Ligjësimi i ixhtihadit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Ligjësimi i ixhtihadit

 

Shumë argumente e dëshmojnë se, ixhtihadi, si bazë prej bazave të sheriatit është i lejuar, ose nëpërmjet rrugëve të qarta, ose nëpërmjet rrugëve sinjalizuese.

Prej argumenteve të ixhtihadit janë: Çka e tregon Kur’ani fisnik. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

إِنَّا أَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِتَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ بِمَا أَرَاكَ اللَّهُ

“Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu…”(En-Nisa : 105)

Ky ajet përmban konfirmimin e ixhtihadit nëpërmjet kijasit.

 

Po ashtu, në një ajet tjetër Zoti i Lartmadhëruar thotë:

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ

“Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.” (Er-Rread : 13)

“Edhe kjo dëshmon për argumente për njerëzit e mençur.” (Err-Rread : 14)

 

Edhe hadithet dëshmojnë lejimin e ixhtihadit, prej tyre:

Argumentimi i Shafiut r.a. nga Amr bin Asi se e ka dëgjuar pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:

“Nëse gjykatësi gjykon, dhe bën ixhtihad, dhe ia qëllon, meriton dy shpërblime, por nëse gjykon duke bërë ixhtihad dhe gabon, ai meriton një shpërblim.”

 

 

 

Hadithi tjetër:

Kur pejgamberi s.a.v.s. e ka dërguar Muadhin si kadi në Jemen, dhe e ka pyetur:

– Me çka do të gjykosh?

Muadhi i është përgjigjur: – Me atë çka është në librin e Allahut.

Pejgamberi s.a.v.s. i thotë: – Po nëse nuk e gjen në librin e Allahut?

(Muadhi) Përgjigjet: – Gjykojmë me atë çka ka gjykuar i dërguari i Allahut.

Pejgamberi a.s. i thotë: – Po nëse nuk e gjen në atë çka ka gjykuar i dërguari i Allahut?

Muadhi i përgjigjet: Do të bëj ixhtihad me mendimin tim.

Pejgamberi s.a.v.s. i thotë: – Falënderoj Allahun, është në harmoni me të dërguarin e Tij.”

 

Sehabet e kanë vazhduar rrugën e ixhtihadit në çështje të cilat nuk i kanë ditur nga Kur’ani dhe suneti. P.sh., Ebu Bekrit kur i ndodhte ndonjë çështje të cilën nuk e shihte se është në librin e Allahut dhe as në sunetin e të dërguarit të Allahut, ai bënte ixhtihadë.

 

Janë dakorduar sehabet, sepse kur u ndodhte ndonjë ndodhi e sheriatit, dhe shtrohej çështja se a është haram apo hallall, dhe e shihnin se nuk është as në Kur’an dhe as në sunet, dhe nuk kishin ndonjë informatë për atë ndodhi, menjëherë shpërndaheshin për të bërë ixhtihad për atë çështje.

Lini një koment