Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Pozitiviteti – urdhër i Allahut
Pse i gjithë ky negativitet?
Sepse të gjithë ne themi me një gjuhë të përbashkët:
“Mendimi im nuk është në gjendje për ta ndryshuar në të mirë dhe për ta rregulluar gjendjen.”
Vëlla!!
Patjetër ti duhet të jesh pozitiv, edhe pse asgjë nuk ndryshon rreth teje. Ti patjetër duhet të këshillosh, të udhëzosh dhe të kumtosh të vërtetën, ndërsa ndryshimin e gjendjes e bënë i Gjithëfuqishmi, Allahu i Lartmadhëruar.
Vërtet Allahu i Lartmadhëruar nuk do asgjë tjetër, përpos angazhim dhe shtytje për përmirësimin e gjendjes në vetvete dhe atë çka të rrethon, por me sinqeritet, durim dhe bindje të plotë në Allahun e Lartmadhëruar.
Vërtet Allahu i Lartmadhëruar na shpërblen për angazhimin dhe rrethanat, të cilat mundohemi t’i ndryshojmë në të mirë, e jo për rezultatet e tyre.
Vëlla!!
Pozitiviteti është program hyjnor i Allahut, program i adhurimit, program i thirrjes, e cila ndikon dhe bën dobi, për këtë arsye duhet të jesh pozitiv në vetvete aty ku jeton, që të jesh i devotshëm dhe të largohesh prej gabimeve, po ashtu duhet të jesh pozitiv me të tjerët, nuk është në rregull që vetëm veten ta ndryshosh e pastaj me menduar se aty u rregullua dhe ka përfunduar çdo gjë.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Vërtet Allahu nuk e ndryshon (pozitivisht) gjendjen e një populli, derisa ata ta ndryshojnë gjendjen e tyre.” (Erraëd 11). Nuk ka thënë se Zoti e ndryshon njeriun pa e ndryshua ai çka ka në veten e tij, edhe pse ndryshimi i njeriut në vetvete është hapi i parë dhe esencial për ndryshimin e shoqërisë, dhe zhvillimin e tij, mirëpo, ai patjetër duhet të jetë pozitiv dhe t’i thërret të tjerët në atë çka është i kënaqur Allahu, Krijuesh i botëve.
Vëlla!!
Ky ajet nuk flet vetëm për individin, por flet edhe për shoqërinë. Nuk mjafton për ta ndryshuar vetëm veten, e mos të angazhohesh, e mos të përpiqesh për ta ndryshuar shoqërinë, për ta përmirësuar gjendjen e tij me ndihmën e Allahut të Lartmadhëruar.
Shembull:
Si mund t’i mbrosh apo t’i sigurosh fëmijët e tu prej lëndëve narkotike, dhe degjenerimeve tjera të përhapura në shoqëri, derisa shoqëria nuk kujdeset për t’i mbrojtur dhe për t’i siguruar fëmijët e tu?!
Nëse çdo njeri prej neve i lejon dukuritë negative për t’u përhapur dhe asnjëri nuk angazhohet për t’i ndryshuar, një ditë ato dukuri negative do t’na kaplojnë gjithë neve. Zoti na ruajt nga shkatërrimi dhe shkatërrimtarët!
Pse ne nuk jemi të izoluar nga kjo shoqëri dhe nuk mundemi të izolohemi prej saj.
Shembull:
Shohim prindër të devotshëm, deri në maksimum në fe, mirëpo djemtë e tyre thonë: Ne kemi vepruar gjithçka.
Kjo për arsye se nuk kanë qenë pozitiv në përmirësimin e gjendjes së shoqërisë, në ambientin ku jetojnë.
Ata e kanë lënë që degjenerimi të përhapet në shoqëri dhe nuk kanë urdhëruar në punë të mira, e as nuk kanë ndalua prej punëve të këqija dhe nuk i kanë ndaluar dukuritë negative. Për këtë arsye kanë arritur ato dukuri negative te fëmijët e tyre.
Vërtet Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:
“Vërtet Allahu nuk ndryshon diçka në një popull, derisa mos të ndryshojnë ata diçka në vetveten e tyre.” (Er-Rraëd, 11)
Secili duhet të merr pjesë në ndryshimin e gjendjes së umetit, e jo vetëm një apo disa individë, secili njeri ka përgjegjësi të madhe në ndryshimin e rrethanave dhe dukurive të shëmtuara.
Secili prej nesh duhet të jetë pozitiv në ndryshimin e gjendjes së shoqërisë, derisa ta përmirësojë Allahu gjendjen tonë, po që se vazhdon ndryshimi i plotë i shoqërisë edhe njëqind vite. Secili prej nesh le të përpiqet të veprojë dhe të ndryshojë diçka pozitivisht.