Dr. Musli Vërbani
Këshilla fisnike
Muhamedi a.s. ka thënë: “Kur të fillojë koha e namazit, le të thërras dikush prej juve ezanin…”
Në një hadith tjetër Muhammedi a.s. ka thënë: “Muez-zini në ditën e kijametit do të jetë më i gjati dhe më i larti.”
Duke pasur parasysh se ezanin (edhanin) dhe veprimet tjera gjatë namazit, i bëjnë muez-zinët (muedh-dhinët) e shtresave të ndryshme, që do të thotë muez-zinë të nivele të larta, muez-zinë të niveleve të mesme dhe fillestarë, do të sjell disa këshilla për përmirësimin e disa çështjeve të cilat në shikim të pare janë të lehta, ndërsa në esencë nuk janë të lehta.
Po fillojmë me këshillën e parë fisnike:
Fillimi i ezanit fillon me fjalën “All-llahu ekber”.
Shkronja e parë e fjalës All-llah është shkronja” elif” nërsa elifi është me zanoren “e “ el-fetha.
Kur muezini e thotë fjalën “All-llahu ekber”, nuk duhet ta këndoj : “Aallaahu ekber” por “All-llaahu ekber”.
Për ta sqaruar këtë duhet të themi si në vijim:
Ka dallim në mes të fjalës “All-llahu ekber” dhe AAll-llahu ekber”. Në rastin e parë është shkurtimi e shkronjës “a” ndërsa në rastin e dytë zgjatimi i shkronjës “a”.
Në rastin e parë, me All-llahu ekber dëshmojmë se Allahu është më i madhi, ndërsa
te rasti i dytë me “Aallahu ekber” shprehim dyshim se a është Allahu është më i madhi?. E të shprehurit dyshim në madhështinë e All-llahut është pabesim, për këtë arsye është haram të thuhet: “Aallahu ekber”.
Ata të cilët janë të specializuar në këndim, ata kur ta theksojnë fjalën Allah, e theksojnë theksin në mes të shkronjës, pra nuk e theksojnë as E të plotë Ellahu ekber por as A të plotë Allahu ekber.
Këshillat fisnike do të vazhdojnë.