earafë, 156)
Për të qenë dera e shpresës e hapur, Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Mëshira Ime ka prioritet nga dënimi Im”.
(Muslimi, 4940)
Vëllezër!!
Të gjithë ne së bashku duhet të shpresojmë në ndihmën e Allahut për këtë fe. Për këtë kurrë nuk duhet ta humbim shpresën, dhe kurrë nuk duhet të dyshojmë. Nëse në këtë dyshojmë jemi në rrezik. Pesimizmi nuk është cilësi e besimtarit, por është çështje e pabesimtarëve dhe hipokritëve.
Vëlla!! Përgëzohu për Allahun e Lartmadhëruar.
Gjithmonë mbaje shpresën në Allahun e Lartmadhëruar.
Kurrë mos e humb shpresën në udhëzimin e Allahut robërit e Tij muslimanë. Kurrë mos e humb shpresën në ndihmën e Allahut të Lartmadhëruar për këtë fe.
Mendo vetëm të mirën në Allahun e Lartmadhëruar.
Ke besim të plotë në Allahun e Lartmadhëruar.