Llojet e ixhtihadit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Llojet e ixhtihadit

 

Imam Shafiiju, ixhtihadin e ka përkufizuar në kuptimin e përpilimit të ligjeve në analogji të një çështjeje e cila gjendet në Kur’an apo sunet. Kur një person e ka pyetur:

  • Ç’është ixhtihadi?

Është përgjigjur: – Ixhtihadi është kijasi.

  • Mos dallojnë në mes vete? Ka pasuar pyetja.
  • Ato janë dy çështje të një kuptimi. – Është përgjigjur.

Ai e ka përkufizuar ixhtihadin në kuptimin e veçantë për ixhtihadin, dhe nuk i jep kuptimin e ndonjë argumenti tjetër të cilin e parashohin dijetarët e umetit. Kurse dijetarët i japin kuptim më të gjerë ixhtihadit. Dijetarët i japin kuptimin gjithçka që përfshihet në mendje, pra i japin kuptimin e kijasit dhe të mendimit logjik.

Ashtu siç e kanë kuptuar sehabet, e po ashtu edhe dijetarët, ixhtihadi është proces të cilin e parasheh muxhtehidi se është më afër shpirtit të ligjësimit islam duke mos shikuar se a është ndonjë bazë e caktuar e ngjarjes apo nuk është bazë e caktuar e asaj ngjarjeje.

Duke vërejtur kuptimin më të gjerë të ixhtihadit, doktori i njohur Devalibiju e ndanë ixhtihadin në tri lloje, të cilat Shatibiju i ka treguar disa prej tyre në librin “Muvafekat”.

 

  1. Ixhtihadi sqarues – kjo nga shkaku se i sqaron ligjet e sheriatit nga tekstet e Ligjvënësit.

 

  1. Ixhtihadi analogues – kjo nga shkaku se i vendos ligjet e sheriatit mbi ngjarjen e cila ndodhë të cilat nuk janë as në Kur’an dhe as në sunet dhe analogohen me ngjarjet të cilat janë në tekstet e sheriatit, të cilat kanë prodhuar ligje.

 

  1. Ixhtihadi terminologjik – gjithashtu vendosen ligjet e sheriatit në ndodhinë e cila nuk është as në Kur’an dhe as në sunet dhe analizim me logjikë, të cilat bazohen në rregullin terminologjik. Profesori Muhamed Tekijul – Hakijm e ka replikuar në tri çështje:
  2. Nuk i përfshinë të gjitha kushtet e llojeve të cilat janë kushte logjike, sepse nuk përfshihen nënllojet e llojeve. Ai nuk e përfshinë ixhtihadin e istihsanit dhe llojet tjera të ngjashme të cilat janë argumente për përpilim ligjesh të cilat i praktikojnë fukahatë, që disa i kanë numëruar deri në nëntëmbëdhjetë lloje, lloje të cilat i ka përmendur Tufi në “Risalen” e tij. Atë e ka pasuar shejh Xhemalud-dijn el Kasimiju i cili i ka përmendur dyzetë e një argumente.
  3. Kijasi nuk është në të gjitha llojet të cilat janë lloje të ixhtihadit sqarues, por vetëm në disa prej tyre, si f.v., kijasi me tekstin arsyetues i cili përfitohet nga përgjithshmëria e tekstit ose papërcaktueshmëria e tekstit me arsyetimin e përgjithshmërisë së ligjit me të gjitha çështjet me të cilat ndërlidhen me to dhe as të parimit të interesit, i cili në bazë të definicionit të Devalibijut bën pjesë në ixhtihadin sqarues të cilat përfitohen nga argumentet e përgjithshme. Shembull: “Mos dëmtoni dhe mos u dëmtoni.”
  4. Ka dallim në mes të rrugës së ixhtihadit sqarues dhe dy rrugëve tjera, duke pasur parasysh se njëra është sqarues i ligjeve të sheriatit, ndërsa rruga e dytë dhe e tretë përpilues i atyre ligjeve. Në bazë të kësaj, patjetër se muxhtehidi duhet llogaritur si ligjësues, por ai është jashtë kornizës së ixhmait të muslimanëve, nëse kësaj ia shtojmë kritikën e tij (kritikën e Devalibiut) ku të gjitha zbulimet i llogaritë ligje të sheriatit.

Edhe pse kjo ndarje (e llojeve) nuk shpëton nga kritikat, profesori Hakijm e ndanë në dy lloje.

 

-Ixhtihadi logjik – është ixhtihadi i cili është argument i konfirmuar nga burimet e pastra logjike, por që nuk merret me legjislativ, si f.v., çështje logjike të pavarura, dhe rregullat se duhet të largohet dëmi në bazë të mundësisë dhe dënimi i të keqes pa sqarim, etj.

 

 -Ixhtihadi sheriatik. Ajo çka ka nevojë që të bëhet argument i tij prej argumenteve të sheriatit. Në këtë lloj të ixhtihadit bëjnë pjesë: ixhmai, kijasi, istihsani, istis’habi, parimi i interesit, etj.

Lini një koment