Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Lloje të negativitetit
Kam për qëllim të gjitha llojet e negativitetit në shoqëri, duke filluar prej prishjes së ashensorit dhe moskujdesjes së disa pjesëtarëve të shoqërisë në rregullimin e tij, mosmbyllja e kapakut të tualetit dhe mospërkujdesja e të gjitha çështjeve tjera banesore të përbashkëta.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Secili thotë: Nuk është çështja ime. Kjo nuk më intereson, nuk kam të bëjë me këtë. Pastaj, në punë shohim të meta të panumërta, duke i lënë shumë çështje pas dore, e deri te vjedhja, shohim moskujdes për të tjerët..
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Secili thotë: Nuk është punë e imja, kjo nuk më intereson, nuk kam të bëj me këtë, nuk është në kompetencën time.
A mund ta imagjinosh se sa është e përhapur kjo dukuri dhe sa është e dëmshme dhe negative?
Hyn në automjet ku është ambient i vogël, kur i sheh se si të tjerët menjëherë e ndezin cigaren, pa u interesuar dhe pa u brengosur se a i dëmton të tjerët apo jo.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Secili thotë: Nuk është punë e imja, kjo nuk më intereson, nuk kam të bëj me këtë, aq shumë është përhapur dukuria negative në këto çështje, sa që është bërë çështje normale edhe pse është e shëmtuar.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Si është e mundur që Allahu t’na ndihmoj derisa ne jemi në këtë gjendje dhe veprojmë kështu?!
Shohim se si rinia është e pamoralshme dhe e kanë humbur karakterin, janë larguar nga rruga e Zotit të tyre, djem e vajza, burra e gra.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Secili thotë: Nuk kam të bëj me këtë, nuk është punë e imja, kjo nuk më intereson, nuk kam të bëj me këtë, nuk është në kompetencën time.
E shohim se si Muezini e thërret ezanin ndërsa pjesa më e madhe nuk i përgjigjen thirrjes.
Shohim kafenetë dhe klubet të mbushura me njerëz, ndërsa xhamitë jo, përpos disave që falen.
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Secili thotë: Nuk kam të bëj me këtë, nuk është punë e imja, kjo nuk më intereson, nuk kam të bëj me këtë, nuk është në kompetencën time.
…
Ne nuk i trimërojmë fëmijët tanë me pozitivitetin me të cilin janë lindur, por i zhytim në dukuri negative, i bëjmë të mendojnë negativisht ashtu siç jemi ne!
LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH.
Si mund të ndryshoj pozitivisht gjendja e umetit derisa të jemi kështu në këtë dukuri negative dhe mosinteresimi për gjendjen aktuale?!
Si mund të arrijmë deri te fitorja kur ne nuk veprojmë për realizimin e saj?!
Duhet që negativitetin ta shndërrojmë në pozitivitet.