Ixhtihadi i pejgamberit s.a.v.s.

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Ixhtihadi i pejgamberit s.a.v.s.

 

Këtu kuptohet dispozita e ixhtihadit të pejgamberit s.a.v.s., dhe ajo se a lejohet të bëjë ixhtihad apo jo?

Dijetarët janë dakorduar se, për pejgamberin s.a.v.s ka qenë e lejuar të bëjë ixhtihadë në çështje gjyqësore, në çështje të interesit të kësaj bote, në planifikimin e betejave, e të ngjashme.

Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme dhe janë ndarë në shumë drejtime sa i përket ixhtihadit për ligje të sheriatit dhe çështjeve të fesë në çështje për të cilat nuk ka tekst :

  1. Shumica absolute e dijetarëve të usulit deklarojnë se: Logjikisht, lejohet ixhtihadi i pejgamberit s.a.v.s. dhe praktikisht veçse ka ndodhur.
  2. Hanefijtë deklarojnë se, pejgamberi s.a.v.s. ka qenë i urdhëruar që të bëjë ixhtihadë kur i ka ndodhë ndonjë rast, por në rend të parë është dashur të presë shpalljen, përpos nëse është frikësuar se i ikë rasti, ai ka është dashur të jetë i bindur që të mos i ikë rasti kur ka pasur mundësi ta zgjidhë atë.

Ixhtihadi i tij ka qenë i specifikuar me kijasë dhe qëllimi i tij ka qenë i qartë dhe nuk ka pasur kundërshtim atëherë kur me ixhtihadin e tij ka marrë vendim ai tekst është bërë argument i prerë, sepse pejgamberi s.a.v.s. nuk merr vendim të gabuar, siç do ta sqarojmë më vonë.

  1. Shumica absolute e esharijve dhe mutekeliminëve dhe shumica e muëtezilëve deklarojnë se, nuk ka pasur të drejtë të bëjë ixhtihad në ligjet e sheriatit.

 

Argumentet

 

Dijetarët të cilët kanë deklaruar se ixhtihadi i pejgamberit s.a.v.s. ka ndodhur, janë argumentuar me ndodhitë e betejave ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:

عَفَا اللَّهُ عَنكَ لِمَ أَذِنتَ لَهُمْ

“Të ka falur Allahu, për atë që i ke lejuar ata.” (Et-Tevbe : 43)

Zoti i Lartmadhëruar e ka kritikuar pejgamberin s.a.v.s. pse i ka lejuar një grup prej hipokritëve që të mos merrnin pjesë në luftën e Tebukut. Po të kishte qenë “leja” nga shpallja, Allahu nuk do ta kishte kritikuar, por ka qenë në bazë të ixhtihadit.

Po ashtu janë argumentuar me thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

“Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut (që preja të jetë e lejuar për umetin e Muhamedit), juve do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.” (El-Enfal : 68)

لَّوْلَا كِتَابٌ مِّنَ اللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمْ فِيمَا أَخَذْتُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Kjo është një kritikë tjetër, për shkak të pranimit të kompensimit për robërit e luftës së Bedrit, sepse nuk janë plotësuar kushtet e robërimit, e cila është mbizotërimi në tokë, pra, dominimi dhe fuqia për t’i ekzekutuar robërit.

Katade Amër bin Mejmuni ka deklaruar se: “Dy çështje i ka vepruar pejgamberi s.a.v.s. dhe nuk ka qenë i urdhëruar: Lejimin e hipokritëve dhe pranimin e kompensimit për robërit, dhe Zoti i Lartmadhëruar e ka kritikuar butësisht.”

Prej ixhtihadit të pejgamberit s.a.v.s. është marrëveshja e pejgamberit s.a.v.s. me fisin Gatafan me një të tretën e prodhimtarisë së agronomisë së Medines.

Përderisa, sa i përket ixhtihadit në ligjet e sheriatit, shumica absolute e dijetarëve janë argumentuar se logjikisht është e lejuar, sepse nuk nënkupton diçka të pamundur nëse ndodhë. Nëse presupozojmë se Ligjvënësi, i Cili është Allahu i Lartmadhëruar, e ka urdhëruar për ixhtihadë duke thënë: Ta kam bërë ty obligim të bësh ixhtihadë dhe të analogosh. Kjo nuk do të rezultonte diçka absurde, dhe ixhtihadi prej Muhamedit a.s. është i lejuar, dhe nuk ka koncept të lejimit të ixhtihadit përpos kësaj.

