Ideja për epokën pa muxhtehidë

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Ideja për epokën pa muxhtehidë

 

Studimi për këtë çështje ndërlidhet me dispozitën e ixhtihadit sepse deklarimi për obligueshmërinë e ixhtihadit nënkupton që asnjë epokë të mos jetë pa muxhtehidë.

Sujutiu në librin e tij “Err-Rred men ehlede ilel-erd” të cilën e kam përmendur edhe më herët. Kapitullin e parë ia ka kushtuar sqarimit të obligueshmërisë së ixhtihadit të çdo epoke. Ndërsa kapitullin e dytë ia ka kushtuar çështjes se, logjikisht dhe ligjërisht nuk lejohet të kalojë ndonjë epokë pa muxhtehidë, mirëpo unë nuk kam hasur se dijetarët janë pajtuar me këtë mendim, por kam parë se kanë dhënë mendime të ndryshme.

Një pjesë e dijetarëve Hanbelij, profesori Isfiraniju, dhe Zibidiju, dijetarë shafiij, deklarojnë se: Nuk lejohet që një epokë prej epokave të jetë pa muxhtehidë përderisa në mes njerëzve ekziston prej asaj çka u është zbritur dhe u është sqaruar çka është ligjësuar prej Zotit të tyre.

Në rend të parë, mendimin e tyre e argumentojnë me thënien e pejgamberit s.a.v.s.: “Gjithmonë do të jetë një grup i umetit tim i cili do ta dëshmon dhe do ta pasqyroj të vërtetën deri në ditën e Kijametit.”

Përmbajtja e këtij lajmërimi mbetet e mangët (e parealizueshme) nëse mbetet ndonjë epokë pa dijetarë të cilët dëshmojnë dhe ua pasqyrojnë të tjerëve të vërtetën.

E dyta, ixhtihadi është farz kolektiv, sepse ngjarjet janë të pafund dhe të panumërta, nëse një epokë mbetet pa muxhtehidë, atëherë janë dakorduar dijetarët për padrejtësi dhe në gabim, edhe pse umeti është i siguruar të mos gabojë.

Shumica e dijetarëve, e prej tyre, Raziu, Gazaliu dhe Kefali, dhe pjesa tjetër e medhhebeve deklarojnë se: Lejohet të mbetet ndonjë epokë pa muxhtehidë dhe argumentohen me hadithin: “Vërtetë Allahu nuk e ngritë diturinë me ngritje (të diturisë) nga robërit, por e ngritë diturinë duke bërë që të vdesin dijetarët, derisa nuk mbetet dijetar dhe njerëzit marrin si udhëheqës të paditurit të cilët japin përgjigje pa pasur dijeni, kështu humbin njerëzit dhe humb edhe ai vet.”

Pejgamberi s.a.v.s. ka lajmëruar se do të vjen një kohë ku të gjithë do të jenë të paditur dhe nuk do të ketë muxhtehidë në mesin e tyre.

Mendimi se, nuk mund të ketë epokë pa muxhtehid, përgënjeshtron këtë hadithë (lajm), përderisa përgënjeshtrimi mbi lajmërimin e pejgamberit s.a.v.s. është absurd.

E vërteta është se hadithi nuk tregon se lejohet të mbetet ndonjë epokë pa muxhtehidë sepse hadithi tregon për fundin e botës, dhe një shenjë prej shenjave të ditës së kijametit sepse po që se nuk ka fukaha, nuk mund të plotësohen të gjitha farzet, dhe kur të paralizohen të gjitha farzet, atëherë ndodh tragjedia në tokë, siç thuhet në transmetim: “Nuk do të bëhet dita e kijametit, pos kur të ketë vetëm njerëz të këqij.”

Shihet qartë se, këta nuk kanë argumente, vetëm se tregohen ekstrem në përcaktimin e kategorizimit të ixhtihadit, dhe përkufizimi vetëm në dijetarët e mëhershëm dhe të përmbajturit e vazhdimit të rrugës së tyre, edhe pse mjetet e ixhtihadit plotësohen edhe te gjeneratat pas tyre, bile edhe më shumë se ato sepse kur Zoti i Lartmadhëruar vlerëson diturinë dhe perceptimin nuk e përkufizon në një kohë ndonjë kohë tjetër, ose qëllimi është për muxhtehidin absolutisht të pavarur të cilët i kanë vendosur bazat e fikhut dhe nuk ka dyshim se kjo ka ndodhur, dhe askush nuk mund të shtoj diçka, përderisa llojet tjera të muxhtehidëve, nuk mbetet ndonjë epokë pa to.

 

Ebu Neimi në “Hulijeti” e ka regjistruar hadithin nga Ali bin Ebi Talibi r.a. se ka thënë: “Nuk do të mbetet toka, pa argumentuar për Allahun, që të mos asimilohen argumentet dhe sqarimet për Allahun, ato do të jenë në numër të vogël, por do të jenë madhështore në vlerë tek Allahu”. Për këtë hadithë Sujutiu ka thënë: “Ky hadithë është mevkuf, ndërsa dispozitën e ka “merfuë” sepse këso përmbajtje nuk thuhet nga vetvetja dhe hadithi ka fakte të hadithit “mevkuf” por edhe të hadithit “merfuë” sepse thënie të tilla nuk thuhen nga vetvetja. Ka elemente të hadithit “merfuë” dhe “mevkufë”.

