Musa a.s. dhe pendimtari

Amër Halid

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Musa a.s. dhe pendimtari

 

Jetonin beni Israilët me thatësi të madhe dhe uri të madhe. Jetonin në krizë ekonomike sa që edhe shi nuk binte fare, kështu që ishin tharë pemë e perime dhe çdo gjë tjetër.

Shkojnë te Musa a.s. i tregojnë dhe kërkojnë prej tij që të bën lutje te Zoti i Lartmadhëruar për të lëshuar shi. Musa a.s. e lut Zotin për shi, mirëpo shi nuk bie. Musa a.s. tha: O Zot, të luta për shi, por shiu nuk po bie. Allahu i Lartmadhëruar i thotë:

“O Musa! Në mesin e juaj është një rob mëkatar, i cili qe katërdhjetë vite me radhë bën mëkate, prandaj për shkak të mëkateve të tij u është ndaluar shiu prej qiellit.

Musa a.s. thotë: O Zot, po ç’të bëjmë?

Allahu i Lartmadhëruar i thotë: Dëbojeni prej mesit tuaj, sepse shiu nuk do të bie deri sa ai gjendet në mesin tuaj.

Musa a.s. i thërret beni Israilët, e u thotë: Në mesin tonë është një mëkatar i cili katërdhjetë vite bën mëkate, andaj nuk do të bie shi deri sa të largohet nga ne.

Mëkatari shikon për rreth tij, mos do ta hetojnë dhe do ta dëbojnë, sepse e dinte veten e tij, për këtë arsye ai fillon ta lusë Zotin: O Zot, nëse largohem prej beni Israilëve do të më njohin, e nëse mbes, do të vdesim urie. O Zot, ç’të bëj!

Zoti i Lartmadhëruar me mëshirën e Tij e frymëzon që të kërkojë falje, e pasi që kërkoi falje Zoti ia pranoi. Atëherë filloi të bie shiu. Musa a.s. habitet dhe thotë: O Zot, asnjë nga ne nuk u largua, ndërsa po bie shi!!

Allahu i Lartmadhëruar i thotë: O Musa, shiu po bie për shkak të pendimit të robit Tim, i cili ka bërë mëkate katërdhjetë vite.

Musa a.s. tha: O Zot, më trego atë njeri ta njoh.

Allahu i Lartmadhëruar i thotë: O Musa! Katërdhjetë vite ka bërë mëkate dhe e kam fshehur, ndërsa sot është penduar dhe kërkon që të të tregoj!

Vëlla!!

Ky është Allahu i Lartmadhëruar, fisnik, ia pranon pendimin robërve të Tij dhe nuk dëshiron për t’ia thyer zemrat e tyre.

Lini një koment