Nevojtarët për Allahun

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Nevojtarët për Allahun

 

Zoti i Lartmadhëruar është i Plotfuqishëm, Dëgjues dhe i Ditur. Të gjitha atributet e Tij janë absolutisht të përkryera. Për këtë arsye, në Vetvete, Ai është i Pasur dhe i Pavarur nga çdo krijesë, por që krijesat janë ata të cilët kanë nevojë për Allahun, kanë nevojë për fuqinë e Tij, kanë nevojë për çdo begati. I vetmi Allahu është Ai i cili jep prej gjurmëve të fuqisë së Tij tek robërit e Tij.

Ti mund t’i ndihmosh të dobëtit që t’ua bartësh barrën të cilën nuk mund ta bartin. Mirëpo, Allahu i Lartmadhëruar ka mundësi që vet atë të dobët, ta bëj të fortë. Kështu është me krijesat. I afti prej neve mund t’i ndihmoj të paaftit që ta kryej një punë të cilën nuk do të mund ta kryente, mirëpo në fund ai është i paaftë ndërsa ti i aftë, mirëpo Zoti i Lartmadhëruar është i vetmi i Plotfuqishëm që mundet që prej fuqisë së Tij t’i dhuroj krijesave.

Gjurmët e fuqisë së Tij i shohim në planetë të cilat i shohim në hapësirën tonë, siç janë: Dielli, hëna dhe trupat e tjerë qiellor. Njeriu nuk ka të bëjë asgjë me trupat qiellor, mirëpo Zoti i Lartmadhëruar u ka dhënë atyre forcë dhe energji që t’i kryejnë detyrat për t’i shërbyer njeriut.

Lini një koment