Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Serioziteti i pejgamberit s.a.v.s.
Pejgamberi s.a.v.s. ka qenë serioz dhe tepër i përpiktë. Gjithmonë ka qenë i përgjegjshëm në kumtimin e fesë dhe përhapjen e saj në tërë botën.
Një ditë shkojnë kurejshitët te Ebi Talibi dhe ankohen për Muhamedin a.s.. Ata kanë paraqitë kërkesë që të ndalohet në thirrje të fesë së tij dhe fyerjen e zotërove të tyre. Në ankimet e tyre thoshin: Djali i vëllait tënd i ka fyer zotat tanë, andaj le të mos vazhdoj thirrje të fesë së tij. Ebu Talibi e pranoi ankesën e tyre dhe shkoi te djali i vëllait, pra te Muhamedi a.s. dhe i thotë: O djalë i vëllait tim. Populli yt ka ardhur tek unë dhe janë ankuar për ty, andaj ke kujdes dhe ndërprite misionin tënd që të bëhet mirë edhe për mua, edhe për ty dhe mos më ngarko me diçka çka nuk mund ta përballoj as unë, dhe mos e ngarko veten me diçka çka nuk mund ta përballosh as ti. Muhamedi a.s. e vërejti se axha i tij Ebu Talibi ishte dorëzuar, ishte dobësuar dhe ishte pesimist, për këtë arsye i thotë: O axha im, edhe sikur diellin të ma jepnin në dorën time të djathtë dhe hënën në dorën time të majtë, kurrë nuk do të largohem nga misioni dhe detyra ime, derisa të mbizotëroj feja e Allahut, ose të vdes duke thirrur ne fenë e Tij.
Ky është serioziteti i vërtetë. Kjo është aftësia për marrjen e përgjegjësive dhe detyrave.