Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Qëndrueshmëria në fe
Është çështje shumë e lehtë për të hyrë në shtëpinë e adhurimit, ashtu siç është çështje shumë e lehtë për të dalë nga shtëpia e mëkateve, ndërsa përqendrueshmëria është e vështirë. Ata të cilët dëshirojnë Iman të fortë dhe vullnet të fortë, bazë duhet të kenë përqendrueshmërinë.
Disa forma të paqëndrueshmërisë
- Kur të vjen muaji i bekuar i Ramazanit, shohim se si njerëzit i kthehen Zotit të Lartmadhëruar, ndërsa kur të kalon shohim se si ata prapë vazhdojnë me të vjetrën!
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH
- Shohim se si disa fillojnë t’i përmbahen fesë me plot ngazëllim dhe entuziazëm, mirëpo befasisht ndodhë diçka si:
- Sillet keq me të ndonjëri prej fetarëve, e ai kthehet si ka qenë më parë, duke u arsyetuar se: Ja kështu të cekët janë të devotshmit.
- Hynë në xhami, ndërsa para xhamisë i ka lënë këpucët e shtrenjta, mirëpo kur del prej xhamisë sheh se këpucët i janë vjedhur, e ai kthehet prapë me të vjetrën, duke thënë: Kurrë më nuk do të shkojë në xhami.
- Sheh diçka te të devotshmit që nuk i pëlqen, prapë kthehet me të vjetrën, duke thënë: Se kam kaluar një kohë në mesin e të devotshmëve, mirëpo e kam parë se si në tregti, si në veprimet e tjera nuk janë të sinqertë, nuk janë të përpiktë etj. etj.
Vëlla!
Nëse dëshiron shpëtim dhe përqendrueshmëri, mos i shiko të tjerët se si sillen me ty, por drejtoju Allahut të Lartmadhëruar me punë të mira dhe të qëndrueshme, nëse nuk vepron kështu, ta dish se shpinën ia ke kthyer Allahut të Lartmadhëruar dhe emrave të bekuar të Tij.
Vëlla!
Nëse të tjerët i merr për bazë për veprat e mira të tua, atëherë e ke humbur qëndrueshmërinë. Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Ka disa prej njerëzve që adhurojnë Allahun një anshëm (lëkundshëm). Nëse i bie mirë, e pranon dhe është i qetë në të, por nëse e kaplon ndonjë sprovim, menjëherë largohet dhe ia kthen shpinën fesë, kështu ai ka humbur edhe këtë botë, edhe botën tjetër, kjo është humbje e qartë”.
(El-Haxh, 11)
- Shohim se si disa i kryejnë detyrat, i kryejnë detyrat sepse prej Allahut dëshiron që t’i plotësohet ndonjë dëshirë, si p.sh. të kalojë në provime ose për t’u martuar me ndonjë vajzë, ose për ndonjë pasuri etj., etj. Kur t’ia plotësojë Allahu i Lartmadhëruar atë dëshirë kthehet me të vjetrën, në rrugën e humbur.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH
- Shohim se si disa premtojnë se nëse Allahu do t’ia mundësojë t’i realizojë shpresat dhe dëshirat e tij, atëherë ai do ta adhurojë Allahun dhe nuk do të mëkaton, mirëpo edhe pse i realizohen dëshirat dhe shpresat, ai nuk e mban premtimin.
Këto janë disa prej formave të pavendosmërisë. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Ka disa prej tyre të cilët i premtojnë Allahut, nëse na jep prej të mirave të Tij do të japim sadaka dhe do të jemi vërtet prej më të mirëve. E kur iu ka dhënë Allahu prej të mirave të Tij, janë bërë koprracë, e kanë kthyer shpinën dhe janë bërë prej të larguarve. Ata i ka kapluar dyfytyrësia në zemrat e tyre dhe ashtu do të jenë deri kur ta takojnë Allahun, kur ta vërtetojnë se kanë tradhtuar, dhe nuk e kanë kryer premtimin e dhënë ndaj Allahut, dhe se kanë gënjyer. Po, a nuk e dinë se vërtet Allahu e di të fshehtën e tyre dhe pëshpëritjen e tyre. Vërtet Allahu është njohës i të fshehtave”.
(Et-Tevbe, 75,78)
Vëlla!
Nëse dëshiron shpëtim, bëhu i vendosur në adhurim ndaj Allahut, e mos e lejo veten që t’i premtosh Allahut e pastaj të tradhtosh, sepse kjo është formë e labilitetit dhe humbjes së vendosmërisë.
- Shohim se si disa i drejtohen Allahut të Lartmadhëruar me seriozitet, ua mësojnë të tjerëve fenë e tyre, i udhëzojnë të tjerët në rrugën e Allahut, thërrasin në rrugën e Tij, e kur të torturohen dhe përjetojnë sprova nga të tjerët për veprimtarinë e tyre, aq shumë shmangen, aq shumë frikësohen, aq shumë izolohen, sa që të gjithë aktivitetin e tyre e ndërpresin.
