Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Llojet e pasimit
Nga vet fjala pasim rezulton se pasimi është dy llojesh:
- Pasimi i urryer,
- pasimi i pëlqyer.
Pasimi i pëlqyer – Është pasimi për atë i cili nuk ka aftësi të bëj ixhtihadë, sepse ai nuk mundet vet të arrij te dispozita e sheriatit dhe nuk i mbetet zgjidhje tjetër përpos që ta pasoj atë i cili e drejton prej kompetentëve të ixhtihadit, për çështje çka e ka obligim prej obligimeve.
Sa i përket pasimit të urryer – Pasimi i urryer është tri lloje:
E para: Ajo çka është në kundërshtim me atë që ka zbritur Allahu dhe që nuk interesohen për të, si f.v., pasimi i prindërve dhe prijësve.
E dyta: Pasimi i atij për të cilin pasuesi nuk e di se a është ai kompetent për t’u pasuar dhe se a duhet marrë mendimi i tij.
E treta: Pasimi pasi që të paraqiten argumentet dhe qëndrueshmëria e argumentit te personi në kundërshtim me mendimin e të pasuarit.
Këto tri nënlloje janë ato për të cilat kanë zbritur ajetet dhe hadithet me tematikë kritikën e pasimit, për të cilën kanë pasuar për qëllim, kur është thënë pasimi prej tyre. Imamët e katër medhhebeve kanë thënë të mos pasohen ata (në këto lloje të pasimit) dhe i kanë kritikuar, dhe kanë kërkuar që të mos pranohen mendimet e tyre pa qenë të argumentuara.
Shafiiju ka thënë: “Shembulli i atij i cili kërkon dituri pa argument i ngjanë shembullit të atij i cili punon natën (në terr).”
Ahmedi ka thënë: “Mos më ndiqni dhe mos pasoni mbret e as pasanik, dhe shpërndarësen, merrni nga kanë marrë ata, pastaj ka thënë, është i cekët në perceptim njeriu i cili në fenë e tij i pason njerëzit.”
Ebu Jusufi ka thënë: “Asnjërit nuk i lejohet t’i thotë fjalët (mendimet) tona deri sa ta mëson se nga i kemi marrë.”
Sujutiu ka thënë: “Vazhdimisht dijetarët e së kaluarës dhe të tashmes urdhërojnë për ixhtihadin dhe nxisin për të dhe pasimin e ndalojnë, e kritikojnë dhe e urrejnë.
Një pjesë e dijetarëve kanë shkruar libra në kritikë të pasimit, si f.v., autori Mezeniju, pastaj Ibni Hazmi, Ibni Abdul Berri, Ebi Shametu, Ibni Kajim el Xhevziju dhe autori i “Kamusul Muhitë”.
Karafiju ka thënë: “Medhhebi i Malikut dhe shumicës absolute të dijetarëve është obligueshmëria e ixhtihadit dhe ndalimi i pasimit.”