Pejgamberi a.s. – mbjellësi i shpresës

Amër Halid

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Pejgamberi a.s. – mbjellësi i shpresës

 

Pejgamberi s.a.v.s. gjithmonë është angazhuar për mbjelljen e shpresës në Allahun e Lartmadhëruar te Sahabët r.a., deri sa edhe në momentet më të vështira, sepse ai prej tyre dëshironte imanë të fortë dhe të palëkundur. Ai i ka edukuar dhe i ka strukturuar me imanë të fortë, të cilët kanë qenë gjenerata e shkëlqyeshme pas pejgamberëve.

Vëlla!!

Besimtarit sa më shumë që i ngushtohen çështjet atij më shumë i rritet shpresa në Allahun e Lartmadhëruar. Ndërsa, ai i cili nuk është besimtar i vërtetë kur t’i ngushtohet çështja i rritet pesimizmi dhe dëshpërimi. Zoti na ruajt nga ajo gjendje.

Hipokriti është larg Allahut, ai vetëm i përcjellë interesat e tij, prej tij nuk ka dobi. Ndërsa besimtari është i ndërlidhur për Allahun e Lartmadhëruar, ai nuk humbë kurrë.

Në këtë parim i ka edukuar Pejgamberi s.a.v.s. sahanët, i ka edukuar në mbështetje vetëm në Allahun e Lartmadhëruar, i ka edukuar në shpresë në Allahun e Lartmadhëruar, bindje dhe besim në Allahun fuqiplotë.

Adij Hatemi r.a. transmeton se:

“Kur kam kuptuar se do të vjen i Dërguari i Allahut, e kam urryer për së tepërmi takimin me të. Kam shkuar në anën e romakëve deri te Kajseri, mirëpo edhe aty e kam urryer pozitën time më shumë se sa të takohem me të Dërguarin e Allahut. Pastaj jam ndalur një çast dhe e kam pyetur veten: “Për Zotin, po pse të mos e takoj atë njeri (Muhamedin a.s.)?! Nëse është rrenacak nuk mund të më dëmtojë. Nëse është besnik do ta kuptoj besnikërinë e tij”. Për këtë arsye kam shkuar dhe e kam takuar. Kur kam hyrë aty njerëzit brohoritën: Adij bin Hatemi, Adij bin Hatemi!

Pastaj vazhdon duke treguar Hatemi: Hyra te i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e ai më tha: O Adij bin Hatem! Prano Islamin, do të jesh i shpëtuar, këtë e përsëriti tri herë. I jam përgjigjur: Por unë kam fenë time. Ai më tha: Unë fenë tënde e di më mirë se ti. I thashë: Ti të dish për fenë time më mirë se unë?! – Ai tha: Po. Mirë, a nuk je prej rukusijëve, ndërsa ti merrë një të katërtën e bagëtive të popullit tënd. I thash: Po. – Ai tha: Në fenë tënde kjo është e ndaluar. Deri sa e tha këtë, pastaj vazhdoi: Unë e di edhe çka të pengon për ta pranuar islamin. Sepse ti mendon dhe thua: Si t’i pasoj njerëzit e dobët dhe ata të cilët nuk kanë forcë dhe fuqi, ata i kanë larguar arabët. Por, a di ti për sunduesin më të madh persian. – I thash: Kam dëgjuar për të, por asnjëherë nuk e kam takuar. – Ai tha: Për Zotin, në dorën e të Cilit është shpirti im, Allahu do ta plotësojë urdhrin e Tij, sa që gruaja prej Persisë do të udhëtojë për të shkuar në haxh pa përcjellje dhe nuk do ta lëndojë askush dhe do të çlirohet perandoria e Kisra bin Hermezit. – I thash: Kisra bin Hermezit?! – Tha: Po, Kisra bin Hermezit dhe do të shpërndani pasuri sa të dëshironi, por askush nuk do të ketë nevojë dhe askush nuk do ta pranojë.

Pastaj tregon Adij bin Hatemi, për atë kohë: Ja sot gruaja udhëton prej Persisë deri në Qabe për ta kryer haxhin pa kurrfarë përcjellje dhe pa kurrfarë rreziku. Unë kam qenë ai kur është çliruar kështjella e Kisrasë bin Hermezit”.

