Amër Halid Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Mëkatet – shkak i fatkeqësive
Nuk ka dyshim se mëkati është shkak i çdo fatkeqësie dhe i çdo tragjedie, e kjo rregull vlen për individët, grupet e njerëzve, ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi. Për këtë arsye ai i cili është duke bërë mëkate vazhdimisht dhe pa ndërprerë duhet të largohet në tërësi prej mëkateve.
Çka ndikoi që Ademi a.s. të nxirrej prej Xhenetit?
– A nuk ishte mëkati?!
Çka ndikoi që Iblisi të largohet prej mëshirës së Allahut?
– A nuk kishte mëkati?!
Çka ndikoi në përmbytjen e popullit të Nuhut a.s.?
“Atëherë i hapëm dyert e qiellit dhe (i dënuam) me shi rrebesh, dhe të furishëm. Në të njëjtën kohë shpërthyem tokën dhe gufuan burime uji dhe u bashkuan njerëzit me urdhrin ashtu siç e kishim caktuar” (El-Kamer, 11, 12) Pra mëkati .
Çka ndikoi që Allahu të dërgojë një zë të fuqishëm te populli Themud?
“Ne dërguam kundër tyre një ushtimë, kur menjëherë ata u bënë si shtrojë vathi (mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet)”. (El-Kamer, 31) Pra mëkati.
Çka ndikoi që të dërgohet era te populli Ad?
“Atëherë Ne, në një ditë fatkeqe të përjetshme për ta, dërguam një furtunë (erë të fortë), (e cila) i ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.” (El-Kamer, 19-20) Pra mëkati.
Çka ndikoi që Karunin, me punën e tij, ta fundosë vetë toka?
“Atë (Karunin) me tërë pasurin dhe pallatin e tij Ne e shafuam në tokë …”. (El-Kasas, 81) Pra mëkati.
Çka ndikoi në shkatërrimin e popullit të Lutit a.s.?
“Ne pjesën më të lartë të qytetit e përmbysëm dhe e zbritëm në thellësi të tokës e shndërruam në më të poshtmen dhe lëshuam shi (të dheut të pjekur në Xhehenem ) si gurë”.
(El-Hixhër, 74)
Vëlla!
Duhet të zgjohemi patjetër, duhet të largohemi patjetër nga mëkatet, para se të vjen koha kur nuk do të bëjë dobi as pendimi.
Transmetohet nga Umi Selamete – gruaja e Pejgamberit s.a.v.s. se e ka dëgjuar të Dërguarin Allahut s.a.v.s. duke thënë:
“Nëse umeti im mbushet me mëkate, atëherë Allahu i përfshin me dënimin e Tij”.
I kam thënë: – O i dërguari i Allahut, po në mesin e tyre a ka njerëz të devotshëm dhe të mirë? – Po gjithsesi do të ketë.
– Po si do të veprohet me ata?!
– Do ti godet fatkeqësia e cila i ka goditur të tjerët (me mëkatarët), e pastaj Zoti i shti në mëshirën dhe kënaqësinë e Tij”.
(Musnedi i Imam Ahmedit, 25382)
Vëlla!
Duhet ta ndiesh seriozitetin dhe rrezikun e shoqërisë.
Populli kalon në probleme të shumta, ndërsa në vazhdojmë me mëkatet e tona. Kujdes që mos të bësh as mëkate të vogla, kujdes qe mos të besh çfarëdo mëkati.
Abdullahu Ibn Mesudi r.a. transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Ruani veten tuaj nga të këqijat që vijnë prej mëkateve, sepse ato i përmblidhen njeriut deri sa ta shkatërrojnë atë”.
Mos iu afro mëkateve kurrë, lëri mëkatet. Nëse çdo individ i shoqërisë largohet prej mëkateve, atëherë mbi të gjithë ne do të largohen pikëllimet dhe fatkeqësitë, dhe do të përmirësohet statusi, dhe pozita jonë, Allahu do të na tejkalonte dhembjet, dhe do të na sillte në gjendjen më të mirë.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ai popull nuk e ndryshon gjendjen e tij”.
(Err-Rra’d, 11)
Vëlla!
Të këqijat e mëkateve nuk përmblidhen vetëm te individi, por përmblidhen edhe në shoqëri, deri sa ta shkatërrojnë atë.