Përderisa sa i përket ndodhisë praktike, ka shembuj të ndryshëm, e disa prej tyre janë:

  1. Kur’ani.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe analizoni o ju të zotët e mendjes.”

Fjala “analizoni” ka të bëjë me analogjinë dhe ixhtihadin. Zoti i Lartmadhëruar i ka urdhëruar vizionarët, ndërsa pejgamberi s.a.v.s. është vizionari më i madh i njerëzimit dhe më eksperti për analogjinë dhe kushtet e tij, dhe ai më i pari i urdhëruar për ixhtihad. Kemi ajete tjera të shumta të cilat kërkojnë për analizim të çështjeve, ekspertizë të çështjeve dhe studim të çështjeve, ndërsa pejgamberi s.a.v.s. është analizuesi më i miri i ajeteve të Kur’anit dhe eksperti më i madh.

Njësoj është edhe ajeti i këshillimit (konsultimit) ku Zoti i Lartmadhëruar thotë “Dhe konsultohu për çdo çështje.” tregon për çështjet të cilat gjykohen nëpërmjet ixhtihadit dhe jo çka gjykon nëpërmjet shpalljes.

 

  1. Suneti.

Prej Muhamedit a.s. kanë rezultuar shumë çështje të ixhtihadit. Shembull: Kur Muhamedi a.s. ka thënë:

“Çka mendon sikur me ujë të shpërlajë gojën.”,

 “Çka mendon sikur babi yt të kishte borxh.”

Transmetohet se në Meke Muhamedi a.s. ka thënë:

“Mos i këputni bimët, mos i preni pemët.” Ibn Abasi i thotë: “Përpos IDHRIT(lloj trungu) për varrezat tona.” Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Përpos IDHRIT(lloj trungu).”

Dihet se pejgamberi s.a.v.s. nuk e ka pritur shpalljen, dhe për atë rast nuk ka zbritur shpallje, ndërsa përjashtimi është bërë nëpërmjet ixhtihadit.

Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:

“Kështu pra, mua më është dhënë Kur’ani dhe ngjashëm me të.”

Në haxhin lamtumirës ka thënë:

“LEV ISTEKBELTU MIN EMRI MA ISTEDBERT.”, që do të thotë: “Po ta dija në fillim çka mësova më vonë, nuk do ta kisha vepruar këtë.”

Tërheqja e kurbanit është prej veprimeve të haxhit. Këtë e ka vepruar në bazë të ixhtihadit të tij dhe jo prej shpalljes, përndryshe Muhamedi a.s. nuk do të ishte penduar për atë që kishte vepruar, duke i dhënë përparësi të mos tërhiqej kurbani dhe ngjarje të ngjashme të cilat Muhamedi a.s. nuk i ka vepruar prej shpalljes.

 

  1. Argumenti logjik.

Të vepruarit me ixhtihadë është më i vështirë se të vepruarit me tekst sepse nevojitet lodhje e mendjes dhe shpenzim kohe, kështu që ka shpërblim më të madh, siç i ka thënë Muhamedi a.s. Aishes r.a.: “Shpërblimi për ty në bazë të meritës tënde.”

Po ashtu, Muhamedi a.s. ka thënë: “Veprat më të vlefshme, janë më të rëndat.” që do të thotë, më të vështirat, dhe më të rrezikshmet. Po nëse pejgamberi s.a.v.s. nuk do të bënte ixhtihadë, e dihet se disa dijetarë të umetit do të vepronin, atëherë pejgamberi s.a.v.s. do të duhej të dallohej me atë vlerë nga ajo pjesë e dijetarëve të umetit, sepse pejgamberi s.a.v.s. është më i vlefshmi i të gjithë njerëzimit.

 

Argumentet e mospranuesve të ixhtihadit të Muhamedit s.a.v.s.

 

Mospranuesit janë argumentuar me argumente të Kur’anit dhe të sunetit.

 

Argument prej Kur’anit

 

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe ai nuk flet nga vetja e tij, por është vetëm shpallje e cila i shpallet.”

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

قُلْ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أُبَدِّلَهُ مِن تِلْقَاءِ نَفْسِي

Thuaj: Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë përcjell vetëm atë që më shpallet.” (Junus : 15)

Këto dy ajete tregojnë se, ligjet të cilat burojnë nga pejgamberi s.a.v.s. janë prej shpalljes dhe nga ixhtihadi, sepse disa prej çështjeve të cilat i ka thënë do të ishin prej tij, atëherë thënia e Zotit të Lartmadhëruar për të do të ishte gënjeshtër, ndërsa është absurditet që lajmërimi i tij të jetë gënjeshtër.

