Muhamedi a.s. këshillon Ibni Abasin r.a.

Amr Halid 

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Muhamedi a.s. këshillon Ibni Abasin r.a.

 

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. vazhdimisht i mësonte Sehabët në bindje të plotë në Allahun e Lartmadhëruar, besimin e plotë në Allahun dhe ngulitjen në zemrat e tyre. Ai e ka mësuar Ibn Abasin, i cili ishte djalosh dhe i cili në moshë ishte i ri:

Transmeton Ibn Abasi se një ditë ka qenë me të dërguarin e Allahut s.a.v.s., dhe i ka thënë:

“O djalosh, ruaji detyrat e tua ndaj Allahut, Ai do të të ruaj ty; ruaji detyrat e tua ndaj Allahut, Ai do të jetë me ty. Kur të lutesh, lutu Allahut; kur të mbështetesh, mbështetu Allahut. Ta dish, nëse i tërë populli tubohen për të ta bërë një punë të mirë ty, nuk munden të bëjnë, pos atë çka e ka shkruar Allahu për ty. Po nëse tubohen për të ta bërë një të keqe, nuk munden të të dëmtojnë, pos atë dëmtim çka e ka shkruar Allahu për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët e librit janë terur”.

 

(SUNENI I TIRMIDHIUT, 2440, i cili ka thënë se ky hadith është hadith Hasen Sahihë. SAHIH EL-XHAMIE LI SHEJH ALBANI, 7957)

Lini një koment