Ademi a.s. dhe pendimi

Amër Halid

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Ademi a.s. dhe pendimi

 

Kur Ademi a.s. gaboi ndaj Zotit të Tij, iu zbuluan organet e turpshme, në atë gjendje ai ka filluar të vrapojë nëpër Xhenet. Allahu i Lartmadhëruar i ka thënë: A do të ikësh prej Meje o Adem?!

Ademi a.s. i tha: Jo për të ikur, por për shkak të turpit tim ndaj Teje o Zot.

Allahu i Lartmadhëruar i thotë: – Zbrit prej Xhenetit. Atëherë Ademi a.s. ka filluar të qajë fort, është penduar shumë, kështu që Zoti i Lartmadhëruar ia pranoi pendimin.

Ademi a.s. edhe pas pranimit të pendimit prapë ka qarë për shkak të gabimit, atëherë Zoti i Lartmadhëruar i thotë: “O Adem, sikur të kisha caktuar që ti dhe pasardhësit e tu të mos bëjnë mëkate, atëherë cilin do ta kisha falur me mëshirën Time dhe fisnikërinë Time?!

–     O Adem! Më parë ke hyrë tek Unë sikur sundimtari te Sundimtari, ndërsa sot hyn sikurse robi te Sundimtari, kjo është më e pëlqyeshme tek Unë.

–     O Adem, mëkatari i nënshtruar pranë Meje është me i dashur se dëgjuesi dhe kryerësi i urdhrave, i cili krekoset dhe vetëm proklamohet.

–     O Adem, i penduari te Ne është më i dashur se falënderuesi i cili proklamohet”.

Lini një koment