Për Zotin në dorën e të Cilit është shpirti im ju do të jeni përsëri ata që do ta keni forcën sepse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka thënë këtë.

 

Vëlla!! Adiju r.a. pranoi Islamin me shpresë se Islami ka ardhmëri dhe pjesëtarët e tij kanë fitim edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër me bindje të plotë në Allahun, po ti a e ke këtë shpresë?

Ne jemi umet i caktuar për fisnikëri dhe triumf, nëse pasojmë shkaqet dhe i mbështetemi vetëm Allahut dhe askujt tjetër.

Suraka bin Xhuëshem transmeton se:

“Deri sa isha në një takim (vendtubim) të fisit Beni Medlexh, një njeri prej tyre m’u afrua dhe në heshtje më tha: O Surak, pak më parë pashë një pikë (shenjë) të zezë, e cila ecte në shkretëtirë, mendoj se është Muhamedi me shokun e vet”. I kam kuptuar se ata janë, por ia kam ndryshuar mendjen, duke i thënë se ata janë filani dhe filani, të cilët janë njerëzit tanë”. Në atë vendtubim kam ndenjur edhe një çast apo pak kohë, pastaj kërkova leje dhe dola jashtë. Robëreshën, e cila ka qenë e caktuar të më shërbejë, e urdhërova të ma përgatis kalin dhe ta dërgonte prapa bregores. Pastaj kam marrë shtizën time dhe dola nga dera e prapme e shtëpisë, duke ecur në maje të gishtërinjve që të mos lë gjurmë prapa. Kur kam arritur te kali, i hipa dhe u nisa me shpejtësi dhe i kam arritur. Gjatë rrugës, kali mori në thua dhe më rrëzoi për toke. U ngrita dhe i mora në qesen time shtizat e fallit, i hodha dhe e kapa njërën, kur shigjeta e fallit ishte që mos ta vazhdoj rrugën se do të më godas e keqja. Por, unë i hipa kalit, nuk e përfilla fallin (shortin) dhe vazhdova rrugën me shpejtësi. Kur, papritmas kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke kënduar Kur’an, i qetësuar dhe pa shikuar djathtas e majtas, ndërsa Ebu Bekri ishte i kujdesshëm dhe ende lëvizte kokën anash, djathtas e majtas. Në ato çaste kali im u fundos me këmbët e përparme të tij në tokë deri në gjunjë. Zbrita nga kali, dhe e ngrita. Ai posa doli prej toke prapë u fundos, dhe kur tentoi përfundimisht të dilte prej toke, kur papritmas gufoi rëra, pluhuri i së cilës u ngrit lartë si tym. I mora shigjetat e fallit i hodha, dhe e mora njërën, përsëri shorti (falli) ishte që mos ta vazhdoj rrugën dhe detyrën që e kisha marrë, se do të më godas e keqja.

Atëherë fillova të kërkoj ndihmë duke bërtitur me tërë fuqinë që kisha. Ata më premtuan siguri. Kali im shpëtoi nga rëra e gjallë. Unë i hipa dhe iu afrova atyre. Mendoja me vete se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e di se dëshiroja t’i zë andaj i thashë: “Populli yt ka caktuar shpërblim për atë, i cili të kap të gjallë. Unë i kam dhënë shënime për ty dhe për rrugën tënde. Ju kam përgatitur pajisje dhe ushqim …”. Dhe kështu flisja e flisja kur ai më tha: “Largohu prej nesh!”.  Atëherë e luta të ma shkruaj një fletë garantuese. I Dërguari i Allahut e urdhëroi Amir b. Fuhejres dhe ai ma shkroi në një pjesë lëkure. Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. vazhdoi rrugën e tij”.

(Sahihul Buhari)

Omer bin Hatabi r.a. transmeton se, kur ia kam dhënë Surakës rrobat, shpatën dhe kapelën e Kisrasë, i ka veshur Suraka bin Malik bin Xheashem dhe ka thënë:

“Falënderoj Allahun, i Cili ia mundësoi të veshë rrobat e Kisrasë një arabi beduin”.

Shafiiju thotë: “Vërtet i ka veshur Suraka, sepse Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Surakës, pasi ia shikoi duart e tij: Po shoh sikur ti i ke të veshura rrobat e Kisrasë. Vallahu Ealem”.