Ashtu ndodhë kur ndonjë vajzë e re për shkak të mbulesës përjeton vështirësi në punën e saj ose ka mosmarrëveshje me burrin e saj, shumë shpejt e humb durimin, dorëzohet dhe e heq mbulesën, e nuk turpërohet. Kjo do të thotë humbje e vendosmërisë. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Ka disa prej njerëzve të cilët thonë kemi besuar Allahun, por kur torturohen për shkak të rrugës së Allahut, ai barazon (balancon) sprovimin e njerëzve me dënimin e Allahut”.
(El-Ankebut, 10)
Vëlla!
Nëse dëshiron shpëtim bëhu i vendosur në adhurim ndaj Allahut, e mos e lejo veten që të largohesh nga adhurimi për shkak të torturimeve dhe nënçmimeve të tjerëve, sepse kjo do të thotë sterilitet dhe labilitet.
Shohim se si disa janë të devotshëm, mirëpo ai thotë se nuk e ka përjetuar ëmbëlsirën e imanit, nuk ndien përkushtim në namaz, nuk ndien ëmbëlsirë kur të këndojë Kur’an, nuk përjeton përforcim të imanit me agjërim dhe sadaka etj., etj. Kjo do të thotë labilitet.
Shohim se si disa ndiejnë plogështi dhe zbrazëti kur t’i kryejnë adhurimet ndaj Allahut ose kur të largohen prej mëkateve dhe nuk kanë interesim të madh në adhurim, nuk i drejtohen me përkushtim Allahut të Lartmadhëruar. Ndihen të dobët pse i janë “drejtuar” Zotit dhe se kanë filluar për t’u zhgënjyer me veten e tyre pse mësojnë, dhe i përmbahen fesë.
Zhgënjehen pasi që i përcjellin lajmet për muslimanët në Palestinë, në Irak dhe në vendet tjera islame, dhe nuk mund të durojnë vazhdimisht. Saktësisht kjo është labilitet dhe humbje e vendosmërisë.
Vëlla!!
A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut të Lartmadhëruar:
“A ju e paskeni llogaritur se do të hyni në xhenet, pa iu ardhur juve (sprovimi) sikurse atyre para jush, kur i ka kapluar varfëria dhe vështirësia dhe aq shumë janë tronditur sa që i Dërguari thoshte, e me të edhe ata që kishin besuar: “Kur më, ndihma e Allahut?!” Po, me të vërtetë ndihma e Allahut është afër!”.
(El-Bekare, 214)
A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut të Lartmadhëruar:
“A ju e paskeni llogaritur se do të hyni në xhenet, e pa e ditur Allahu se cili prej jush është angazhuar dhe ka luftuar në rrugën e Allahut, dhe duke i njohur durimtarët”.
(Ali Imran, 142)
Vëlla!!
Duro deri në vdekje, duro në adhurim ndaj Allahut deri në çastet e fundit të jetës.
- Shohim se si disa i drejtohen Allahut, mirëpo kur të jenë të angazhuar me çështjet e dunjasë, nuk brengosen pse bëjnë mëkate, ose i lëshojnë urdhrat e Allahut, bëhen indiferentë, nuk i interesojnë çka iu ndodhë muslimanëve dhe si torturohen e maltretohen ata. Ata martohen, shtohen lindin fëmijë, i kthehen pasurisë, bashkëshorteve, fëmijëve. Saktësisht kjo është labiliteti dhe humbja e vendosmërisë.
Vëlla!!
A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut të Lartmadhëruar:
“O ju të cilët keni besuar, ç’është me ju, që kur u thuhet: Dilni në (luftë) rrugën e Allahut”, ju u rënduat në vend dhe u ngulitët. A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote se sa me botën tjetër? Përjetimi i kësaj bote në krahasim me botën tjetër është kënaqësi shumë e vogël”.
(Et-Tevbe, 38)
Vëlla!!
Këto janë disa prej formave të labilitetit, të gjitha i ka përmbledhur ajeti kur’anor, e pastaj tërheqë vërejtjen për të mos humbur vendosmërinë, ia tërheqë vërejtjen secilit: atij i cili fillon adhurimin, pastaj largohet, atij i cili një kohë ka qenë i devotshëm, e pastaj është larguar.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Mos u bëni sikurse ajo, e cila e ka prishur thurjen e saj, pasi që e ka thurur me forcë dhe mund të madh”.
(En-Nahl, 92)
Vëlla!!
Paramendo sikur një grua e cila thur rrobën me mund të madh, deri sa i afrohet përfundimit, kur befasisht në vend se ta vazhdojë thurjen, ajo fillon ta shthurë, deri sa e shthurë tërësisht dhe bëhet sikurse të mos kishte punuar asgjë! Ky ajet kur’anor ka kuptim të veçantë, i cili tregon pavendosmërinë me shembull të qartë dhe konkret.