Pastaj kemi hadithin e pejgamberit s.a.v.s.: “Shpejtoni para se të ju vjen nata sepse nëse nuk shpejtoni para se të ju vjen nata, nuk ka kush t’i mbroj muslimanët sepse atyre veçse u ka ardhur nata dhe kush flet, flet në përputhshmëri të asaj që është mbyllur.” Dijetarët këtë thënie e kanë përcjellë me vëmendje, pra thënien e njohur nga Aliu r.a. Zoti e fisnikëroftë, saqë Sujutiu ka thënë: “(Kjo thënie) Sikur të ishte ixhmaë.” ashtu siç e thamë se është thënie e llojit të hadithit apo gjurmimit të hadithit.

Në librin “El Bahr” Zerkashiju i eliminon argumentet e atyre të cilët deklarojnë se mund të ketë epokë pa muxhtehidë, dhe thotë: “Thënia e tyre se mund të ketë epokë pa muxhtehidë është çështje që të habitë sepse si është e mundur ta kenë thënë këtë duke e ditur se kanë qenë bashkëkohës të Kafalit, Raziut, Rafiijut, të cilët janë dijetarë të shkencave të ixhtihadit mjaftueshëm dhe një grupi dijetarësh prej tyre të përsosur në këtë lëmi dhe ka prej tyre të cilët janë të profilizuar në histori dhe në paraqitjen e biografisë dhe specifikat e dijetarëve islam të secilës epokë dhe nuk ka mbetur asgjë mangë në këtë drejtim. 

Nëse e mendojmë këtë në këtë koncept ose në konceptin se Zoti i Lartmadhëruar i ka ngritur ata të cilët i ka dalluar nga umeti deri në këtë kohë, në të kuptuarin perfekt, mendjehollësinë tepër të madhe dhe aftësi për shkencë, këto pretendime janë të pazakonta dhe të pavlefshme, bile janë injorancë.

Nëse mendojnë se para tyre ka pasur lehtësi për të mësuar dhe tash ka vështirësi, këto janë pretendime të pabazuara, sepse nuk mund të fshihet fakti se ixhtihadi i dijetarëve të mëvonshëm ka pasur lehtësime të cilat nuk i kanë pasur dijetarët e mëhershëm sepse janë botuar aq shumë libra të komentimit të Kur’anit fisnik sa që nuk mund të numërohen. Është bërë koleksionimi i haditheve të pastra. Dijetarët kanë shkruar për tefsirin, për regjistrimin e haditheve, për saktësimin e tyre, për krahasimin, e tyre e cila është ndihmesë shtesë për kërkesat e muxhtehidit. Dijetarët e hadithit para këtyre mohuesve për një hadithë të vetëm kanë udhëtuar nga një kënd në këndin tjetër.

Për dijetarët e mëvonshëm ixhtihadi është më i lehtë dhe më komod se sa ixhtihadi i dijetarëve të mëhershëm. Ai i cili ka logjikë të shëndoshë dhe kuptim të drejtë këtë nuk e mohon.

Për këtë temë e zgjata pak si shumë sepse për të nevojitet analizë më e thellë dhe sqarim më i thjeshtë dhe argumentim më i fuqishëm ndaj atyre të cilët pretendojnë se dera e ixhtihadit është e mbyllur, dhe të cilët i detyrojnë njerëzit në pasim (taklidë). Ata këtë e thonë prej vetes së tyre sepse nuk kanë besim në veten e tyre, në nivelin e diturisë të cilën e kanë arritur, e cila u mundëson secilit prej tyre të merren me ixhtihadë dhe thuaja se ata e kanë ndier veten e tyre se e kanë arritur gradën e ixhtihadit, siç u kuptua prej debatit të tyre, argumentimit të tyre dhe pavarësimit të tyre për të dhënë ide, mendime, për të kuptuar drejtë dhe për të bërë krahasime dhe favorizim të mendimeve vetëm se ato nuk shkojnë në atë drejtim të paraqitjes së tyre në shoqëri idenë se dera e ixhtihadit është e mbyllur, por e vendosin veten e tyre në një medhheb prej medhhebeve e pastaj bëjnë ixhtihadë sikurse ka vepruar vet Gazaliu ku në njërën anë thotë se është epoka në të cilën nuk ka muxhtehidë, ndërsa në anën tjetër thotë se nuk është pasues i medhhebit Shafiij, por mendimi i tij përputhet me medhhebin Shafiij dhe në librat e tij shohim ixhtihade të shumta.

Kush i përcjell me vëmendje librat e dijetarëve të mëvonshëm mund të gjej fakte të gjalla të ixhtihadit absolut, si p.sh., në librat e:

  • Ibni Kajimit,
  • el-Iz Abdus-Selamit,
  • Ibni Dekikit,
  • Ibni Sejid en-Nasi,
  • Zejnud-dijn el Irakiu,
  • Ibn Haxher el-Askelaniju, dhe
  • Sujutiu, e të tjerë të cilët kanë arritur nivelin e ixhtihadit, dhe prapë se prapë thonë se është koha në të cilën nuk ka muxhtehidë.

Lini një koment