Mos e lejo veten të shash apo ta nënçmosh shokun tënd;
mos e lejo veten t’i shikosh dhe t’i përcjellësh femrat;
mos e lejo veten të shpifësh dhe të përgojosh;
mos e lejo veten të dëgjosh këngë dhe muzikë e cila shkatërron;
mos e lejo veten të mëkatosh;
mos i thuaj mëkatit po, por thuaji Jo!
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“… E konsideron të lehtë e të vogël, ndërsa ajo te Allahu është e madhe”.
(En-Nur, 15)
Transmetohet se Enes Ibn Maliku ka thënë:
“Do të punoni vepra të cilat në sytë e juaj do të duken më të vogla se kokrra e grurit, ndërsa ato vepra në kohën e të Dërguarit s.a.v.s. i kemi konsideruar të mëdha”.
Ebu Abdullahu në lidhje me këtë ka thënë:
“Kjo do të thotë veprat që shkatërrojnë”.
Transmetohet nga Hamid bin Helai se ka thënë: Ka thënë Ubadete bin Kurti:
“Vërtet ju do të veproni punë, të cilat në sytë e tuaj duken më të vogla se kokrrat e grurit, ndërsa në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. i kemi llogaritur prej mëkateve të mëdha”. Pastaj ka vazhduar: ia kanë treguar këtë Muhamed bin Sirinit, e ai më ka thënë: Vërtet ashtu është.
Ibn Kajim r.a. ka thënë:
“O mëkatar, ruaju se pas mëkatit pason e keqja e mëkatit!”
Vëlla!
Gëzohesh me mëkatin tënd, ndërsa ta dish se je duke vepruar ashtu që Allahu atë mëkat tëndin ta shkruan mëkat të madh.
Ti qesh duke bërë mëkat, ndërsa nuk brengosesh se Allahu të sheh duke e bërë atë mëkat të madh.
Brengosesh pse nuk ke mundur të bësh mëkat, ndërsa nuk e di se kjo te Allahu është mëkat.
Ti ke dëshirë dhe po ashtu angazhohesh të fshihesh deri sa të bësh mëkat, që mos të të shohin të tjerët, kurse nuk brengosesh se të sheh Allahu, ndërsa para Allahut duhet të frikësohesh më shumë se prej të tjerëve.
Shumë pak, thuaja se fare, nuk turpërohesh nga melaqja e krahut të djathtë dhe melaqja e krahut të majtë, deri sa ata shkruajnë çdo gjë çka vepron, dhe të shohin çdo gjë çka vepron, e kjo te Allahu është më e madhe se mëkatet. Mëkatet nuk janë çështje të thjeshta, përkundrazi mëkatet shkatërrojnë shoqëri.
Kur muslimanët shkuan për ta çliruar Qipron, në mesin e ushtrisë muslimane ishte edhe Mudhafer Ebu Dardai r.a.. Pasi që u çlirua Qiproja muslimanët kishin zënë rob një qiprojan, muslimanët hynin (në tokën e Qipros) të gëzuar, ndërsa Ebu Dardai qante! Xhabir bin Nekiri i thotë: Ti po qanë, ndërsa kjo është dita kur Allahu ka ngritur islamin dhe muslimanët. Ebu Dardai iu përgjigj: Mjerë për ty, po a nuk po kupton!
A e di se ky popull çfarë force dhe çfarë fuqie ka pasur, në krahasim me popujt tjerë, mirëpo kur lënë anash urdhrat e Allahut, ja se çka u bëri Allahu, i shndërroi në robër, e kur ta kthejë Allahu një popull në robëri, ai s’ka nevojë për atë popull, sepse nuk ka te Allahu mëkat më të madh se mosnënshtrimi ndaj urdhrave të Tij.
Vëlla!
Shiko çfarë mendimi dhe çfarë fikhu ka pasur Ebu Dardai r.a.! Ai i ka perceptuar ligjet e Allahut (dhe ka ardhur në përfundim) se mëkatet e një populli janë shkak i shkatërrimit dhe shndërrimit të tij në gjendje shumë të vështirë.
Mirëpo, ende ka shpresë, e shpresa është te pendimi dhe kthimi në rrugën e Allahut të Lartmadhëruar, sepse ne jemi popull për të cilin Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:
“… populli më i mirë i dalur për tërë njerëzimin …”.
Vërtet Allahu i Lartmadhëruar e do këtë umet, sepse është popull më i zgjedhur dhe më i mirë, i dalur për tërë njerëzimin, mirëpo Allahu nuk e ngrit askënd përderisa ata gabojnë, e kush gabon do t’i kuptojë pasojat dhe rreziqet e gabimeve të tij.