Fusha e ixhtihadit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Fusha e ixhtihadit

 

Gazaliu, çështjen e ixhtihadit e ka përkufizuar në çdo ligj të sheriatit i cili nuk ka argument të prerë.

Nga ky definicion përjashtohen çështjet në të cilat nuk bëhet ixhtihadë, pra në çështjet për të cilat janë dakorduar dijetarët prej çështjeve të qarta të ligjësuara, si f.v., obligueshmëria e pesë kohëve të namazit, zekatit, e të ngjashme.

Ligjet e sheriatit për të cilat bëhet ixhtihadë është dy llojesh:

  • Çështje në të cilat nuk lejohet ixhtihadi,
  • Çështje në të cilat lejohet ixhtihadi.

 

Sa i përket çështjeve për të cilat nuk lejohet ixhtihadi janë çështjet e njohura si çështjet e domosdoshme të fesë dhe çështjet e natyrshme, ose çështjet të cilat janë ligjësuar me argument të prerë, si f.v., obligueshmëria e pesë kohëve të namazit, agjërimit, zekatit, haxhit dhe dëshmisë së shehadetit, ndalimi i prostitucionit, vjedhjes, pirjes së alkoolit, vrasjes dhe dënimet e veprave penale të caktuara të cilat dihen prej ajeteve të Kur’anit fisnik dhe të sunetit pejgamberik foljor dhe veprimor. Po ashtu, të gjitha dënimet e veprave penale të përcaktuara, apo kompensimet e përcaktuara. Në këto çështje nuk ka hapësirë për ixhtihadë. Shembull, thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

الزَّانِيَةُ وَالزَّانِي فَاجْلِدُوا كُلَّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا مِائَةَ جَلْدَةٍ

“Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna,.” (En-Nurë : 2)

Andaj nuk bëhet ixhtihadi për numrin e shkopimit.

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ

“Falni namazin dhe jepni zekatin,.” (El-Bekare : 43)

Nuk bëhet ixhtihadi për qëllimin e namazit apo të zekatit, pasi që suneti vepror e ka treguar qëllimin prej tyre.

 

Po ashtu nuk bëhet ixhtihad për hadithet mutevatir të zekatit.

 

Çështjet për të cilat lejohet ixhtihadi janë:

  • ligjet të cilat burojnë nga teksti jo i prerë dhe me tregueshmëri jo të prerë, dhe
  • në ligjet për të cilat nuk ekziston tekst ose ixhmaë.

 

Nëse teksti është jo i prerë, atëherë në atë tekst bëhet ixhtihadë. Hulumtimi bëhet në zinxhirin e transmetuesve të tij, gradën e transmetuesve, drejtësinë e tyre, saktësinë e tyre. Në këto çështje ndryshojnë muxhtehidët sa i përket përcaktimit të argumentit:

  • disa e pranojnë, për shkak se janë të bindur në atë argument,
  • disa e refuzojnë sepse nuk janë të sigurt në rrugën deri te transmetimi, e kjo ndikon në derivimin e mendimeve të ndryshme nga ana e muxhtehidëve për shumë çështje ligjore praktike të fikhut.

Nëse teksti është me tregueshmëri jo të sigurt, ixhtihadi bëhet në hulumtimin për të mësuar se çfarë qëllimi ka ai tekst dhe forcën e tregueshmërisë së atij kuptimi:

  • ndoshta teksti është i përgjithshëm,
  • ndoshta teksti është i papërcaktuar,
  • ndoshta ka për qëllim formën urdhërore, apo ndoshta formën ndaluese,
  • ndoshta argumenti udhëzon tregueshmëri në kuptimin nëpërmjet rrugës së shprehjes, apo rrugës sinjalizuese apo rrugëve tjera. E gjithë kjo është fusha e ixhtihadit,
  • ndoshta është i përgjithshëm që konsiston të mbetet në tërësinë e tij,
  • ndoshta duhet të specifikohet në disa çështje.

Fjala e papërcaktuar, ndoshta duhet të mbetet e papërcaktuar, ndoshta duhet të përcaktohet.

Urdhërori, edhe pse në esencë është për obligueshmëri, ndoshta ka për qëllim lejimin apo edhe se është i pëlqyer ai veprim.

Ndalesori – edhe pse në kuptim të drejtë tregon për ndalesën, ndonjëherë tregon se është çështje e urryer, e kështu me radhë.

Rregullat gjuhësore dhe objektivat e sheriatit janë ato të cilat orientojnë në favorizimin e një çështjeje ndaj tjerave, gjë që shpie në ndryshimin e mendimeve nga këndvështrimi i muxhtehidëve dhe në ndryshimin e ligjeve praktike të cilat janë mbështetëse të saj.

Nëse për një çështje nuk ekziston teksti apo ixhmai, atëherë fusha e ixhtihadit bëhet në studimin për ligjësimin e asaj çështjeje prej argumenteve logjike, si f.v., kijasi, istihsani, parimi i interesit, ose tradita, ose istis’habi dhe argumenteve tjera për të cilat nuk janë pajtuar dijetarët për argumentimin e tyre.

Mund të përfundojmë me thënien se: Fusha e ixhtihadit është për dy çështje:

  • Për çështje për të cilat në esencë nuk ekziston tekst, ose
  • për çështje për të cilat ka tekst jo të prerë.

Ixhtihadi nuk bëhet në çështje të prera dhe për çështjet të cilat patjetër duhet pasur bindje, siç janë çështjet bazike të fesë, pasi që nuk ka çka të bëhet ixhtihad në ato tekste.

Esenca  e ixhtihadit ka të bëjë me ligjet praktike. Nëse ligji është i qartë nuk ka nevojë për ixhtihadë dhe është në kundërshtim me frymën e drejtësisë. Gjykatësit janë të obliguar t’i zbatojnë ligjet ashtu siç kanë ardhur, sepse interpretimi vjen prej Ligjvënësit dhe nuk ka hapësirë të bëhet ixhtihadë në vendin e tekstit.

Lini një koment