Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Ti nuk ke të bësh asgjë në begatitë të cilat t’i jep Allahu
Për të na e tërhequr vërejtjen në këtë fakt, Zoti i Lartmadhëruar ka krijuar dy lloje të krijimtarisë:
- Lloji i cili reflekton, pa bërë ti asnjë veprim.
- Lloji i cili reflekton kur ti vepron me të dhe jep produktin e dëshiruar, por nëse ti nuk vepron, nuk jep asgjë. Kjo është ajo që vepra juaj të mashtron kur reflekton në ty.
Çfarë ndikimi ke ti në diellin, përderisa kur lind, me rrezet dhe dritën, të jep atë çka është e domosdoshme për jetën tënde?.
Çfarë ndikimi keni ju me veprimin e juaj, në shiun i cili zbret nga mjegullat?
Çfarë ndikimi keni ju me veprimin e juaj në erërat?
Nëse të gjitha këto reflektojnë pa veprimin tënd, ta dish se në sendet tjera të cilat të japin ty, të japin me urdhrin e Allahut, mirëpo me ndryshimin e dhurimeve, të japin varësisht prej punës tënde. Nëse e punon tokën mirë, të jep prodhim të mirë, nëse nuk e punon mirë, nuk të jep asgjë. Këtu dhënia është edhe për besimtarin edhe për pabesimtarin, edhe për të devotshmin edhe për mëkatarin.
Allahu nuk i thotë diellit, rrezo për besimtarin dhe mos rrezo për pabesimtarin.
Nuk i ka thënë tokës që nëse në ty mbjell besimtari jepi fryte, sepse gjithësinë të cilën e ka krijuar Allahu, e ka krijuar me ligje të cilat i mbikëqyrë dhe ka siguruar ekzistencën për të gjithë njerëzimin, besimtarë dhe pabesimtarë.
Ka krijuar shkaqet e jetës, shkaqet e sigurisë së vazhdueshme të jetës. Allahu e ka lejuar rizkun për të gjithë njerëzimin, për besimtarët dhe për pabesimtarët, mirëpo besimtari dallohet në atë se, nëse i pason shkaqet e jetesës i jep në këtë botë dhe në botën tjetër, pra besimtari e ka edhe këtë botë edhe botën tjetër.