(“El Bidaje ve Nihaje ibni Kethiri”, 6/201)

Vëlla!!

Kjo është shpresa të cilën e ka përjetuar Suraka r.a., ndërsa edhe ju duhet të keni ndonjë shpresë për të cilën duhet të jetosh që të kesh ambicie që ta forcosh shpirtin.

Berra bin Azibi transmeton se:

“Kur na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për të hapur hendeqe (istikame), në një vend ku ishim ne, u paraqit në mes të hendekut një gurë i madh të cilin nuk mund ta eliminonim. Shkuam dhe ia treguam të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Atëherë erdhi i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e vendosi rrobën e tij, u ngjit mbi gur, e mori mjetin thyerjes e tha: BISMILAHI dhe i ra me të fortë dhe e theu një të tretën e gurit, e pastaj tha: Allahu Ekber, mu dhanë çelësat e Sirisë. Për Zotin unë nga ky vend po i shoh kështjellat e tij. Pastaj tha: BISMILAH dhe i ra për së dyti dhe e theu prapë një të tretën e gurit, e tha: Allahu Ekber, mu dhanë çelësat e Persisë. Për Zotin unë po i shoh qytetet, po i shoh kështjellat e bardha nga këtu. Pastaj tha: BISMILAHI dhe i ra edhe për të tretën herë dhe e theu gurin në tërësi e tha: Allahu Ekber, mu dhanë çelësat e Jemenit. Për Zotin po i shoh dyert e Sanasë nga ky vend ku jam”.

(Musnedi Imam Ahmedit, 17946)

 

Vëlla!!

Shiko se si ka mbjellë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shpresë për të ardhmen e mirë, për islamin, muslimanët në shpirtrat e sehabeve dhe si i ka edukuar ata në kohërat më të vështira, sa që armiku iu kishte vështirësuar dhe furnizimin me ushqim!

Ajo ka qenë shpresa se kjo fe do të fitojë.

Ajo ka qenë bindja në Allahun e Lartmadhëruar dhe imani i ngulitur në Allahun e Lartmadhëruar.

A e ke ti këtë shpresë në Allahun e Lartmadhëruar?

Ky është ushqimi i kësaj bote dhe i botës tjetër nëse e do ti këtë ushqim.

Gruaja e Muhamedit a.s., Aishja r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: E kam pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: A ke përjetuar ditë më të vështirë se në ditën e Uhudit? Ai mu përgjigj: Po, ditën më të vështirë e kam përjetuar prej popullit tënd, bile më të vështirë se në Akabe. Kam shkuar dhe iu kam lajmëruar Ibni Abdi Jalijl bin Abdul Kelal dhe ai nuk më është përgjigjur, dhe pasi jam larguar nga aty, i mërzitur dhe i pikëlluar, dhe pasi kam arritur në vendin Thealib, e kam ngritur kokën time, kur shoh se retë më kanë mbuluar me hije. Shikova lart, kur pash Xhibrilin, i cili më thirri dhe më tha: Vërtet Allahu i Lartmadhëruar ka sjellë te ti Melekun e kodrave që ta urdhërosh çka të dëshirosh, për t’i dënuar ata. Tregon Aijsha se Meleku i kodrave e ka thirrur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., i ka dhënë selam dhe i ka thënë: O Muhamed, vërtet Allahu ka dëgjuar fjalët e popullit tënd.

Unë jam jeleku i kodrave; Zoti yt më ka dërguar që të veproj sipas urdhrit tënd, nëse dëshiron do t’i bashkoj këto dy kodra dhe do t’i zhduki ata në tërësi! Ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka thënë:

“Jo, përkundrazi, sepse unë kam shpresë se prej mesit të tyre Allahu do të nxjerrë disa të cilët do ta adhurojnë Allahun të Vetmin, dhe kurrë nuk do t’i bëjnë shok Atij”.

(Buhariu, 2992)

Shejh Uthejmini r.a. për këtë thotë: Shiko për shpresën në jetën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe vizionin e tij (largpamësinë) në kohët më të vështira në rrethana më të vështira, dhe çfarë shpresë ka pasur në Zotin e Lartmadhëruar.

 

Vëlla!!

A e ke edhe ti këtë ndjenjë, dhe a keni edhe ju shpresë të tillë!!

Lini një koment