Vlera e begatisë

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Vlera e begatisë

 

 

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“O ju të cilët keni besuar, shpenzoni prej asaj që ju kemi furnizuar.”

Këtu, Zoti i Lartmadhëruar na kujton për begatitë e Tij që na ka dhënë. Kjo i bie sikur të na thotë: Begatia Ime ndaj juve është në atë se e çmoj dhe i respektoj gjurmët e punës suaj dhe them se është e juaja dhe kur vëllai juaj ka nevojë, them:

مَّن ذَا ٱلَّذِي يُقۡرِضُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا فَيُضَٰعِفَهُۥ لَهُۥٓ أَضۡعَافٗا كَثِيرَةٗۚ وَٱللَّهُ يَقۡبِضُ وَيَبۡصُۜطُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٢٤٥

“Kush do t’i jap Allahut një huazim të bukur, që Ai t’ia kthej me shpërblim të shumëfishtë. Allahu ngushton (rizkun) dhe e liron, tek Ai do të ktheheni.” (El Bekare : 245)

Zoti i Lartmadhëruar shpenzimin e pasurisë në rrugën e Tij e ka konsideruar huazim prej robit te Zoti i Cili është Krijuesi, i Cili dhuron çdo furnizim. Thënia e Zotit për ne është qortim dhe tërheqje e vërejtjes për veprim:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقۡنَٰكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا بَيۡعٞ فِيهِ وَلَا خُلَّةٞ وَلَا شَفَٰعَةٞۗ وَٱلۡكَٰفِرُونَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٢٥٤

“O ju të cilët keni besuar! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, para se të vijë dita (e gjykimit) në të cilën nuk ka as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim. Pabesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.” (El Bekare : 254)

 

 

Lini një koment