Serioziteti në fe

Amër Halid

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Serioziteti në fe

 

Allahu i Lartmadhëruar thotë:

“Atë çka u kemi dhënë, merreni me seriozitet dhe forcë.”

(El-Bekare, 63)

“Merre atë me forcë dhe urdhëroje popullin tënd që ta marrin atë çka është më e mira.”

(El Earaf, 145)

“Më ndihmoni dhe më përkrahni me forcë.”

(El-Kehf, 95)

“O Jahja, merre librin me forcë. Ne i kemi dhënë atij forcë dhe urtësi që nga fëmijëria.”

(Merjem, 12)

 

Ne e shohim se fjala “me forcë” vazhdimisht përsëritet në librin e Allahut, që do të thotë Allahu ka tregua vlerën dhe rëndësinë e seriozitetit dhe përgjegjësisë.  Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:

“O besimtarë, kur të konfrontoheni me ndonjë armatë (të armikut) përqendrohuni, bëhuni të fortë dhe kujtojeni Allahun pandërprerë.”

(El-Enfal, 45)

 

Ky ajet fisnik na tregon për dy çështje të rëndësishme kur të jetë krizë, rrezik dhe konfrontimi me armikun:

  1. Përforcimi, që do të thotë ‘serioziteti’
  2. Përkujtimi i Allahut të Lartmadhëruar, i cili është ibadeti më i vlefshmi dhe rrugë kryesore për qetësimin e zemrës dhe të shpirtit.

 

Serioziteti ka qenë cilësi e pejgamberëve dhe të dërguarve.

Ibrahimi a.s. ka qenë djalosh i ri kur i ka thye idhujt dhe është ballafaquar me pabesimtarët, mirëpo ka qenë i vendosur, serioz dhe çështjen e thirrjes në islam e ka marrë me përgjegjësi.

 

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“(A të kujtohet) Kur ai (Ibrahimi) i tha babës së vet dhe popullit të tij: “Ç’janë këto idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?” Ata iu përgjigjën: Kështu kemi gjetur të parët dhe baballarët tanë, i adhuronin këto idhuj. Ibrahimi tha: “ Me të vërtetë ju (si) dhe baballarët tuaj jeni në humbje të qartë.” Ata thanë: A na ke sjellë ti të vërtetën, apo ti je nga ata që tallen? “(Ibrahimi) tha: Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve dhe i Tokës, që Ai i krijoi ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë. Dhe, për Zotin, do t’ju bëjë një dredhi idhujve tuaj, posa të largoheni ju!”  Unë i bëra ato copa-copa, përpos idhullit të tyre më të madh, se ndoshta ata do t’i drejtohen atij.  

 (Enbija, 52-60)

 

Po ashtu shokët e shpellës a.s. kur janë ballafaquar me mbretin kriminel kanë qenë të rinj, aty prej 16 – 18 vjeç, mirëpo kanë qenë serioz dhe e kanë marr detyrën me përgjegjësi.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Përkujto ti) Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë:“O Zoti ynë, dhurona mëshirë nga ana Jote dhe na bëjë të vendosur neve që të jemi në rrugë të drejtë dhe çdo çështje e jona të jetë në drejtësi.” (E pranuam lutjet e tyre) dhe në veshët e tyre vendosëm mburojë (i vëmë në gjumë) që të jenë të sigurt në shpellë për shumë vite. Pastaj i kemi zgjuar ata për të vërtetuar secili nga dy grupet të vlerësojë më mirë sa kohë kanë qenë të strehuar. Ne po të tregojmë ty historinë e tyre me tërë vërtetësinë e saj. Ata ishin djelmoshat që besonin në Zotin e tyre, dhe ne ua kemi forcuar rrugën e tyre të drejtë. Dhe Ne, ua forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Na, nuk iu kemi lutur kurrsesi zotit tjetër përpos Tij. Përndryshe – atëherë do të kishim thënë gënjeshtër të madhe.”

(El-Kehf, 10-14)

Ku është serioziteti ynë me Allahun e Lartmadhëruar?

Lini një koment