Replikë nga dy aspekte:

Ajeti në fjalë për qëllim e ka Kur’anin, dhe padyshim se Kur’ani është prej Allahut dhe nuk është prej pejgamberit s.a.v.s. Këtë e sqarojnë shkaqet e zbritjes së ajeteve, se pabesimtarët pretendonin se Muhamedi a.s. vet e shkruan Kur’anin dhe thotë se Kur’ani është prej Allahut dhe si kundërpërgjigje ndaj tyre kanë zbritur ajetet, dhe ajetet nuk janë në kundërshtim me atë se përpos Kur’anit, ekzistojnë edhe çështje tjera që arrihen prej ixhtihadit të pejgamberit s.a.v.s. Ajeti i dytë e demanton atë koncept sepse pejgamberi s.a.v.s. asgjë nuk ndryshon prej vetes së tij, por e pason atë çka i shpallet prej Zotit të Lartmadhëruar.

Edhe nëse e pranojnë se ajeti është i përgjithshëm për Kur’anin dhe çështjet tjera, ne nuk e pranojmë se çka buron prej ixhtihadit nuk është e llojit të shpalljes, por është shpallje prej Allahut, sepse shpallje është ajo çka është kërkuar të bëjë ixhtihad dhe të veprojë me të.

Përfundim – Nga aspekti i jashtëm ky argument të cilin e përmendin mospranuesit është sigurimi i ligjësimit të sheriatit nga kritikat, dhe e vërteta është se ato janë vetëm fjalë për siguri dhe përkujdesje dhe nxjerrjen e teksteve të Kur’anit jashtë kontekstit të cilin e kërkon shpjegimi.

 

Argumenti logjik

 

Mund ta shikojmë në shumë aspekte, por më të rëndësishmet janë:

E para: Ixhtihadi tregon të dyshimtën dhe kur ekziston e sigurta nuk lejohet të veprohet me të dyshimtën, ndërsa pejgamberi s.a.v.s. ka pasur mundësi për të sigurtën sepse ka pasur mundësi për ta pyetur Zotin e Tij, ka mundur të pres për t’i zbritur shpallja për çdo gjë që ka pasur nevojë për ligjësim të ligjeve, ndërsa Zoti i Lartmadhëruar iu kishte përgjigjur pozitivisht, kështu që pejgamberi s.a.v.s. nuk do të kishte bë ixhtihadë.

E dyta: Po t’i ishte lejuar atij që të bënte ixhtihadë për ligjësim të ligjeve të sheriatit, nuk do të kishte ndodhur vonimi i zgjidhjes së ngatërresave dhe gjykimeve, deri sa të zbriste shpallja, sepse zakonisht duhet të bëhet gjykimi sa më shpejt, dhe ai ka pasur mundësi që të bëj ixhtihadë, mirëpo ka pritur (deri sa të zbret shpallja) në rastin e “DHIHARIT” dhe të “LIANIT”. Ndërsa kur është zbritur për zekatin “Hamijr” është përgjigjur: “Nuk më ka zbritur përpos këtij ajeti gjithpërfshirës.”

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ

وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ

“E kush e punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.” (Ez-Zilzal : 7,8)

Replikë e rastit të parë: Është e lejuar që Muhamedi a.s. të mos e pyes Zotin e Lartmadhëruar pa i dhënë leje atij, ose ai nuk ka qenë çështje e tij deri sa të zbret shpallja, dhe deri atëherë ai është dashur të bëj ixhtihadë.

Replikë e rastit të dytë: Është e mundur se e ka pritur zbritjen e shpalljes, ashtu që t’i humb shpresat se do t’i zbret shpallja (për atë çështje) e cila është kusht që të mos bën ixhtihad përballë tekstit, derisa të kaloj një periudhë kohore, derisa ta kuptoj se Zoti i Lartmadhëruar nuk do t’i zbret shpallje, ose edhe ka pritur shpallje sepse nuk ka hasur deri atëherë ndonjë bazë me të cilën do të bënte analogji dhe do të bënte ixhtihadë, ose edhe ka pritur deri në momentin kur i ka shpenzuar të gjitha mundësitë në ixhtihadë.

Dhe, përderisa argumentet e mospranuesve përballë argumenteve tjera dhe përcaktimit nuk ishin fitimtarë, atëherë unë e favorizoj drejtimin e shumicës absolute të cilët deklarojnë se: Lejohet ixhtihadi i pejgamberit s.a.v.s. dhe kjo veçse ka ndodhur dhe ky është opinioni i saktë.

Lini një koment