Kushtet e pranimit të pendimit

Amër Halid

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Kushtet e pranimit të pendimit

 

Pendimi i sinqertë ka tri kushte:

  1. Pendimi (kthimi) i sinqertë te Allahu i Lartmadhëruar.
  2. Ta ndiesh veten fajtor për atë mëkat.
  3. Të çrrënjosesh nga mëkati dhe
  4. Vendosmëria që kurrë të mos kthehesh në mëkat.

Po nëse robi përsëri bën mëkat dhe prapë pendohet, Allahu i Lartmadhëruar prapë ia pranon pendimin dhe ia falë gabimin.

Një beduin shkon te i Dërguari i Allahut dhe i thotë:

“O i Dërguar i Allahut, kam bërë mëkat, andaj çka ndodhë me mua?

I Dërguari i Allahut i thotë: Të regjistrohet mëkat.

–     Po nëse pendohem?

–     Të fshihet mëkati.

–     Po nëse e përsëriti?

–     Regjistrohet.

–     Po nëse pendohem?

–     Të fshihet mëkati.

–     Po nëse e përsëriti?

–     Regjistrohet.

O i Dërguar i Allahut, po deri kur fshihen?

Muhamedi a.s. i tha: Allahu nuk e ndërpret faljen e gabimeve deri sa ju kërkoni falje prej Tij”.

  

Vëlla!!

Ju duhet të keni vullnet të fortë, vendosmëri të sinqertë për të mos u kthyer në mëkate herën tjetër. Mirëpo, pyetja është: Prej nga buron ai vullnet i fortë dhe vendosmëri e sinqertë?

Buron nga ndjenja jote ndaj Allahut të Lartmadhëruar, fuqisë së Tij dhe madhështisë së Tij.

Buron nga frika jote prej ndëshkimit të Allahut për gabimin të cilin e bën.

Buron duke e përkujtuar vdekjen, varrin, dënimin në varr dhe përjetimet e mira në të.

Buron duke e përkujtuar Ditën e Kijametit dhe ngjarjet e asaj dite, vështirësitë e asaj dite, paraqitja e jote para Allahut dhe përgjegjësia ndaj Tij.

Buron nga dëshira për të hyrë në Xhenet dhe ikja prej zjarrit të Xhehenemit.

Lini një koment