Shpenzimi i pasurisë

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Shpenzimi i pasurisë

 

Zoti i Lartmadhëruar na e tërheq vërejtjen neve që të shpenzojmë nga furnizimi i Tij para se të vjen dita kur nuk do të ketë shitblerje, që do të thotë atë ditë nuk ka mundësi (hapësirë) për t’i këmbyer mallrat (mall me mall, të holla me mall dhe e kundërta). Në atë ditë nuk ka aleancë me askënd, nuk ka dashuri aq të madhe dhe të sinqertë në mes të dy personave, ashtu që secili prej tyre të ketë lidhje të sinqertë dhe dashuri të ndërsjellët, sepse secili është i ndarë prej tjetrit. Nëse jeni të ndërlidhur dhe keni simpati për njëri-tjetrin, në botën tjetër secili do të jetë i angazhuar me çështjet e vetes së tij.

Lini një koment